Seminari
2 Mbretërve 16–25: Vështrim i Përgjithshëm


“2 Mbretërve 16–25: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Mbretërve 16–25: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Mbretërve 16–25

2 Mbretërve 16–25

Vështrim i Përgjithshëm

Për shkak se i shkelën besëlidhjet e tyre me Zotin dhe i refuzuan shërbëtorët e Tij, profetët, Zoti e qortoi dhe shpërndau mbretërinë e Izraelit ose Mbretërinë Veriore. Ushtria asiriane pushtoi Mbretërinë Veriore dhe i mori në robëri dhjetë fiset e Izraelit që në përgjithësi popullonin Mbretërinë. Kjo solli si rezultat atë që në përgjithësi quhet si dhjetë fiset e humbura. Kur asirianët u përpoqën ta pushtonin Jerusalemin, mbreti Ezekia i kërkoi popullit të tij të mirëbesonte te Perëndia. Zoti e kurseu Judën duke shkatërruar ushtrinë asiriane. Më vonë, një tjetër mbret i drejtë, Josia, udhëhoqi Mbretërinë Jugore. Ai gjeti librin e ligjit dhe e ndihmoi popullin e tij të jetonte sipas urdhërimeve të Zotit. Pas Josias, Mbretëria Jugore u qeveris nga mbretër të ligj. Babilonasit e shkatërruan Jerusalemin dhe i çuan banorët e tij në robëri.

ikona e seminaritNdihmojini nxënësit të gjejnë një lidhje vetjake me doktrinën e Jezu Krishtit. Kur Shpëtimtari dha mësim te shëmbëlltyrat, Ai i lejoi nxënësit të zbulonin mënyrën se si mësimet kishin lidhje me ta personalisht. Shpëtimtari na fton të gjejmë lidhje vetjake te mësimet e Tij. Ne mund t’i ndihmojmë nxënësit të zbulojnë lidhjen e ungjillit të Jezu Krishtit duke i ndihmuar të bëjnë lidhjet ndërmjet ungjillit të Tij dhe jetës së tyre. Për të mësuar më shumë, shihni te “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit të Gjenin Lidhje Vetjake te Doktrina e Tij” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 22–23). Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 86: “2 Mbretërve 18–19”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

2 Mbretërve 18–19

Qëllimi i mësimit: Të ndihmojë që nxënësve t’u shtohet mirëbesimi se Zoti do t’i ndihmojë të përballen me sfidat e tyre.

2 Mbretërve 21–23

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i drejtohen Zotit nëpërmjet studimit vetjak të shkrimeve të shenjta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë synimet e tyre vetjake për studimin e shkrimeve të shenjta dhe përpjekjet e tyre për të lexuar kapitujt e caktuar të Dhiatës së Vjetër. Inkurajojini ata të vazhdojnë të punojnë për synimet e tyre ose me lutje të bëjnë përshtatjet e nevojshme për të qenë të suksesshëm.

  • Send për t’u përgatitur: Vendosni një shenjues libri në një Bibël te 2 Mbretërve 22:8 dhe fshiheni Biblën në klasë.

  • Material filmik: “Josiah and the Book of the Law” [“Josia dhe Libri i Ligjit”] (12:25) nga kodi kohor 7:02 deri në 8:37 dhe nga kodi kohor 8:37 deri në 10:20

2 Mbretërve 17; 24–25

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta përdorin shpërndarjen e Izraelit për të përcaktuar cilësitë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Mendime për t’i Mbajtur Parasysh: “Jezus’ Izraelin në Sh’pi do Ftoj’” nga Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të dhënë mendime ose për të bërë pyetje rreth shpërndarjes së Izraelit.

  • Fletushkë: “Një Shembull i Mirëbesimit te Zoti

  • Sende për t’u përgatitur: Emërtoni zona të ndryshme në klasë si Mbretëria Veriore (Izraeli), Mbretëria Jugore (Juda), Asiria, Kontinenti Amerikan dhe Babilonia/Persia. Krijoni etiketa që t’i mbajnë nxënësit: Fiset e Humbura, Samaritanët, Lehi dhe familja e tij, Danieli, Shadraku, Meshaku, Abed‑negoja, Ezekieli, Ezdra dhe Nehemia.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: “Mbretëritë e Izraelit dhe të Judës në një Vështrim të Shpejtë”

Ushtrimi 6 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që ata duan ta kuptojnë më mirë. Inkurajojini ata të përdorin një fjalor për të kërkuar fjalët në fragment. Programi kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] mund të jetë një burim i dobishëm. Nxënësit mund të gjejnë një listë të fragmenteve të zotërimit doktrinor te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e fragmenteve të zotërimit doktrinor që nxënësit i kanë studiuar deri tani.