Seminari
Isaia 13–14; 22; 24–30; 35: Vështrim i Përgjithshëm


“Isaia 13–14; 22; 24–30; 35: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 13–14; 22; 24–30; 35: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 13–14; 22; 24–30; 35

Isaia 13–14; 22; 24–30; 35

Vështrim i Përgjithshëm

Isaia profetizoi për bekimet që do të marrin ata që presin Zotin. Ai profetizoi gjithashtu për Rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Librin e Mormonit.

ikona e seminaritPërgatituni Shpirtërisht. Shpëtimtari u përgatit shpirtërisht për të dhënë mësim. Ne mund të ndjekim shembullin e Tij. Nëse jeni të përgatitur shpirtërisht, do të jeni më në gjendje ta dëgjoni dhe ndiqni udhërrëfimin e Shpirtit teksa jepni mësim. Për të mësuar më shumë mbi mënyrën se si Shpëtimtari u përgatit shpirtërisht, shihni pjesën “Shpëtimtari u Përgatit Shpirtërisht për të Dhënë Mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 16–17). Veprimtaria vijuese mund t’ju ndihmojë të përgatiteni shpirtërisht. Do t’ju ndihmojë të vlerësoni mënyrat se si po i zbatoni tashmë parimet e mësimdhënies si të Krishtit, si edhe t’ju ndihmojë të vendosni një synim për përmirësime graduale. Shihni pjesën “Përmirësimi si Mësues i Ngjashëm me Krishtin – Një Vlerësim Vetjak” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 37).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Isaia 25

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e pritjes për Zotin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një rast kur atyre ose dikujt që ata njohin iu desh të priste me durim për një përgjigje ose bekim nga Ati Qiellor. Ata mund të përgatiten për të treguar se çfarë e bën përvojën e pritjes të lehtë ose të vështirë për ta.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetjet që ftojnë reflektim mbi përvojat vetjake të pritjes për Zotin

  • Materiale filmike: “Continue in Patience” [“Vazhdoni me Durim”] (2:41) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:08 dhe 1:07 deri në 2:41; “Waiting Upon the Lord: Thy Will Be Done” [“Të Presësh Nga Zoti: U Bëftë Vullneti Yt”] (16:11) nga kodi kohor 0:59 deri në 2:57

Isaia 29

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit dhe Librin e Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si mund t’i përkufizojnë fjalët mrekulli dhe çudi. Duke përdorur përkufizimin e tyre, ftojini ata të gjejnë një varg ose histori në Librin e Mormonit që për ta është mrekulli ose çudi.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Frazat që përshkruajnë Braktisjen e Madhe; referenca të shkrimit të shenjtë për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë vargun tek Isaia 29:4; udhëzimet e veprimtarisë në fund të mësimit

  • Materiale filmike: “What Is the Restoration?” [“Çfarë Është Rivendosja?”] (5:13) nga kodi kohor 0:32 deri në 2:09 dhe 2:09 deri në 5:13; “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” (15:01) nga kodi kohor 5:38 deri në 8:44