Seminari
Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Vështrim i Përgjithshëm


“Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti na urdhëroi të ndiqnim të mësuarit dhe arsimimin. Kjo na ndihmon të bëhemi më shumë si Ai dhe na përgatit për mundësitë e ardhshme. Nëpërmjet Sistemit Arsimor të Kishës, Zoti siguron mundësi që mund të na ndihmojnë t’i japim përparësi të mësuarit shpirtëror ndërsa ndjekim arsimimin. Me ndihmën e Tij, ne mund të përgatitemi dhe të bëjmë plane për arsimim dhe punësim.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Rëndësia e Arsimimit

Sugjerime për ritmin mësimor: Merreni parasysh ta jepni këtë mësim nga fillimi i vitit shkollor. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojë nxënësit ta shohin rëndësinë e marrjes së arsimimit me seriozitet. Nëse Doktrina e Besëlidhje 88 jepet mësim nga fillimi i vitit shkollor, mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim gjatë asaj jave.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e arsimimit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një diskutim me një të rritur ose udhëheqës rreth rëndësisë së arsimimit. Ata mund të diskutojnë mundësitë për arsimim që kanë qenë më me vlerë për ta dhe përse.

  • Fletushkë: “Rëndësia e Arsimimit

Arsimim për të Gjithë Shpirtin

Sugjerime për ritmin mësimor: Nëse keni nxënës në vitin e tyre të fundit të shkollës së mesme ose të ciklit të lartë, më e mira do të ishte ta jepni këtë mësim përpara se të fillojnë të aplikojnë në kolegje ose në mundësitë e arsimit të lartë. Për shembull, afati i përparësisë për të aplikuar për semestrin e vjeshtës në UBJ është në fillim të muajit nëntor. Për në UBJ–Ajdaho dhe UBJ–Havai, afati i përparësisë për semestrin e vjeshtës është në fillim të muajit shkurt.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të vazhduar arsimimin fetar ndërkohë që ndjekin arsimin e tyre laik të ardhshëm.

Zbulimi i Pikave të Forta dhe Aftësive të Tua

Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim duhet të jepet përpara mësimit të titulluar “Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive”. Nëse programi juaj mësimor kërkon ndërthurjen e mësimeve, mund të jetë e efektshme t’i jepni këto dy mësime së bashku.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për rolet dhe punësimin e ardhshëm duke kuptuar pikat e forta dhe aftësitë e tanishme që është e nevojshme t’i zhvillojnë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përcaktojnë pikat e forta dhe aftësitë që kanë, që mund t’i ndihmojnë të përgatiten për rolet dhe karrierat e tyre të ardhshme. Ata mund ta bëjnë këtë duke lexuar bekimin e tyre patriarkal ose duke u këshilluar me pjesëtarët e familjes.

  • Fletushkë: “Vetëvlerësimi i Zotësive dhe Aftësive

Zhvillimi i Zotësive dhe Aftësive

Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim duhet të jepet mësim pas mësimit të titulluar “Zbulimi i Pikave të Forta dhe Aftësive të Tua”. Nëse programi juaj mësimor kërkon ndërthurjen e mësimeve, mund të jetë e efektshme t’i jepni këto dy mësime së bashku.

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të zhvilluar zotësitë dhe aftësitë që do t’i përgatitin ata për punësimin e ardhshëm dhe role të tjera.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth zotësive dhe aftësive që mund t’u nevojitet të zhvillojnë për punësimin ose rolet e ardhshme. Ata mund t’u referohen atyre që përcaktuan në mësimin e titulluar “Zbulimi i Pikave të Forta dhe Aftësive të Tua”. Ftojini të mendojnë për mënyrat se si mund t’i zhvillojnë këto zotësi ose aftësi gjatë viteve të tyre të adoleshencës.