“8. Kuorumi i Pleqve”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“8. Kuorumi i Pleqve”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
8.
Kuorumi i Pleqve
8.1
Qëllimi dhe Organizimi
8.1.1
Qëllimi
Burrat e denjë të moshës 18 vjeç e lart mund të marrin Priftërinë Melkizedeke dhe të shugurohen në detyrën e plakut. Një burrë që shugurohet në atë detyrë, hyn në një besëlidhje të shenjtë për ta ndihmuar Perëndinë në përmbushjen e veprës së Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:33–44).
8.1.2
Anëtarësia në Kuorumin e Pleqve
Çdo lagje ka një kuorum pleqsh. Ai përfshin vëllezërit vijues:
-
Të gjithë pleqtë në lagje.
-
Të gjithë pleqtë e ardhshëm në lagje (shihni te 8.4).
-
Të gjithë priftërinjtë e lartë në lagje, përveç atyre që aktualisht po shërbejnë në një presidencë kunji, në një peshkopatë, në një këshill të lartë ose si patriark.
Një i ri mund të fillojë t’i frekuentojë mbledhjet e kuorumit të pleqve kur ai mbush 18 vjeç, edhe nëse nuk është shuguruar ende si plak. Kur mbush moshën 19 vjeç ose kur largohet nga shtëpia, si në rastet kur ndjek një universitet apo shërben në mision, ai duhet të shugurohet plak, në qoftë se është i denjë.
Burrat e martuar nën moshën 18 vjeç janë pleq të ardhshëm dhe gjithashtu janë anëtarë të kuorumit të pleqve.
8.2
Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
8.2.1
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
8.2.1.2
Mësimdhënia e Ungjillit në Mbledhjet e Kuorumeve
Mbledhjet zhvillohen të dielat e dyta dhe të katërta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Këto mbledhje i planifikon presidenca e kuorumit të pleqve. Një anëtar i presidencës drejton.
Mbledhjet e kuorumit përqendrohen tek temat në një ose më shumë biseda nga konferenca e përgjithshme më e fundit.
8.2.1.3
Aktivitetet
Presidencat e kuorumeve të pleqve mund të planifikojnë aktivitete. Shumica e aktiviteteve nuk zhvillohen të dielave ose në mbrëmjet e të hënave.
8.2.2
Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë
8.2.2.1
Dhënia e Shërbesës
Anëtarët e kuorumit të pleqve marrin caktime për dhënien e shërbesës nga presidenca e kuorumit. Për më shumë informacion, shihni te kapitulli 21.
8.2.2.2
Nevojat Afatshkurtra
Vëllezërit shërbestarë përpiqen t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen nevojave të njerëzve të cilëve u shërbejnë. Anëtarëve mund t’u nevojitet ndihmë afatshkurtër në kohë sëmundjeje, lindjeje, vdekjeje, humbjeje të punësimit dhe rrethana të tjera.
Kur nevojitet, vëllezërit shërbestarë i kërkojnë ndihmë presidencës së kuorumit të pleqve.
8.2.2.3
Nevojat Afatgjata dhe Mbështetja te Vetja
Siç bashkërendohen nga peshkopi, presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës i ndihmojnë anëtarët për nevojat afatgjata dhe për mbështetjen te vetja.
Presidenti i kuorumit të pleqve, presidentja e Shoqatës së Ndihmës apo një udhëheqës tjetër e ndihmon personin ose familjen që të zhvillojë një Plan të Mbështetjes te Vetja. Vëllezërit ose motrat shërbestare mund të ndihmojnë gjithashtu për planin.
8.2.2.4
Kur Vdes një Anëtar/e i/e Lagjes
Kur vdes një anëtar/e i/e lagjes, presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës ofrojnë ngushëllim e ndihmë. Nën udhërrëfimin e peshkopit, ato mund të ndihmojnë për ceremoninë e varrimit.
Për më shumë informacion, shihni te 38.5.8.
8.2.3
Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin
Presidenti i kuorumit të pleqve cakton një anëtar të presidencës që të ndihmojë për të udhëhequr përpjekjet për të shpërndarë ungjillin në lagje. Ai punon me anëtaren e caktuar nga presidenca e Shoqatës së Ndihmës për t’i bashkërenduar këto përpjekje (shihni te 23.6.2).
8.2.4
Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë
Presidenti i kuorumit të pleqve cakton një anëtar të presidencës që të ndihmojë për ta udhëhequr punën për në tempull dhe për historinë familjare në lagje. Ai punon me anëtaren e caktuar nga presidenca e Shoqatës së Ndihmës për t’i bashkërenduar këto përpjekje.
Shihni te 25.2.2.
8.3
Udhëheqësit e Kuorumit të Pleqve
8.3.1
Presidenca e Kunjit dhe Peshkopi
Presidenti i kuorumit të pleqve është drejtpërsëdrejti përgjegjës para presidencës së kunjit. Ai takohet rregullisht me një anëtar të presidencës për të marrë udhëzim dhe për të raportuar lidhur me përgjegjësitë e tij.
Presidenti i kuorumit të pleqve gjithashtu merr udhërrëfim nga peshkopi, i cili është drejtuesi kryesues në lagje. Ata takohen rregullisht.
8.3.2
Këshilltari i Lartë
Presidenca e kunjit cakton një këshilltar të lartë për ta përfaqësuar atë në secilin kuorum të pleqve. Përgjegjësitë e tij përvijohen te 6.5.
8.3.3
Presidenca e Kuorumit të Pleqve
8.3.3.1
Thirrja e një Presidence të Kuorumit të Pleqve
Pasi këshillohet me peshkopin, presidenti i kunjit thërret një plak ose prift të lartë për të shërbyer si president i kuorumit të pleqve.
Nëse njësia është mjaft e madhe, presidenti i kuorumit të pleqve i rekomandon presidentit të kunjit një ose dy pleq apo priftërinj të lartë që të shërbejnë si këshilltarët e tij.
8.3.3.2
Përgjegjësitë
Presidenti i kuorumit të pleqve ka përgjegjësitë vijuese. Këshilltarët e tij e ndihmojnë.
-
Shërben në këshillin e lagjes.
-
Udhëheq përpjekjet e kuorumit për të marrë pjesë në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni te kapitulli 1).
-
Organizon dhe mbikëqyr shërbimin e vëllezërve shërbestarë.
-
Nën udhërrëfimin e peshkopit, këshillohet me anëtarë në moshë madhore të lagjes.
-
Bashkërendon përpjekjet e kuorumit të pleqve për t’i forcuar vëllezërit e rinj në moshë madhore, si të pamartuar dhe të martuar.
-
Takohet me secilin anëtar të kuorumit individualisht të paktën një herë në vit.
-
U mëson anëtarëve të kuorumit detyrat e tyre të priftërisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:89). Kjo përfshin që t’u japë mësim se si ta ushtrojnë priftërinë e tyre në kryerjen e ordinancave dhe bekimeve.
-
Mbikëqyr dokumentet, raportet dhe financat e kuorumit (shihni te LCR.ChurchofJesusChrist.org).
8.3.3.3
Mbledhja e Presidencës
Presidenca e kuorumit të pleqve dhe sekretari bëjnë mbledhje rregullisht. Këto mbledhje i drejton presidenti. Herë pas here merr pjesë këshilltari i lartë i caktuar për kuorumin.
Rendi i ditës mund të përfshijë pikat vijuese:
-
Të planifikojnë se si t’i forcojnë anëtarët e kuorumit (përfshirë pleqtë e ardhshëm) dhe familjet e tyre.
-
Të bashkërendojnë punën misionare, punën në tempull dhe për historinë familjare.
-
T’u përgjigjen detyrave nga mbledhjet e këshillit të lagjes.
-
Të rishikojnë informacionin nga intervistat për dhënien e shërbesës.
-
Të marrin parasysh vëllezër që të shërbejnë në thirrje dhe detyra të caktuara.
-
Të planifikojnë mbledhje dhe aktivitete të kuorumit.
8.3.4
Sekretari
Me miratimin e peshkopit, një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve mund t’i japë thirrje një anëtari të kuorumit që të jetë sekretari i kuorumit.
8.4
Të Ndihmuarit e Pleqve të Ardhshëm që të Përgatiten për të Marrë Priftërinë Melkizedeke
Një plak i ardhshëm është një anëtar mashkull i Kishës, i cili nuk e ka marrë Priftërinë Melkizedeke dhe 1) është 19 vjeç e lart ose 2) nuk i ka mbushur 19 vjeç dhe është i martuar.
Të ndihmuarit e pleqve të ardhshëm që të përgatiten për të marrë Priftërinë Melkizedeke, është një nga përparësitë më të larta të presidencës së kuorumit.