“Mësimi 197 – Përgatitja për Provime dhe Projekte Sfiduese: ‘Nëse Jeni të Përgatitur, ju S’do të Frikësoheni’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Përgatitja për Provime dhe Projekte Sfiduese”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 197: Arritja e Suksesit në Shkollë
Përgatitja për Provime dhe Projekte Sfiduese
“Nëse Jeni të Përgatitur, ju S’do të Frikësoheni”
Në përpjekjet tona për të marrë arsimim, shpeshherë na caktohen detyra të vështira për t’u përfunduar. Ndërsa të rinjtë drejtohen te Jezu Krishti dhe bëjnë pjesën e tyre për t’u përgatitur dhe punuar fort për mësimet, Shpëtimtari mund t’i ndihmojë të jenë në lartësinë e detyrave të tyre arsimuese. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si të përgatiten me sukses për provime dhe projekte sfiduese.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Vështirësitë në provime ose projekte shkollore
Merreni parasysh ta filloni mësimin duke treguar skenarët vijues. Në vend që të tregoni të gjithë skenarët, mund të tregoni fjalinë e parë të secilit dhe më pas t’u kërkoni nxënësve të japin arsyet përse Semi dhe Ema mund të ndihen në mënyrën që ndihen.
Semit nuk i pëlqen të bëjë provime në shkollë sepse zakonisht e ka të vështirë të dalë mirë në to. Ai shpesh ndihet në ankth kur bën provimin dhe duket se e harron pjesën më të madhe të asaj që ka mësuar.
Ema e ka të vështirë kur i caktohen projekte ose detyra të mëdha në lëndët e saj shkollore. Ajo ndihet e ngarkuar nga sasia e detyrave që duhet të bëjë dhe priret t’i shtyjë deri një ose dy ditë përpara se të nevojitet dorëzimi i projektit ose detyrës. Si rezultat, puna që ajo dorëzon është shpesh e papërfunduar dhe e punuar dobët.
Ftojini nxënësit të mendojnë për kohët kur mund të jenë ndier si Semi ose Ema. Shpjegoni se nuk është e pazakontë për nxënësit që të kenë probleme me vetëbesimin në shkollë, sidomos me provimet dhe projektet sfiduese. Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni atyre se të mësuarit është një proces që zgjat gjithë jetën. Ne jemi mbi këtë tokë për të mësuar dhe përparuar.
Ftojini nxënësit që ndërsa studiojnë t’u kushtojnë vëmendje të vërtetave dhe mbresave shpirtërore që mund t’i ndihmojnë të arrijnë sukses në provimet ose projektet në shkollë.
Të mësuarit nga shkrimet e shenjta
Shpjegoni se shkrimet e shenjta nuk japin specifikisht mësim rreth mënyrës se si të përgatiteni për provime ose projekte shkollore. Megjithatë, ndërsa krahasohemi me shkrimet e shenjta (shih te 1 Nefi 19:23), mund të gjejmë të vërteta që mund të na ndihmojnë në një shumëllojshmëri mënyrash, duke përfshirë kur përballemi me sfida në arsimimin tonë.
Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe për të plotësuar veprimtarinë vijuese të studimit.
Kërko në shkrimet e shenjta për të vërteta që mund të të ndihmojnë në përpjekjet e tua për të arritur sukses në provimet ose projektet shkollore. Mund t’i gjesh vetë fragmentet e shkrimit të shenjtë, ose mund të studiosh disa ose të gjitha fragmentet vijuese:
-
Filipianëve 4:13
-
Çfarë të vërtetash gjete që mund të të ndihmojnë të jesh i suksesshëm me provimet ose projektet shkollore?
Për t’i ndihmuar nxënësit t’i japin mësim njëri-tjetrit, merreni parasysh t’i ftoni të renditin në tabelë të vërtetat që gjetën.
Nxënësit duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë shumë të vërteta nga shkrimet e shenjta që studiuan. Ja tek janë disa shembuj: Fryma e Shenjtë mund të ndriçojë mendjen time (shih te Doktrina e Besëlidhje 6:15); nëse jam i përgatitur, nuk është e nevojshme të frikësohem (shih te Doktrina e Besëlidhje 38:9, 30); ndërsa lutem gjithmonë, Perëndia do të shenjtërojë kryerjen time për mirëqenien e shpirtit tim (shih te 2 Nefi 32:8–9); Unë mund të bëj gjithçka me anë të Jezu Krishtit (shih te Filipianëve 4:13).
Merreni parasysh të ftoni nxënës të shumtë t’i përgjigjen të parës prej pyetjeve vijuese. Mund t’i drejtoni në të vërteta të caktuara në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit që i shkruan ato t’i përgjigjen pyetjes me atë të vërtetë në mendje.
-
Si mendon se mund të të ndihmojnë të vërtetat që gjete me provimet ose projektet shkollore?
-
Cilat janë disa mënyra se si Zoti mund të të ndihmojë me detyrat e shkollës ndërsa i zbaton këto të vërteta në studimet e tua?
Si pjesë e diskutimit tuaj për pyetjet e mëparshme, merreni parasysh t’u kërkoni disa nxënësve të tregojnë shembuj të mënyrës se si e kanë marrë ndihmën e Zotit në detyrat e tyre shkollore. Ftojini ata të tregojnë se si kanë ndikuar ato përvoja në ndjenjat e tyre për Shpëtimtarin.
Jep këshillë
Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë për mënyrat specifike se si mund të përgatiten për të qenë të suksesshëm me provimet ose projektet sfiduese. Për ta bërë këtë, mund të paraqitni udhëzimet vijuese dhe t’u jepni nxënësve kohë për të krijuar një përgjigje me një partner ose grup të vogël.
Imagjino sikur ke pasur mundësinë t’i japësh këshillë dikujt si Semi ose Ema rreth mënyrës se si të arrihet sukses në provime ose me projektet sfiduese të shkollës. Shkruaj çfarë këshille do të jepje. Përfshi fraza nga shkrimet e shenjta që ti mendon se mund të jenë të dobishme. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë të udhërrëfehet përgjigjja jote:
-
Çfarë mund të të ndihmojë të kujtosh dhe përdorësh atë që ke mësuar tashmë?
-
Si mund të shmangësh shpërqendrimin ndërkohë që po studion?
-
Çfarë mund të të ndihmojë të shmangësh vonesën?
-
Çfarë mund të të ndihmojë të përmirësosh aftësinë tënde për të menduar me qartësi?
-
Çfarë mund të bësh për ta përfshirë Zotin në përgatitjen tënde?
Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të krijuar përgjigjet e tyre, ftojini t’ia tregojnë ato klasës. Mund të shkruani në tabelë pikëpamjet që jepen dhe t’i inkurajoni nxënësit ta shënojnë në ditarët e tyre të studimit këshillën që nuk e kishin menduar më parë. Gjithashtu, mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë shembuj të mënyrës se si disa prej këtyre sugjerimeve i kanë ndihmuar ata.
Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për të menduar për ide, merreni parasysh të ofroni disa sugjerime, duke përfshirë disa prej vijueseve:
-
Mbajini shënim ato që po mësoni në orën mësimore dhe përsëritini shpesh ato. Shpjegojani atë që po mësoni një shoku të klasës, pjesëtari të familjes ose shoku.
-
Largojeni telefonin dhe bllokojeni qasjen në faqe interneti shpërqendruese ndërkohë që studioni.
-
Shpërndajini studimet tuaja përgjatë shumë ditëve ose javëve. Bëni një program mësimor dhe përmbajuni atij. Nëse mbeteni mbrapa, mos prisni deri në fund për të arritur ritmin.
-
Gjeni një vend të qetë për të studiuar dhe studioni gjatë kohëve të ditës kur nuk jeni tepër të lodhur. Kujdesuni për trupin tuaj duke u ushqyer me një dietë të shëndetshme, fjetur shumë gjumë dhe duke u stërvitur rregullisht.
-
Gjeni kohë për t’u arsimuar dhe përgatitur shpirtin tuaj nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta. Lutuni dhe agjëroni herë pas here për ndihmë dhe udhërrëfim.
Ide të tjera për të ndihmuar për provimet shkollore mund të gjenden në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.
Mendo për atë që mësove
Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar dhe ndier në mësim që mund t’i ndihmojë në jetën e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë t’i vini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.
-
Çfarë ke mësuar ose ndier sot që dëshiron ta mbash mend?
-
Cilat janë disa prej strategjive që mësove sot, që dëshiron t’i përfshish në studimet e tua?
Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve se të bërit një nxënës i suksesshëm kërkon kohë, përgatitje, durim dhe ushtrim. Inkurajojini të vazhdojnë të mbështeten te Shpëtimtari për ndihmë dhe udhërrëfim.