Seminari
2 Mbretërve 2–4: Zoti i Jep Eliseut Fuqi dhe Autoritet


“2 Mbretërve 2–4: Zoti i Jep Eliseut Fuqi dhe Autoritet”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“2 Mbretërve 2–4: Zoti i Jep Eliseut Fuqi dhe Autoritet”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Mbretërve 2–7: Mësimi 83

2 Mbretërve 2–4

Zoti i Jep Eliseut Fuqi dhe Autoritet

The Old Testament prophet Elijah (acting on the instructions of Elisha) depicted smiting the waters of the River Jordan with his cloak in order for the river to part and allow passage on dry ground.

Kur i pranojmë thirrjet në Kishën e Zotit, ne marrim autoritetin e Tij për të shërbyer. Kur përpiqemi të shërbejmë me zell dhe të bëhemi më shumë si Ai, Ai do të na bekojë me fuqinë e Tij. Tregimi i Zotit që bekon profetin Elise me fuqi dhe autoritet pasi e çoi Elijan në qiell, e ilustron këtë të vërtetë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti u jep autoritet njerëzve që Ai i thërret, dhe fuqi atyre që shërbejnë me drejtësi.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth një rasti kur ata ose dikush që ata njohin, ka shërbyer në një thirrje në Kishë. Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjen: “Kur e kam dëshmuar fuqinë dhe autoritetin e Zotit në përmbushjen e thirrjeve në Kishë?”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Burimi i fuqisë dhe autoritetit

A doctor meets with her patients and checks blood pressure.

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke diskutuar se nga buron autoriteti për të bërë gjëra të caktuara. Mund ta bëni këtë duke treguar një fotografi të një mjeku të veshur me uniformën e punës ose në një mjedis klinik (ose një profesionist tjetër me autoritet për të vepruar në pozicionin e tij) dhe të bëni pyetjet vijuese.

  • Cilat janë disa nga përgjegjësitë e këtij personi?

  • Kush ia dha atij autoritetin për të përmbushur rolin e tij?

  • Çfarë të jep vetëbesimin për t’i mirëbesuar atij?

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të profetit të sotëm dhe të bëni sërish pyetjet e mëparshme rreth tij.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë atë që kuptojnë rreth shërbimit me fuqinë dhe autoritetin e Zotit në thirrje, mund t’i ftoni ata të bëjnë sa vijon.

Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin e studimit ose në pjesën Shënime te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ndërsa i merr parasysh përgjigjet e tua, mbaj vesh për mbresa nga Fryma e Shenjtë rreth asaj që dëshiron Zoti që ti të kuptosh lidhur me shërbimin me fuqinë dhe autoritetin e Zotit në thirrje.

  • Çfarë kuptoj rreth marrjes së fuqisë dhe autoritetit të Zotit për të shërbyer në thirrje?

  • Si mund të ndikojë kjo kuptueshmëri në mënyrën se si përgjigjem kur unë ose dikush tjetër merr një thirrje nga Zoti?

Eliseu merr fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë

Mund të shpjegoni se Zoti i zbuloi Elijas se Eliseu do të bëhej profet (shihni te 1 Mbretërve 19:16, 19).

  • Çfarë shqetësimesh mund të ketë ndier Eliseu ndërsa përgatitej për thirrjen e tij nga Zoti?

Eliseu e dinte se Zoti do ta merrte së shpejti Elijan (2 Mbretërve 2:1–3). Në ditën e fundit të Elijas, Eliseu e ndoqi Elijan nga qyteti në qytet derisa të dy arritën te lumi Jordan.

Për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë se çfarë ndodhi në lumin Jordan, mund ta organizoni klasën në grupe të vogla. Në tabelë, mund të vizatoni katër figurat e mëposhtme ose ta përmblidhni secilën me pak fjalë sipas një rendi rastësor. Ftojeni secilin grup të lexojë te 2 Mbretërve 2:8–15 dhe t’i organizojë figurat ose përmbledhjen e ngjarjeve në rend kronologjik. Mund të nevojitet të shpjegoni se manteli është një pëlhurë.

Elijah Power and Authority, holding the mantle
 Elijah Power and Authority, riding the chariot
Elijah Power and Authority, holding the mantle
Elijah Power and Authority, holding the mantle
  • Si ia tregoi Zoti Eliseut dhe të tjerëve se Ai i kishte dhënë Eliseut fuqi dhe autoritet në thirrjen e tij?

    Mund të shpjegoni se manteli i përdorur nga Elija dhe Eliseu nuk u jepte atyre fuqi dhe autoritet, por përfaqësonte fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë. Në Kishë sot, ne ndonjëherë i referohemi thirrjes ose autoritetit të dikujt si “manteli” i tij. Për shembull, kur një profet i ri mbështetet si President i Kishës, ai merr mantelin e autoritetit.

    Mund të jetë gjithashtu e dobishme të vini në dukje se autoriteti për të shërbyer në thirrje vjen nga Zoti nëpërmjet burrave që mbajnë çelësat e priftërisë.

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga përvoja e Eliseut rreth asaj që bën Zoti për njerëzit që i thërret për t’i shërbyer Atij?

Ndër të vërtetat që mund të japin nxënësit, vini në dukje se Zoti u jep fuqi dhe autoritet njerëzve që Ai i thërret.

Shërbimi me fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë se çfarë do të thotë të shërbesh në thirrje me fuqinë dhe autoritetin e Zotit, mund të shkruani Autoriteti i Priftërisë dhe Fuqia e Priftërisë në tabelë. Jepni thënien vijuese nga materiali Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit. Ndërkohë që kjo thënie gjen drejtpërdrejt zbatim për thirrjet e misionarëve, kujtojuni nxënësve se Zoti u jep autoritet njerëzve që Ai i thërret të shërbejnë në çdo thirrje, dhe u jep fuqi atyre që i shërbejnë Atij me drejtësi.

“Nën drejtimin e Krishtit, autoriteti për të predikuar ungjillin u rivendos nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Kur u veçuat si misionar, ju e morët këtë autoritet. Me këtë autoritet vjen e drejta, privilegji dhe përgjegjësia për të përfaqësuar Zotin dhe për ta dhënë mësim ungjillin e Tij. …

Përveç autoritetit, ju nevojitet fuqi shpirtërore që ta përmbushni thirrjen tuaj. Perëndia jep fuqi shpirtërore ndërkohë që punoni vazhdimisht për ta forcuar dëshminë tuaj për Të, për Jezu Krishtin dhe për të vërtetat e ungjillit që jepni mësim. Ai dhuron fuqi shpirtërore kur ju luteni, i studioni shkrimet e shenjta dhe kërkoni të përmbushni qëllimin tuaj si misionar. Ai jep fuqi shpirtërore ndërkohë që përpiqeni t’i zbatoni urdhërimet e Tij dhe t’i mbani besëlidhjet që bëtë kur morët ordinancat e shpëtimit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 35:24).” (Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit, [2023], f. 3)

  • Çfarë mëson rreth fuqisë dhe autoritetit të Zotit nga këto thënie?

  • Përse mund të jetë e dobishme që kjo të kujtohet kur merr një thirrje nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Përse mund të jetë e dobishme që ta kujtosh këtë kur i mbështet të tjerët që marrin thirrje?

Ndërsa nxënësit e diskutojnë atë që mësuan rreth autoritetit dhe fuqisë së priftërisë, mund ta renditni atë që ata thonë poshtë secilit titull në tabelë. Si pjesë e këtij diskutimi, mund të vini në dukje se Perëndia ia jep autoritetin e priftërisë dikujt kur ai veçohet në një thirrje. Fuqia e priftërisë vjen nga Perëndia ndërsa dikush përpiqet fort t’i zbatojë urdhërimet dhe të veprojë sipas parimeve të drejta (shihni te Doktrina e Besëlidhje 121:34–46).

Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Jesus Calls Twelve Apostles to Preach and Bless Others” [“Jezusi Thërret Dymbëdhjetë Apostuj për t’u Predikuar dhe për t’i Bekuar të Tjerët”] (1:38), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ndërsa nxënësit e shohin materialin filmik, vërini ata të mendojnë rreth mënyrës se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e manifestojnë dashurinë e Tyre duke ua dhënë autoritetin dhe fuqinë e Tyre shërbëtorëve të Tyre në tokë.

1:39

Pas materialit filmik, ftojini disa nxënës t’i tregojnë mendimet e tyre.

Demonstro kuptueshmëri

Për t’i ndihmuar nxënësit ta përmbledhin atë që mësuan, merreni parasysh ta organizoni klasën në dyshe për veprimtarinë vijuese.

Zgjidh një ose më shumë nga situatat vijuese dhe diskutoje atë që ke mësuar sot, që mund ta ndihmojë personin për shqetësimet e tij rreth një thirrjeje. Në çdo përgjigje, përfshi shkrime të shenjta, thënie nga udhëheqës të Kishës, ose idetë që ke marrë nga Shpirti ndërsa e studiove historinë e thirrjes së Eliseut për të shërbyer.

  • Një peshkop i ri thirret dhe mbështetet. Djali i tij e di se ai nuk është i përsosur.

  • Një presidente e re e Të Rejave thirret për të shërbyer. Një e re kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me presidenten e mëparshme dhe nuk e njeh fare presidenten e re.

  • Një e ri ose e re thirret për të shërbyer si president i kuorumit ose presidente e klasës. Ai ose ajo nuk mendon se ka njohuri të mjaftueshme për ta përmbushur mirë këtë thirrje.

  • Një misionar/e thirret për të shërbyer në një vend ku njerëzit flasin një gjuhë tjetër. Ai ose ajo është i/e shqetësuar se sa i/e efektshëm/me do të jetë me të vërtetë në shpërndarjen e ungjillit.

Mendoni për një mënyrë për t’i vënë nxënësit t’ia tregojnë përgjigjet e tyre njëri‑tjetrit. Një mënyrë është ta vini secilën dyshe të flasë me një grup tjetër. Pasi të gjithë të kenë pasur një mundësi për të folur, mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që u pëlqeu me të vërtetë rreth përgjigjes së grupit tjetër.

Për ta përmbyllur, mund të dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar sot.