Seminari
Isaia 11–12: “Një Flamur për Kombet”


“Isaia 11–12: ‘Një Flamur për Kombet’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 11–12: ‘Një Flamur për Kombet’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 1–12: Mësimi 116

Isaia 11–12

“Një Flamur për Kombet”

Oil painting of a side view of Joseph with hands outstretched, squinting agianst bright sunlight in the act of speaking.  He is dressed in a blue coat, orange patterened vest, dark pants and white shirt with high collar.  Several people in the audience sit at his left in rapt attention.  Tall trees are seen in the background.

Fëmijët e Perëndisë janë shpërndarë shpirtërisht dhe Ai dëshiron t’i mbledhë ata në sigurinë e ungjillit të Tij. Duke përdorur figurat letrare të një peme dhe një flamuri, Isaia profetizoi për mbledhjen e Izraelit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shtysë më të madhe për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i jepni secilit nxënës të dyja pyetjet e vetëvlerësimit në fillim të mësimit dhe t’i ftoni të përsiatin se si do të përgjigjeshin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Si ndihesh rreth shpërndarjes së ungjillit?

Merreni parasysh të përgatitni një nga sa vijon dhe, ndërsa dëgjojnë, ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si ndihen rreth shpërndarjes së ungjillit:

  • Një rrëfim nga një nxënës për një rast kur ai, ose dikush që njeh, e shpërndau ungjillin (Mund të pyesni nëse një nxënës do të ishte i gatshëm të tregonte një përvojë në këtë pikë të mësimit, ose mund ta përgatitni këtë paraprakisht.)

  • Një nga përvojat tuaja

  • Një nga historitë vijuese nga Plaku Geri E. Stivenson, “Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni”, maj 2022

    • Vëllai Visani (f. 86, ose kodi kohor 5:40–7:06)

      13:3
    • Motra Majra (f. 86, ose kodi kohor 8:33–9:42)

      13:3

Ftojini nxënësit të përsiatin se sa gjasa kanë që ta shpërndajnë ungjillin. Mund të jetë e dobishme t’i vini ata të përgjigjen për sa vijon në ditarët e tyre të studimit:

  • Si ndihesh rreth shpërndarjes së ungjillit?

  • Përse ndihesh në atë mënyrë?

Nëse nxënësit ndihen të lirshëm, ata mund t’ia shprehin disa nga mendimet ose ndjenjat e tyre klasës.

Ndërsa studion sot, kërko ndihmë nëpërmjet Frymës së Shenjtë për ta rritur dëshirën tënde për ta shpërndarë ungjillin. Kërko ndihmë edhe për çdo pyetje ose shqetësim që mund të kesh.

Profecia e Isaias

Merreni parasysh të vizatoni ose të paraqitni diçka si ajo në vijim, por mos i përfshini emërtimet. Nëse dëshironi, ftojini nxënësit të bëjnë një vizatim të ngjashëm në ditarët e tyre.

Tek Isaia 11, Isaia dha mësim duke i përdorur pjesët e një peme në mënyrë simbolike.

Lexo tek Isaia 11:1 dhe emërtoje vizatimin. (Mund të jetë e dobishme të dish se degëza mund të përkthehet edhe si një degëz e vogël ose filiz.)

  • Çfarë mjetesh dhe aftësish mund të përdorësh për të zbuluar se kë ose çfarë simbolizon trungu?

Një përgjigje e mundshme është kreu i kapitullit. Ndihmojini nxënësit t’i përdorin këto për të gjetur simbolikën.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 113:1–2, duke kërkuar përgjigjet e frymëzuara për atë që simbolizon trungu.

Në tabelë, emërtojeni trungun Jezu Krishti. Nxënësit mund ta shkruajnë këtë edhe në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargut tek Isaia 11:1.

  • Nëse Shpëtimtari është trungu, çfarë mund të simbolizojë pjesa e pemës që u pre?

Një përgjigje e mundshme është që Shpëtimtari ndërtoi një mbretëri ose pemë të madhe nëpërmjet Davidit (i biri i Isait), por ata ranë në ligësi, u ndanë në mbretëri dhe përfundimisht do të pushtoheshin (si një pemë që pritet). Megjithatë, Shpëtimtari do ta kujtonte besëlidhjen e Tij dhe do t’i ndihmonte pasardhësit e Davidit të rriteshin, duke premtuar se do t’i mblidhte ata sërish.

Më pas Isaia profetizoi për Shpëtimtarin nëpërmjet Ardhjes së Dytë dhe Mijëvjeçarit. Lexo një ose dy nga grupet vijuese të vargjeve, duke kërkuar përshkrimet për Shpëtimtarin dhe ndikimin e Tij.

  • Isaia 11:2–5.

  • Isaia 11:6–9. (Shënim: Këto vargje përshkruajnë Mijëvjeçarin dhe mënyrën se si njohuria për Zotin do të ndikojë në botë. Si gjarpri, ashtu edhe nepërka u referohen gjarpërinjve helmues.)

  • Isaia 12:1–6.

Ftojini nxënësit të tregojnë frazat që gjetën rreth Shpëtimtarit ose ndikimit të Tij që i shtyjnë ata të duan të afrohen më shumë me Shpëtimtarin, ose i ndihmojnë të tjerët të mblidhen tek Ai. Nëse është e nevojshme, merreni parasysh të shpjegoni se Isaia 11:6–9 ilustron paqen që do t’i sjellë Shpëtimtari botës.

Një profeci e Jozef Smithit

The Prophet Joseph Smith sitting on his bed in the Smith farm house. Joseph has a patchwork quilt over his knees. He is looking up at the angel Moroni who has appeared before him. Moroni is depicted wearing a white robe. The painting depicts the event wherein the angel Moroni appeared to the Prophet Joseph Smith three times in the Prophet's bedroom during the night of September 21, 1823 to inform him of the existence and location of the gold plates, and to instruct him as to his responsibility concerning the plates.

Tregoni një figurë të Moronit duke u shfaqur para të riut Jozef Smith dhe shpjegoni sa vijon:

Moroni ia citoi Jozef Smithit kapitullin tek Isaia 11 disa herë (shih te Joseph Smith – Historia 1:40, 45–46, 49). Isaia profetizoi jo vetëm për Shpëtimtarin në ditët e fundit, por edhe për Jozef Smithin. Nëse do, mund të shkruash Jozef Smith pranë fjalës “degëz” tek Isaia 11:1 dhe fjalës “rrënjë” tek Isaia 11:10. (Shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 113:3–6.)

Lexo tek Isaia 11:10–12, duke kërkuar punën që do të bënte Zoti nëpërmjet Profetit Jozef Smith.

Dëgjoni me kujdes ndërsa nxënësit e tregojnë atë që gjetën. Nëse është e dobishme, shpjegoni sa vijon:

  • Fraza “të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij” (Isaia 11:11) i referohet mbledhjes së Izraelit në ditët e mëvonshme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 137:6).

  • Flamuri është një banderolë nën të cilën mund të mblidhet një ushtri ose për të cilin mund të marshojë.

  • Flamur për kombet” (Isaia 11:12) i referohet Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, duke përfshirë të gjitha ordinancat dhe besëlidhjet e tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 45:9).

Shkruajeni frazën vijuese në tabelë: Kisha e rivendosur e Zotit është një flamur për t’i mbledhur njerëzit tek ungjilli i Jezu Krishtit.

Një flamur për kombet

ikona e seminarit Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë këtë parim, shpërndani fletushkën “Një Flamur për Kombet”. Paraqitni udhëzimet vijuese dhe ftojini nxënësit t’i plotësojnë ato në fletushkë individualisht ose në grupe të vogla.

Pyetja 1: Përse do të donin të tjerët që të mblidheshin te Shpëtimtari dhe Kisha e Tij?

Në flamur, shkruaj disa gjëra që ti i di rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij të rivendosur që ti mendon se do t’i tërhiqte të tjerët që të mblidhen tek Ai dhe t’i bashkohen Kishës së Tij. Mund të përfshish gjëra që janë unike për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (të tilla si, Libri i Mormonit, profetët e ditëve të sotme, priftëria e Perëndisë dhe tempujt e ditëve të mëvonshme). Shkruaj rreth mënyrës se si na bekon Zoti nëpërmjet këtyre gjërave.

Pyetja 2: Përse të mblidhemi me të tjerët te Zoti?

Krahas figurave të mbledhura rreth flamurit, shkruaj disa nga bekimet që mund të marrim ndërsa mblidhemi me të tjerët te Zoti. Mund të mendosh rreth dobive nga mbledhja e një ushtrie dhe mënyrës se si ajo mund të gjejë zbatim te ne, mënyrës se si njerëz të ndryshëm në lagjen ose degën tënde e forcojnë njëri‑tjetrin, ose mënyrës se si vargu te Moisiu 7:18 i ilustron disa dobi.

Pyetja 3: Si mund t’i ftojmë të tjerët që të vijnë te Shpëtimtari?

Poshtë figurave të mbledhura rreth flamurit, shkruaj disa mënyra se si mund ta shpërndajmë ungjillin e Jezu Krishtit tek të tjerët. Mund të përfshish mënyrat se si je përpjekur.

Pasi ta plotësojnë fletushkën, ftojini nxënësit ta tregojnë atë që shkruan në fletushkë dhe se si ndihen rreth asaj që shkruan. Nëse nuk e bëjnë natyrshëm, ftojini ata të tregojnë se si ajo që mësuan sot mund t’i ndihmojë të ndiejnë shtysë më të madhe për ta shpërndarë ungjillin.