Seminari
2 Mbretërve 18–19: Mirëbesimi te Zoti, Perëndia i Izraelit


“2 Mbretërve 18–19: Mirëbesimi te Zoti, Perëndia i Izraelit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Mbretërve 18–19: Mirëbesimi te Zoti, Perëndia i Izraelit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Mbretërve 16–25: Mësimi 86

2 Mbretërve 18–19

Mirëbesimi te Zoti, Perëndia i Izraelit

An African woman kneeling by her bed praying

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe do të na ndihmojnë ndërsa e vendosim mirëbesimin tonë tek Ata. Pasi asirianët e pushtuan Samarinë, ata filluan të sulmonin Judën. Mbreti Ezekia dhe populli i tij u drejtuan te Zoti për forcë dhe mbrojtje. Zoti i çliroi ata nga asirianët. Ky mësim mund të ndihmojë që nxënësve t’u shtohet mirëbesimi se Zoti do t’i ndihmojë ata të përballen me sfidat e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar një përvojë kur e ndien përkrahjen e Perëndisë gjatë një kohe sfiduese.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Gjatë kohëve të vështira

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke shkruar fjalët vijuese në mes të tabelës: i/e dëshpëruar, i/e mbingarkuar, i/e shkurajuar, i/e frikësuar dhe dyshues/e. Më pas, mund ta shkruani njërën nga pyetjet vijuese në anën e majtë të tabelës dhe pyetjen tjetër në anën e djathtë të tabelës. Nxënësit mund t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për secilën pyetje në tabelë.

  • Cilat janë situatat ku një adoleshent mund të ndiejë një ose më shumë nga këto emocione?

  • Ku mund të drejtohen adoleshentët për ndihmë kur i përjetojnë këto emocione?

Mund t’i ftoni më pas nxënësit të mendojnë ose shkruajnë në ditarin e tyre të studimit rreth një situate të tanishme ose të ardhshme kur mund të ndiejnë emocione të ngjashme. Nxënësit do të kenë një mundësi për t’iu referuar sërish këtyre emocioneve më vonë në mësim.

Reflekto mbi pyetjet vijuese në lidhje me situatën tënde vetjake:

  • Kur i përjeton këto emocione, ku drejtohesh për ndihmë?

  • Sa i/e sigurt je që Zoti do të të ndihmojë kur i drejtohesh Atij?

Gjatë gjithë mësimit sot, mendo se si mund të të ndihmojë Zoti kur i përjeton këto emocione tani ose në të ardhmen. Kushtoju vëmendje mbresave që të vijnë në mendje dhe zemër nga Fryma e Shenjtë.

Ezekia i mirëbeson Zotit

Shpjegojuni nxënësve se ky mësim do të përqendrohet te mënyra se si Ezekia, mbreti i Judës, zgjodhi t’i drejtohej Zotit për ndihmë kur ai dhe populli i tij u përballën me sfida të mëdha.

Lexo te 2 Mbretërve 18:1–7, duke kërkuar atë që bëri Ezekia kur u bë mbret.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga vargjet 5–7?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë parime si: Ndërsa mirëbesojmë te Zoti dhe i zbatojmë urdhërimet e Tij, Ai do të jetë me ne.

Krahasimi i shkrimeve të shenjta me jetën tonë

Izraeli, kombi në kufirin verior të Judës, u pushtua nga Asiria. Më pas, asirianët e sulmuan popullin e Ezekias dhe i pushtuan të gjitha qytetet e fortifikuara në mbretërinë e tij (shih te 2 Mbretërve 18:9–13). Më pas, lajmëtarët asirianë erdhën në Jerusalem, kryeqytetin e Judës, për t’i dhënë një paralajmërim Ezekias dhe popullit të tij.

  • Riktheju emocioneve në tabelë. Çfarë emocionesh mendon se mund të kenë ndier njerëzit në Jerusalem?

ikona e seminarit Merreni parasysh të përdorni fletushkën “Një Shembull i Mirëbesimit te Zoti” për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë parimin që përcaktuan më herët, dhe të bëjnë lidhjet ndërmjet Ezekias dhe jetës së tyre.

Nxënësit mund ta plotësojnë fletushkën në grupe ose në dyshe. Mund t’i ftoni nxënësit t’i riorganizojnë grupet pas përfundimit së çdo pjese të fletushkës, duke u dhënë nxënësve mundësi për të punuar me anëtarë të tjerë të klasës dhe për t’i njohur ata.

ikona e seminaritPyetjet që i ndihmojnë nxënësit të gjejnë lidhje vetjake me bllokun e shkrimeve të shenjta, mund ta lejojnë Zotin t’u japë mësim dhe t’i frymëzojë ata personalisht. Pyetjet në fletushkë mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i lidhin vargjet që studiuan, me jetën e tyre.

Për trajnim shtesë mbi ndihmesën ndaj nxënësve për të gjetur lidhje me bllokun e shkrimeve të shenjta, shihni te “Ndihmojini nxënësit të gjejnë një lidhje vetjake me doktrinën e Jezu Krishtit” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Zoti është me ne

Lexo te 2 Mbretërve 19:32–35, duke kërkuar mënyrën se si Zoti e çliroi Ezekian dhe popullin e tij.

  • Çfarë gjete?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shenjojnë frazën “Unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar” te 2 Mbretërve 19:34. Sipas nevojës, shpjegoni se çlirimi i Zotit do të vijë në kohën dhe mënyrën e Tij.

Për t’i ndihmuar nxënësit të marrin parasysh mënyrat se si Zoti na ndihmon të përballemi me sfidat tona, mund të shfaqni materialin filmik “Heavenly Father Knows Me” [“Ati Qiellor më Njeh”] (3:18) dhe t’u kërkoni nxënësve të kërkojnë mënyrën se si Ati Qiellor e çliroi këtë të re nga një sfidë me të cilën u përball. Më pas, ftojini nxënësit të tregojnë përvojat e tyre. Mund të merrni parasysh të tregoni një përvojë vetjake të mirëbesimit te Zoti ose të mënyrës se si Ai ju ka ndihmuar gjatë kohëve të vështira.

3:19
  • Si të kanë përkrahur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ty ose dikë që ti njeh, gjatë një situate të vështirë?

Mund t’i lejoni gjithashtu nxënësit të ndiejnë fuqinë e një dëshmie profetike të Shpëtimtarit për ta përmbyllur orën mësimore. Për ta bërë këtë, mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë tek Alma 36:3 ose thënien vijuese.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dëshmoi për fuqinë e mirëbesimit te Perëndia.

19:11

“Në vend që të rrimë e vrasim mendjen për pafundësinë e sfidave tona, a nuk do të ishte më mirë që të përqendrohemi te madhështia e pafund, mirësia dhe pushteti i pakufizuar i Perëndisë tonë, duke i mirëbesuar Atij dhe duke u përgatitur me një zemër të gëzuar për kthimin e Jezusit, Krishtit?

Duke qenë populli i Tij i besëlidhjes, ne nuk duhet të paralizohemi prej frikës ngaqë gjëra të këqija mund të ndodhin. Përkundrazi, ne mund të bëjmë përpara me besim, guxim, vendosmëri dhe mirëbesim te Perëndia ndërsa u qasemi sfidave dhe mundësive përpara nesh.” (“Dashuria e Përsosur e Nxjerr Jashtë Frikën”, Liahona, maj 2017, f. 106)

Inkurajojini nxënësit t’i mirëbesojnë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit gjatë kohëve të vështira.