Seminari
Isaia 25: Duke Pritur për Zotin


“Isaia 25: Duke Pritur për Zotin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 25: Duke Pritur për Zotin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 13–14; 22; 24–30; 35: Mësimi 117

Isaia 25

Duke Pritur për Zotin

A young woman kneels at her bedside and looks out the window as if she is pondering or waiting for an answer to her prayer.

Si reagon kur duket sikur lutjet e tua më të zellshme nuk marrin përgjigje? Nëpër të gjithë shkrimin e shenjtë, Zoti dhe profetët e Tij kanë theksuar nevojën tonë për të pritur për Zotin (shih tek Isaia 25:9), duke kërkuar me durim bekimet dhe përgjigjet. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të priturit për Zotin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një rast kur atyre ose dikujt që ata njohin iu desh të priste me durim për një përgjigje ose bekim nga Ati Qiellor. Ata mund të përgatiten për të treguar se çfarë e bën përvojën e pritjes të lehtë ose të vështirë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zhvillimi i durimit nëpërmjet praktikës

Kids with marshmallows

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se sa e vështirë mund të jetë të presësh me durim për diçka, merreni parasysh të paraqitni një alte/bonbone ose një figurë të një fëmije duke parë një alte/bonbone ndërsa lexohet ose përmblidhet paragrafi vijues. Përndryshe, mund të përdorni materialin filmik “Continue in Patience” [“Vazhdoni me Durim”], nga ChurchofJesusChrist.org, kodi kohor 0:00–1:08, për t’i bërë nxënësit të mendojnë rreth nevojës sonë për të pritur me durim. Në materialin filmik, Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, paraqet të njëjtin eksperiment me alte.

2:42

Për të vënë në provë aftësinë e fëmijëve për të pritur me durim, studiuesit vendosën një alte të madhe para disa fëmijëve katërvjeçarë. Fëmijëve iu tha se mund ta hanin alten menjëherë. Megjithatë, nëse do të mund të prisnin 15 minuta, atyre do t’u jepeshin dy alte. Vetëm 30 përqind e fëmijëve qenë në gjendje të prisnin.

  • Si mendon, cili ka qenë shkaku i ndryshimit midis fëmijëve që mundën të prisnin dhe ata që nuk mundën?

  • Kur e ke pasur të vështirë të presësh për diçka? Çfarë e bëri atë sfiduese për ty?

Me raste, Ati Qiellor mund të na kërkojë të presim për një përgjigje ose bekim të dëshiruar. Ndonjëherë, Ai mund të mos e japë përgjigjen ose bekimin e dëshiruar në mënyrën ose në kohën që ne dëshirojmë.

  • Cilët janë disa shembuj të bekimeve ose përgjigjeve nga Zoti që mund të nevojitet t’i presim me durim?

    Nxënësit mund të përmendin të priturit për konfirmimin që Libri i Mormonit është i vërtetë, kërkimin e bekimeve të shërimit të një njeriu të dashur të sëmurë, ose bërjen e kërkesës ndaj Atit Qiellor për përgjigje ndaj pyetjeve të tyre për ungjillin.

    Për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë se si ky mësim gjen zbatim për nevojat e tyre individuale, jepuni atyre një mundësi për të përsiatur pyetjet vijuese të vlerësimit të vetes.

  • Çfarë bekimesh ose përgjigjesh nga Ati Qiellor po pret aktualisht që t’i marrësh? Për çfarë mund të të kërkojë Ai të presësh në të ardhmen?

  • Çfarë e bën pritjen për diçka nga Ati Qiellor të lehtë ose të vështirë për ty?

Ndërsa studion sot, kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për të rritur kuptueshmërinë tënde për rëndësinë e të priturit për vullnetin dhe kohën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ti mund ta ftosh me lutje Atin Qiellor që të të forcojë aftësinë për të pritur me durim.

Duke pritur me durim për Zotin

Mund të jetë e dobishme t’u tregoni nxënësve se Zoti e dërgoi profetin Isaia në kombin e Judës gjatë një kohe të rrëmujshme pasigurie politike dhe shoqërore. Isaia 25 i kujton shtëpisë së Izraelit bekimet e mëdha që ka dhe që do të marrë nga Zoti.

Lexo tek Isaia 25:1–4, 6–9, duke kërkuar atë që kishte bërë Zoti tashmë për Izraelin dhe çfarë do të bënte Ai për ta në të ardhmen.

  • Çfarë bekimesh të bëjnë përshtypje?

  • Sipas vargut 9, çfarë na kërkon Zoti të bëjmë për të marrë bekimet e Tij?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të tillë si: Nëse presim për Zotin, ne do të ngazëllehemi dhe gëzohemi në shpëtimin e Tij. Mund të shkruani frazën “prisni për Zotin” në tabelë.

Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur një shok apo shoqe u kërkoi të shpjegojnë se çfarë kuptimi ka kjo frazë. Ndihmojini nxënësit të krijojnë një shpjegim për këtë frazë. Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë shtesë për të kuptuar se çfarë do të thotë të presësh për Zotin, mund të jepni thënien vijuese.

Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portrait of Robert D. Hales.

“Në shkrimet e shenjta, fjala pres do të thotë të shpresosh, të parashikosh dhe të mirëbesosh. Të shpresosh e të mirëbesosh te Zoti, kërkon besim, durim, përulësi, zemërbutësi, durueshmëri, zbatim të urdhërimeve dhe durim deri në fund.” (“Të Presësh Nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt”, Liahona, nëntor 2011, f. 72)

  • A ka ndonjë gjë që do të shtoje për ta ndihmuar dikë të kuptojë se çfarë do të thotë të presësh për Zotin?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme për Zotin që ne të mësojmë të presim për Të? Si na ndihmon kjo gjë të bëhemi më të ngjashëm me Të?

Nxënësit mund të kenë dobi nga të parit e shembullit të Jezu Krishti duke pritur për Atin Qiellor. Ju mund të jepni shembuj të tjerë nga mesazhi i Plakut Hejls, “Waiting Upon the Lord: Thy Will Be Done” [“Të Presësh Nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt”] (nga kodi kohor 0:59–2:57).

16:12

Bekimet e mëdha të premtuara kundrejt atyre që presin për Zotin

Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin bekimet e tjera që Zoti u ka premtuar atyre që presin për Të, mund të përdorni veprimtarinë vijuese të aftësisë së studimit të shkrimeve të shenjta. Kjo veprimtari i ndihmon nxënësit të ushtrojnë lidhjen ose bërjen e referencës‑kryq të vargjeve për të ndihmuar në rritjen e kuptueshmërisë së tyre për parimin.

Përzgjidh një ose më shumë prej vargjeve vijuese për t’i studiuar: Psalmeve 27:14; Isaia 40:31; Doktrina e Besëlidhje 133:45. Kërko bekimet shtesë që Zoti u premton atyre që presin për Të.

  • Si mund të duken bekimet e të priturit për Zotin sot?

    Nxënësit mund të tregojnë bekime si paqja, gëzimi ose forca ndërkohë që janë duke pritur për Zotin.

    Si një shembull i bekimeve që erdhën pas pritjes për Zotin, mund të shfaqni historinë e Presidentit Uhtdorf në materialin filmik “Continue in Patience” [“Vazhdoni me Durim”], nga ChurchofJesusChrist.org, kodi kohor 1:07–2:41. Ftojini nxënësit të kërkojnë atë që bëri Presidenti Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, për të vepruar me besim ndërsa priste për bekimet e premtuara të Fjalës vijuese të Urtësisë.

    2:42

    Pasi të paraqitni pyetjet vijuese, mund të tregoni një përvojë të shkurtër që keni pasur ndërkohë që nxënësit mendojnë rreth mënyrës se si do të përgjigjeshin.

  • Kur ke pasur një përvojë të pritjes për një përgjigje ose bekim?

  • Çfarë ke bërë që të ka ndihmuar të presësh për Zotin?

Ne duhet të presim në mënyrë aktive për Zotin

Dhënia e një mundësie që nxënësit ta tregojnë atë që kanë studiuar, mund t’ua bëjë më të lehtë të dallojnë të mësuarit dhe rritjen e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë do të ishte me veprimtarinë e mëposhtme. Nëse është e dobishme, ftojini nxënësit të mendojnë për hollësi shtesë për t’i shtuar në skenar për ta bërë atë të ketë më shumë lidhje me ta.

Imagjino sikur të kërkuan t’i japësh këshillë dikujt që ka vështirësi ndërsa pret për një bekim ose një përgjigje për lutjet e tij. Në ditarin tënd të studimit:

  • Rendit diçka që e ke mësuar sot që të ka ndihmuar të kuptosh rëndësinë e të priturit për Zotin. Mund të tregosh diçka që ti di rreth Zotit që të ka ndihmuar.

  • Shkruaj një fragment nga Isaia 25 ose një tjetër shkrim të shenjtë që mund të jetë i dobishëm për dikë që është duke pritur në mënyrë aktive për Zotin.

  • Shkruaj diçka që ti e ndien se do të ishte e dobishme që dikush ta bënte ndërkohë që po pret për përgjigjet dhe bekimet e Zotit. Mund të përfshish një përvojë kur ti ose dikush që ti njeh ka përjetuar bekimet e Zotit.

Merreni parasysh ta përmbyllni orën mësimore duke treguar se si keni arritur të dini se mund t’i mirëbesoni Zotit ndërkohë që prisni për Të.