Seminari
2 Mbretërve 6: “Ata që Janë me Ne”


“2 Mbretërve 6: ‘Ata që Janë me Ne’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Mbretërve 6: ‘Ata që Janë me Ne’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Mbretërve 2–7: Mësimi 85

2 Mbretërve 6

“Ata që Janë me Ne”

Kur u rrethua nga ushtria siriane, shërbëtori i profetit Elise thirri me frikë “ç’do të bëjmë?” (2 Mbretërve 6:15.) Eliseu e ngushëlloi shërbëtorin e tij duke e ndihmuar atë të dallonte ndihmën e Zotit. Edhe ne mund të ngushëllohemi ndërsa mësojmë të dallojmë ndihmën e Zotit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirëbesim më të madh në kujdesin e vazhdueshëm dhe vigjilent të Zotit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar një përvojë kur Zoti i bekoi ose mbrojti ata ose dikë që ata e njohin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dallimi i kujdesit të Shpëtimtarit

Për të filluar mësimin tuaj, merrni parasysh të vizatoni një figurë njeriu në qendër të tabelës.

Shkrimet e shenjta janë të mbushura me premtimet e Shpëtimtarit për njerëzit e Tij që përpiqen t’i shërbejnë Atij. Për të përfytyruar një nga këto premtime, vizato një figurë njeriu në qendër të një faqeje në ditarin tënd të studimit dhe emërtoje atë Unë.

Më pas, lexo te Doktrina e Besëlidhje 84:88 dhe vizato përreth figurës së njeriut mënyrën se si i përfytyron premtimet e Zotit.

Mund ta ftoni një nxënës që të shtojë në vizatimin në tabelë atë që vizatoi në ditarin e tij, duke shpjeguar arsyen përse e vizatoi atë gjë. Nxënësit e tjerë mund të ftohen të shtojnë ndonjë gjë të ndryshme që mund ta kenë vizatuar. Përndryshe, nxënësit mund t’ia tregojnë dhe shpjegojnë vizatimet e tyre një fqinji.

  • Si mendon se mund të ndikohet dikush po të ishte në gjendje t’i dallonte këto premtime që ekzistojnë në jetën e tij?

  • Përse mund të jetë e vështirë t’i shohim ose dallojmë bekimet dhe mbrojtjen e Zotit në jetën tonë?

Mund të jetë e dobishme të dëshmoni se Ati Qiellor dhe Shpëtimtari janë të përfshirë në mënyrë aktive në jetën e secilit nxënës.

Përsiat se sa mirë e dallon përfshirjen e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në jetën tënde. Më pas, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • A mund të dallosh të paktën një mënyrë se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti po të bekojnë ose mbrojnë? Nëse po, si po e bëjnë Ata atë gjë?

  • Cila është një situatë me të cilën po përballesh në jetën tënde, ku mund të të ndihmojë t’i dallosh më mirë bekimet dhe mbrojtjen e Tyre?

Ndërsa studion te 2 Mbretërve 6, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’i dallosh mënyrat se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti po të bekojnë dhe mbrojnë.

Ndihma hyjnore

Merreni parasysh të shpjegoni informacionin vijues për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë kontekstin e kapitullit te 2 Mbretërve 6.

Gjatë një kohe lufte ndërmjet Izraelit dhe Sirisë, mbreti i Sirisë diskutoi veçmas me shërbëtorët e tij planet e tij të betejës. Megjithatë, Zoti ia zbuloi në mënyrë të përsëritur planet e Sirisë profetit Elise, i cili do të paralajmëronte më pas mbretin e Izraelit. Kur mbreti i Sirisë e zbuloi këtë, ai dërgoi një ushtri për të kapur Eliseun (shih te 2 Mbretërve 6:8–13).

Zgjidhni një mënyrë të efektshme që nxënësit të studiojnë vargjet vijuese për t’i ndihmuar të përcaktojnë parimet e kthimit në besim. Për shembull, mund të jetë e dobishme që nxënësit t’i studiojnë nga këndvështrimi i shërbëtorit të Eliseut. Ata mund të ndalojnë herë pas here dhe të mendojnë rreth mënyrës se si do të ndiheshin po të ishin në vendin e tij. Nxënësit mund të lexojnë gjithashtu si klasë ose në grupe të vogla, ku nxënës të ndryshëm lexojnë pjesët për Eliseun, shërbëtorin e Eliseut dhe mbretin e Izraelit.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se Samaria ishte kryeqyteti i mbretërisë së Izraelit.

Lexo te 2 Mbretërve 6:14–23, duke kërkuar mënyrat se si Zoti e bekoi dhe mbrojti Eliseun dhe shërbëtorin e tij.

  • Çfarë të bëri përshtypje nga kjo histori?

  • Cilat të vërteta nga kjo histori mund të kenë lidhje me ne sot?

    Merreni parasysh të tregoni të vërtetën vijuese nëse nxënësit nuk e treguan tashmë një të vërtetë të ngjashme me fjalët e tyre: Zoti mund të na ndihmojë t’i dallojmë bekimet dhe mbrojtjen e Tij në jetën tonë.

  • Si mendon se ndikoi dallimi i bekimeve dhe mbrojtjes së Zotit tek Eliseu dhe shërbëtori i tij?

Dallimi i bekimeve dhe mbrojtjes së Zotit

Për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë disa mënyra se si Zoti mund t’i bekojë dhe mbrojë, mund t’i organizoni ata në dyshe ose grupe të vogla për veprimtarinë vijuese.

Shënim: Nxënësve do t’u jepet një mundësi për të reflektuar mbi listën që do të krijojnë në këtë veprimtari, te Mësimi 96: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6”.

Bëj një listë të mënyrave të ndryshme se si Zoti mund të na vëzhgojë dhe të kujdeset për ne. Rendit sa më shumë mënyra që të vijnë në mendje brenda dy minutave.

Pas dy minutash, mund t’i ftoni ata të kërkojnë ide shtesë që mund të përfshijnë vargjet nga Mosia 24:13–15; Doktrina e Besëlidhje 8:2–3; 38:7 ose fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta që mund t’u sugjeroni. Mund të jepni gjithashtu thënien vijuese nga Presidenti Ajring.

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim sa vijon rreth ndihmës së Zotit:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Ashtu si për atë shërbëtor të Eliseut, ka më shumë me ju sesa ata që mund të shihni në kundërshtim me ju. Disa që janë me ju, do të jenë të padukshëm për sytë tuaj të vdekshmërisë. Zoti do t’ju mbajë dhe nganjëherë do ta bëjë duke thirrur të tjerë që t’ju mbështesin ju.” (“O Ju që Hyni në Shërbim të Perëndisë”, Liahona, nëntor 2008, f. 58)

Merreni parasysh t’i ftoni grupet të tregojnë me radhë shembuj nga listat e tyre ndërkohë që ju ose vullnetarët i shkruajnë ato në tabelë. Mund t’i lejoni grupet të vazhdojnë të flasin derisa të jenë dhënë të gjitha idetë unike.

Ftojini nxënësit të tregojnë shembujt që mund t’u vijnë në mendje nga shkrimet e shenjta, kur Zoti e vëzhgoi ose u kujdes për dikë sipas mënyrave të renditura në tabelë.

Ndërsa i diskutoni pyetjet vijuese, mund të zgjidhni të tregoni se kur i keni dalluar bekimet ose ndihmën e Perëndisë në jetën tuaj.

  • Çfarë mund t’i bëjë më të vështirë për t’u dalluar nga të tjerat disa nga këto bekime nga Zoti?

  • Kur të ka bekuar ose mbrojtur Zoti ty, ose dikë që ti njeh, në një nga këto mënyra?

  • Çfarë të mëson kjo përvojë rreth Zotit?

Hapja e syve tanë

Merreni parasysh ta përmbyllni mësimin duke paraqitur citimin dhe udhëzimet vijuese.

Motra Mishel D. Krejg, më parë e Presidencës së Përgjithshme të Të Rejave, shpjegoi atë që mund të bëjmë nëse e kemi të vështirë ta kuptojmë se si punon Perëndia në jetën tonë:

9:45
Sister Michelle D. Craig, first counselor, Young Women general presidency.  Official Portrait as of October 2018.

“Mund të ketë raste kur ju, ashtu si shërbëtori, e gjeni veten duke u munduar për të parë se si po vepron Perëndia në jetën tuaj – raste kur ju ndiheni të rrethuar – kur sprovat e vdekshmërisë ju ulin në gjunjë. Pritni dhe mirëbesoni te Perëndia dhe koha e Tij e duhur, sepse ju mund t’i mirëbesoni zemrës së Tij me gjithë zemrën tuaj. Por ka edhe një mësim të dytë këtu. Motra dhe vëllezër të mi të dashur, edhe ju mund t’i luteni Zotit që t’jua hapë sytë për të parë gjëra që nuk do t’i shihnit normalisht.” (“Sy për të Parë”, Liahona, nëntor 2020, f. 15)

Merre parasysh t’i përgjigjesh pyetjes vijuese në ditarin e studimit:

  • Çfarë mësove sot që të ndihmon të ndihesh i/e sigurt se Zoti të vëzhgon dhe kujdeset për ty?

Dëshmoni për dashurinë e Zotit dhe aftësinë e Tij për t’i ndihmuar nxënësit ta dallojnë ndihmën e Tij në jetën e tyre.