Seminari
Isaia 40–49: Vështrim i Përgjithshëm


“Isaia 40–49: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 40–49: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 40–49

Isaia 40–49

Vështrim i Përgjithshëm

Shumë izraelitë në kohën e Isaias drejtoheshin te burime të ndryshme nga ato të Perëndisë dhe i adhuronin ato. Isaia i ndihmoi ata të kuptonin dashamirësinë e përzemërt e të vazhdueshme të Shpëtimtarit dhe se ata që drejtohen tek Ai nuk duhet të kenë frikë.

ikona e seminaritJepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme. Kur mësimet bazohen te shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme, nxënësit do të kenë më shumë gjasë ta ndiejnë Frymën e Shenjtë t’u dëshmojë për të vërtetat që po mësojnë. Mund të gjeni një shembull të mënyrës se si ta bëni këtë te Mësimi 121: “Isaia 49”.

Për më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim nga Shkrimet e Shenjta” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 21).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju jep ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Isaia 40–43

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë ngushëllimin e Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë ose të dëgjojnë fjalët e disa ose të gjithë strofave te himni “Sa i Fort’ një Themel” (Himne). Kërkojuni atyre të përcaktojnë fjalët ose frazat ngushëlluese dhe të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të folur.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie nga Plaku Rasband dhe një pyetje që e pason atë në fillim të mësimit; të tre hapat dhe udhëzimet për studimin e fragmenteve tek Isaia 40–43

  • Figurë: Vazhdimësi e grafikut të frikës dhe ngushëllimit

  • Materiale filmike: “Be Not Troubled” [“Mos u Shqetësoni”] (15:41) nga kodi kohor 1:38 deri në 2:53; “How Firm a Foundation” [“Sa i Fort’ një Themel”] (3:49); “Afrimi më Shumë me Shpëtimtarin” (15:03) nga kodi kohor 3:06 deri në 3:43

Isaia 44–47

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta vendosin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin para kujtdo ose çfarëdo gjëje tjetër në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që kanë mësuar gjatë gjithë studimit të tyre të Dhiatës së Vjetër. Më pas, ftojini të përsiatin: “Në ç’mënyrë ajo që kam mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit e ka rritur dëshirën time për t’i vendosur Ata të parët në jetën time?”

  • Material filmik: “Më Shumë se Një Hero” (10:07) nga kodi kohor 3:11 deri në 4:50

  • Figurë: Jezu Krishti

  • Fletushkë: “Bërja e një Plani

Isaia 49

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe nuk do të na harrojnë.

Ushtrimi 8 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të zgjedhin dy ose tre fragmente që ata ndiejnë se mund të gjejnë zbatim në pothuajse çdo situatë me të cilën mund të përballet një adoleshent.

  • Materiale për nxënësit: Një copë e vogël letre për secilin nxënës; një enë ku të vendosni copat e vogla të letrës

  • Figurë: E re

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Skenari i një të reje; tre pyetje nën kreun “Veproni me besim”