Seminari
2 Mbretërve 2–7: Vështrim i Përgjithshëm


“2 Mbretërve 2–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Mbretërve 2–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Mbretërve 2–7

2 Mbretërve 2–7

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti i dha Eliseut fuqinë dhe autoritetin për të zënë vendin e Elijas si profeti i Tij. Zoti gjithashtu e shpëtoi Naamanin në mënyrë të mrekullueshme nga lebra dhe dërgoi qerre të zjarrta për ta mbrojtur Eliseun nga ushtria siriane.

ikona e seminaritJepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre. Ndërsa nxënësit shprehin ndjenjat, përvojat dhe dëshmitë e tyre, Fryma e Shenjtë do të japë dëshmi në zemrat e tyre dhe të të tjerëve për të vërtetat që shprehin ata. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 84: “2 Mbretërve 5”.

Për të mësuar më shumë rreth fuqisë së dhënies së dëshmisë, shihni te “Shpëtimtari u Dha Dëshmi Atyre që i Mësoi” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 19).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

2 Mbretërve 2–4

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti u jep autoritet njerëzve që Ai i thërret, dhe fuqi atyre që shërbejnë me drejtësi.

2 Mbretërve 5

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’u binden gjërave të vogla dhe të thjeshta që Zoti na kërkon të bëjmë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 37:6–7, duke kërkuar atë që mund të mësojnë rreth gjërave të vogla dhe të thjeshta. Ose mund t’i inkurajoni nxënësit t’u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla që bëjnë shpesh, të cilat sjellin një ndryshim të madh në jetën e tyre ose që ndikojnë në marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një bimë ose një figurë bime që vaditet me pikim; tabela rreth dhomës që caktojnë një zonë si “Siria”, një zonë si “Shtëpia e Eliseut” dhe një zonë si “Lumi Jordan”; skenari dhe pyetjet në fund të mësimit

  • Materiale për nxënësit: Letër dhe gërshërë për grupet e nxënësve për të prerë tri pikla të mëdha uji për t’u vendosur në tabelë

  • Materiale filmike: “Gjëra të Vogla dhe të Thjeshta” (17:35) nga kodi kohor 4:46 deri në 5:40; “Qëndrojini Ditës në Krisht” (10:33) nga kodi kohor 2:30 deri në 4:23

2 Mbretërve 6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirëbesim më të madh në kujdesin e vazhdueshëm dhe vigjilent të Zotit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar një përvojë kur Zoti i bekoi ose mbrojti ata ose dikë që ata e njohin.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime, referenca të shkrimeve të shenjta dhe thënia e Presidentit Ajring për t’i ndihmuar nxënësit të plotësojnë një tabelë; thënia e Motrës Krejg; udhëzimet dhe nxitjet për vënie në zbatim në fund të mësimit

  • Material filmik: “Sy për të Parë” (9:44) nga kodi kohor 0:52 deri në 1:27