Seminari
Isaia 49: “Unë të Kam Gdhendur mbi Pëllëmbët e Duarve të Mia”


“Isaia 49: ‘Unë të Kam Gdhendur mbi Pëllëmbët e Duarve të Mia’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 49: ‘Unë të Kam Gdhendur mbi Pëllëmbët e Duarve të Mia’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 40–49: Mësimi 121

Isaia 49

“Unë të Kam Gdhendur mbi Pëllëmbët e Duarve të Mia”

The Christus statue in the Salt Lake North Visitors' Center. The sculpture portrays the resurrected Jesus Christ standing with His arms slightly extended. The wounds of the Crucifixion are visible in the hands, feet and side of the figure. The holdings include details of various parts (such as the hands or feet) of the sculpture.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të njohin personalisht dhe në mënyrë të përsosur. Megjithatë, ndonjëherë ne i shohim sfidat e vdekshmërisë dhe thërrasim: “Zoti më ka braktisur” (shih tek Isaia 49:14). Fjalët e Isaias na sigurojnë se ne jemi gdhendur mbi pëllëmbët e Shpëtimtarit dhe nuk do të braktisemi apo harrohemi kurrë (shih tek Isaia 49:16). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe nuk do të na harrojnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore pasi të kenë përsiatur për përvoja kur e ndien se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i kishin kujtuar ata. Ata mund të pyesin një pjesëtar të familjes ose një shok rreth përvojave kur kanë ndier se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i kujtuan.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të kujtuar nga Zoti

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një figurë të luleve të vogla të quajtura “mosmëharro”.

Three forget-me-flowers

Duke treguar një kujtim të fëmijërisë, Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tha:

21:42
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Kur isha fëmijë dhe shihja lulet e vogla mosmëharro, nganjëherë u ndjeva pak si ato lule – i vogël dhe i parëndësishëm. Vrisja mendjen nëse do të harrohesha nga familja ime ose nga Ati im Qiellor.” (“Mosmëharro”, Liahona, nëntor 2011, f. 122)

  • Cilat janë disa arsye përse një adoleshent mund të ndihet i harruar nga të tjerët ose nga Ati Qiellor?

  • Çfarë di tashmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që do të doje t’ia tregoje dikujt që ndihet se është i harruar?

Presidenti Uhtdorf vazhdoi:

21:42
Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006.Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008.Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Vite më vonë, mund të shoh pas tek ai djalë i vogël me butësi dhe dhembshuri. Dhe unë e di tani – mua nuk më harruan kurrë. Dhe unë di diçka tjetër: si një Apostull i Mësuesit tonë, Jezu Krishtit, unë shpall me sigurinë dhe bindjen e zemrës sime – as ju! Ju nuk ju kanë harruar.” (“Mosmëharro”, Liahona, nëntor 2011, f. 122)

Përsiati përvojat e tua me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa u përgjigjesh pyetjeve vijuese:

  • Sa i/e sigurt ndihesh se Ata të njohin dhe kujtohen për ty?

  • Çfarë përvojash ke pasur ti ose dikush që ti njeh që të ndihmojnë ta kuptosh më mirë sesa përsosurisht Ata të njohin dhe kujtohen për ty?

Ndërsa studion tek Isaia 49 sot, kërko mbresa nga Fryma e Shenjtë që dëshmojnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nuk do të të harrojnë kurrë.

Zoti nuk do ta harrojë Sionin

Mund të vini në dukje se Isaia ndonjëherë shkruan në mënyrë të atillë që fjalët e tij mund të shprehen nga një sërë njerëzish të ndryshëm, duke përfshirë Shpëtimtarin, vetë Isaian, Izraelin e besëlidhjes së lashtë ose edhe Izraelin e besëlidhjes së ditëve të sotme. Për shkak të këtij stili poetik, shkrimet e Isaias kanë zbatueshmëri të gjerë në mjedise dhe rrethana të ndryshme. Kjo është arsyeja përse Nefi u ndie shumë i lirshëm për t’i krahasuar fjalët e Isaias me veten dhe popullin e tij (shihni te 1 Nefi 19:23).

Gjithashtu, mund t’u shpjegoni nxënësve se kur Ai e thirri Isaian për të predikuar pendim, Zoti e dinte se mesazhi nuk do të pritej mirë (shihni tek Isaia 6:9–10). Mund t’i pyesni nxënësit se si do të ndiheshin në lidhje me një detyrë të ngjashme.

Lexo tek Isaia 49:4–5, duke menduar rreth arsyes përse Isaia mund të jetë ndier në këtë mënyrë. Më pas lexoji ato duke menduar rreth mënyrës përse populli i besëlidhjes së Perëndisë mund të ndihej në këtë mënyrë.

  • Edhe kur vuajmë, çfarë na ndihmojnë këto vargje të kujtojmë rreth Zotit?

Lexo tek Isaia 49:13–16, duke kërkuar atë që donte Zoti që të kuptonte populli i Tij i besëlidhjes (Sioni).

  • Si do ta përmblidhje këtë si një pohim të vërtete?

Nxënësit mund të përdorin fjalët e tyre, por ndihmojini ata të dallojnë të vërtetën që Zoti na do dhe nuk do të na harrojë ose braktisë kurrë.

Në përgatitje për veprimtarinë vijuese në ditar, mund të paraqitni figura të Shpëtimtarit në kryq dhe të shenjave të gozhdëve në duart e Tij të ringjallura.

Christ hanging on a cross at Calvary. Two thieves, also hanging on crosses are at the left and right of Christ. Numerous observers, including Mary, the mother of Christ, Mary Magdalene, other mourners and Roman soldiers are gathered around the crosses. Thunder clouds are gathering in the sky.
Jesus Christ’s hands showing the nail prints from his crucifixion in Jerusalem.

Merreni parasysh të luani muzikë të shenjtë, të qetë, për të ftuar Shpirtin ndërsa nxënësit shkruajnë.

Bëj referencë‑kryq ose lidh vargun tek Isaia 49:16 me vargun te Gjoni 19:15–19 dhe 3 Nefi 11:10–15. Lexoji me kujdes këto fragmente, duke shenjuar fjalët dhe frazat që të ndihmojnë ta ndiesh dashurinë që kanë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ty. Kërko mësimet që të ndihmojnë të kuptosh arsyen përse Ata nuk do të të harrojnë ose braktisin.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta përfytyrojnë atë që lexojnë te Gjoni 19 dhe 3 Nefi 11, mund të shfaqni materialet filmike “Jesus Is Scourged and Crucified” [“Jezusi Fshikullohet dhe Kryqëzohet”] nga kodi kohor 2:31 deri në 3:11 dhe “Jesus Christ Appears at the Temple | 3 Nephi 11:1–17” [“Jezu Krishti Shfaqet në Tempull | 3 Nefi 11:1–17”] nga kodi kohor 2:23 deri në 4:57 nga ChurchofJesusChrist.org.

4:45
5:38

Ai nuk do të na harrojë

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një paragraf që shpjegon se çfarë kuptimi ka për ty ajo që tha Shpëtimtari: “Unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia” (Isaia 49:16).

ikona e seminaritKur të vërtetat në shkrimet e shenjta jepen mësim edhe nga profetët e gjallë, nxënësit mund të shohin më shpejt lidhjen e këtyre mësimeve në jetën e tyre sot. Fletushka vijuese jep një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit t’i bëjnë këto lidhje. (Për trajnim shtesë mbi ftesat që ndihmojnë që nxënësit të lidhen me fjalët e profetëve, shihni pjesën “Teach from the scriptures and the words of latter-day prophets” [“Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme”] tek Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].)

ikona e seminaritMerreni parasysh të përdorni fletushkën “Unë Nuk do të të Harroj” për t’i ndihmuar nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nuk do t’i harrojnë ata. Mund të vendosni disa ose të gjitha citimet dhe referencat e shkrimit të shenjtë nga fletushka nëpër klasë.

Citime të tjera të dobishme janë në dispozicion te pjesa Burime Shtesë.

Nxënësit mund të lëvizin në heshtje rreth klasës, duke lexuar disa nga citimet dhe fragmentet e shkrimit të shenjtë. Ata mund të shtojnë shënime në paragrafin që shkruan në ditarët e tyre.

Si pjesë e veprimtarisë, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të shkruajnë në tabelë diçka që e mësuan në mësim sot. Nxënësit mund të lexojnë atë që kanë shkruar të tjerët dhe të shtojnë ide në shënimin e ditarit të tyre.

Tregoje atë që ke ndier

Pasi nxënësit të kenë mbaruar studimin e fletushkës, vullnetarë mund të tregojnë atë që gjetën kuptimplotë nga citimet, shkrimet e shenjta dhe idetë vetjake.

Për ta përmbyllur orën mësimore, mund t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese ose me një partner, në grupe të vogla, ose me klasën.

  • Çfarë shpreson të mbash mend nga ajo që ke mësuar dhe ndier ndërsa studiove kapitullin tek Isaia 49 sot?

  • Cila është një gjë që mund ta bësh për të kujtuar se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nuk do të të harrojnë kurrë?