Seminari
Isaia 29: “Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”


“Isaia 29: ‘Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 29: ‘Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 13–14; 22; 24–30; 35: Mësimi 118

Isaia 29

“Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”

Joseph Smith's First Vision

Në ç’mënyrë është ungjilli i Jezu Krishtit dhe Libri i Mormonit i mrekullueshëm për ty? Isaia përshkroi Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit, duke përfshirë daljen në dritë të Librit të Mormonit, si një “mrekulli dhe çudi” (Isaia 29:14). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit dhe Librin e Mormonit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Braktisja (Fetare)

Për të parë nevojën për Rivendosjen e ungjillit, është e dobishme për nxënësit që të kuptojnë Braktisjen e Madhe.

Për ta bërë këtë, thuajuni nxënësve se ata do të përpiqen dhe të gjejnë një ngjarje në bazë të të dhënave. Më pas paraqitni frazat vijuese me radhë ndërsa nxënësit përpiqen të gjejnë “Braktisjen e Madhe”. Ndërsa nxënësit e përcaktojnë atë, ftojini ata të ngrenë duart, por të mos e japin ende përgjigjen.

Përdor frazat vijuese për të përcaktuar se çfarë ngjarje po përshkruhet:

  • “terri mbulon tokën” (Isaia 60:2)

  • “uri … për të dëgjuar fjalët e Zotit” (Amos 8:11)

  • “do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë” (Veprat e Apostujve 20:29)

  • “rënia” (2 Thesalonikasve 2:3)

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që kuptojnë rreth Braktisjes së Madhe.

Nëse është e nevojshme, mund të tregoni se Braktisja e Madhe i referohet “një largim[i] të përhapur gjerësisht nga ungjilli dhe Kisha e Jezu Krishtit” që ndodhi pas vdekjes së Shpëtimtarit dhe Apostujve të Tij (Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit, f. 37).

Përndryshe, mund të shihni materialin filmik “What Is the Restoration?” [“Çfarë Është Rivendosja?”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:32 deri në 2:09.

5:13

Mund të jetë e dobishme t’u shpjegoni nxënësve se shumë nga profecitë e Isaias u referohen periudhave të ndryshme kohore dhe patën përmbushje të shumta. Për shembull, Isaia 29 ishte një profeci për vetë popullin e Isaias që Jerusalemi do të shkatërrohej së shpejti. Megjithatë, profecia e tij tek Isaia 29 mund t’i referohet edhe Braktisjes së Madhe (shihni te 2 Nefi 27).

Lexo tek Isaia 29:8–10, duke kërkuar përshkrime të Braktisjes së Madhe.

  • Si i përshkruan fragmenti njerëzit që ose e kanë braktisur, ose nuk kanë pasur kurrë qasje tek e vërteta e Zotit për shkak të Braktisjes së Madhe?

Ne jetojmë në një botë ku shumë vetë janë ende shpirtërisht të uritur, të lëkundur ose të fjetur. Ne gjithashtu mund të bëjmë zgjedhje që na largojnë nga Zoti. Ndalu një çast për të përsiatur mënyrat se si ti, ose ata që ti do, mund të ndiheni në këtë mënyrë.

Ndërsa studion sot, kërko ndihmë nga Fryma e Shenjtë për të vlerësuar atë që na kanë dhënë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për t’i kapërcyer këto sfida dhe për t’u drejtuar tek Ata.

Një punë e mrekullueshme dhe një çudi

Lexo tek Isaia 29:4 për të përcaktuar atë me të cilën Isaia profetizoi se do të na bekonte Zoti për t’i kapërcyer pasojat e Braktisjes së Madhe.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se vargu 4 i referohet Librit të Mormonit, mund t’u jepni nxënësve disa nga referencat vijuese të shkrimit të shenjtë:

  • 2 Nefi 33:13

  • Mormoni 8:23

  • Paragrafi i fundit te “Dëshmia e Profetit Joseph Smith” që gjendet në faqet e parathënies së Librit të Mormonit.

Përndryshe, mund t’i paraqitni të gjitha referencat në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të përdorin sa më shumë prej tyre që u nevojiten për të përcaktuar atë me të cilën na ka bekuar Zoti. Nxënësit mund të zgjedhin një ose më shumë nga këto referenca dhe të bëjnë referencë‑kryq ose t’i lidhin ato me vargun tek Isaia 29:4. Kjo do t’i ndihmojë ata ta kujtojnë atë që po mësojnë.

Ju mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë tek Isaia 29:11–12 dhe të kërkojnë fraza të tjera që mund t’i referohen daljes në dritë të Librit të Mormonit. Nxënësit mund të shenjojnë frazën: “Libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë” (Isaia 29:12). Kjo frazë i referohet Jozef Smithit, që mori shumë pak shkollim formal. Nëse nxënësit nuk e dinë, mund të shpjegoni se këto vargje i referohen një ngjarjeje në historinë e Kishës që gjendet te Joseph Smith – Historia 1:62–65.

ikona e zotërimit doktrinor Isaia 29:13–14 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo tek Isaia 29:13–14, duke kërkuar atë që tha Zoti se do të bënte për të kapërcyer pasojat e Braktisjes së Madhe.

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se çfarë është puna e mrekullueshme dhe çudia:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Ajo ‘[punë] e mrekullueshme [dhe çudi] do të përfshinte [daljen në dritë të] Librit të Mormonit dhe Rivendosjen e ungjillit’”. (“Dëshmi Shkrimesh të Shenjta”, Liahona, [shënimi nr. 26], nëntor 2007, f. 46)

  • Si do ta përmblidhje atë që mund të mësojmë nga Isaia 29:13–14?

    Nxënësit mund të tregojnë diçka të ngjashme me sa vijon: Zoti e rivendosi ungjillin e Jezu Krishtit, duke përfshirë daljen në dritë të Librit të Mormonit, për të kapërcyer pasojat e Braktisjes së Madhe.

    Shpjegoni se Rivendosja e Ungjillit është “[r]ivendosja nga Perëndia e të vërtetave dhe ordinancave të ungjillit të tij mes njerëzve në tokë” (“Rivendosje e Ungjillit”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Përndryshe, mund të shihni materialin filmik “What Is the Restoration?” [“Çfarë Është Rivendosja?”] nga kodi kohor 2:09 deri në 5:13.

    5:13

    Për t’i ndihmuar nxënësit ta analizojnë këtë të vërtetë, merreni parasysh t’i vendosni në grupe për të diskutuar pyetjet vijuese.

  • Çfarë mund të na mësojë kjo e vërtetë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Si mund të na ndihmojnë Rivendosja e ungjillit të Jezu Krishtit dhe Libri i Mormonit t’i kapërcejmë vështirësitë shpirtërore të shkaktuara nga Braktisja e Madhe?

Bekimet e punës së mrekullueshme dhe çudisë

Ajo sa vijon mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Rivendosja dhe Libri i Mormonit mund të na ndihmojnë t’i kapërcejmë pasojat e Braktisjes së Madhe.

Shkruaje pyetjen “Si mund të më bekojë Zoti nëpërmjet Rivendosjes dhe Librit të Mormonit?” në ditarin tënd. Lexo tek Isaia 29:18–19 dhe shkruaje atë që gjen që i përgjigjet pyetjes.

Ftojini nxënësit të vazhdojnë të shtojnë përgjigje dhe mendime në ditarin e tyre të studimit ndërsa vazhdojnë të mësojnë.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si puna e mrekullueshme dhe çudia e Librit të Mormonit mund të na bekojnë, mund të jepni mësimet e Presidentit Rasëll M. Nelson në materialin filmik vijues, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” nga kodi kohor 5:38 deri në 8:44.

15:2

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si Libri i Mormonit ose Rivendosja është e mrekullueshme për ta. Sigurohuni që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për ta përfunduar me sukses veprimtarinë.

Nëse doni, mund t’i paraqitni në tabelë udhëzimet për veprimtarinë.

Plotësoje një nga veprimtaritë vijuese:

Veprimtaria 1

Përcakto një varg ose histori nga Libri i Mormonit që të sjell më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Nëse është e dobishme, mund të shohësh fragmentet e zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

Shpjego përse është i mrekullueshëm për ty.

Veprimtaria 2

Përcakto një doktrinë, ordinancë, bekim ose aspekt tjetër të Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit (profetë të ditëve të sotme, tempuj, priftëria, e me radhë) që të ndihmon të afrohesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Shpjego përse është i mrekullueshëm për ty.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit të vendosen në grupe të vogla dhe të japin shpjegimet e tyre.

Merreni parasysh ta përmbyllni orën mësimore duke i ftuar nxënësit të përsiatin arsyet përse janë mirënjohës ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për Rivendosjen dhe Librin e Mormonit. Merreni parasysh të tregoni ndjenjat tuaja rreth arsyeve përse jeni mirënjohës për Rivendosjen ose Librin e Mormonit.

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun tek Isaia 29:13–14 është: “Rivendosja e ungjillit është një ‘mrekulli dhe çudi’”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.