“Arritja e Suksesit në Shkollë: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Arritja e Suksesit në Shkollë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Arritja e Suksesit në Shkollë
Arritja e Suksesit në Shkollë
Vështrim i Përgjithshëm
Ndërsa e përfshijmë Zotin në të mësuarit tonë, Ai mund të na ndihmojë të arrijmë sukses në arsimim. Mund të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke vepruar me integritet moral në detyrat e shkollës. Të kujtuarit e Zotit dhe të asaj që Ai mund të bëjë për ne na jep vetëbesim për të kapërcyer sfidat në arsimim.
Sugjerime për ritmin mësimor: Merreni parasysh të jepni mësim disa ose të gjitha këto mësime nga fillimi i vitit shkollor. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë zotësitë me vlerë që i ndihmojnë të përjetojnë sukses në studimet e tyre akademike gjatë gjithë vitit.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Përfshirja e Zotit në të Mësuarit Tënd
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta përfshijnë Zotin në çdo aspekt të arsimimit të tyre ndërsa kërkojnë të mësuarit nëpërmjet studimit dhe besimit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth një kohe specifike kur atyre u është dashur të mësojnë diçka të re ose të vështirë. Vërini të vijnë të përgatitur për të treguar se si e kanë përfshirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në të mësuarit e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Katër thëniet për vetëvlerësimin nga fillimi i mësimit
-
Material filmik: “Të Zhvillohemi më Shumë në Krisht: Shëmbëlltyra e Pjerrësisë” (10:01; shiko nga kodi kohor 0:00 deri në 1:05)
Integritet në Arsimimin Tonë
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të sillen më mirë me ndershmëri dhe integritet moral në arsimimin e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për situatat e kaluara me detyrat e shkollës në të cilat u përballën me një zgjidhje për të kopjuar ose vepruar pandershmërisht dhe zgjodhën të mos e bënin. Ftojini ata të përsiatin përse ia vlente dhe çfarë u dha atyre forcë për ta bërë këtë zgjedhje.
-
Material filmik: “Honesty: You Better Believe It!” [“Ndershmëria: Bëni Mirë ta Besoni!”] (4:46)
Përgatitja për Provime dhe Projekte Sfiduese
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si të përgatiten me sukses për provimet dhe projektet sfiduese.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për një kohë kur e ndien Shpëtimtarin t’i ndihmonte në një provim ose projekt shkolle sfidues ose të vështirë. Inkurajojini të përsiatin dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se si u ndien që morën ndihmën e Tij.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetje për nxënësit që t’i marrin parasysh nën kreun “Jepni këshillë”
Mendësia që Synon Rritjen
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë një mendësi që synon rritjen për të kapërcyer pengesat në të mësuar.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pengesave me të cilat përballen në arsimim ose të mësuar. Inkurajojini të reflektojnë për mënyrën se si reagojnë kur përballen me këto pengesa.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Përkufizime të mendësive që synojnë rritjen dhe mendësive të pandryshueshme; tabelë që paraqet thënie për mendësitë e pandryshueshme dhe ato që synojnë rritjen