Seminari
Mësimi 191 – Rëndësia e Arsimimit: Arsimimi Është Jetik për Përparimin Tonë


“Mësimi 191 – Rëndësia e Arsimimit: Arsimimi Është Jetik për Përparimin Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Rëndësia e Arsimimit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 191: Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm

Rëndësia e Arsimimit

Arsimimi Është Jetik për Përparimin Tonë

adoleshente duke punuar për një projekt

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan që ne të mësojmë dhe marrim arsimim gjatë gjithë jetës. Bërja e kësaj është jetike për përparimin tonë në tokë dhe gjatë gjithë përjetësisë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e arsimimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përse është i rëndësishëm arsimimi?

Për t’i ndihmuar nxënësit të fillojnë të mendojnë rreth rëndësisë së arsimimit, merreni parasysh të tregoni skenarin vijues:

Imagjinoni sikur është një nxënëse e quajtur Sara së cilës nuk i pëlqen shkolla. Ajo mendon se shkolla ia çon dëm kohën dhe i shkakton shumë stres. Krahas këtyre, ajo nuk ka shumë shtysë për të mësuar sepse nuk ka dalë kurrë mirë në shkollë. Ajo do të preferonte të kalonte kohë me shokë e shoqe, të çlodhej në shtëpi ose të shkonte në punë.

Ftojini nxënësit të mendojnë a kanë pasur ndonjëherë shqetësime si ato të Sarës. Shpjegoni se ky mësim do t’i ndihmojë ata të mësojnë pse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan që ne të marrim një arsimim.

Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni nxënësve se arsimimi mund të përfshijë të mësuarit që ndodh në mjedise formale, si shkolla. Arsimimi mund të përfshijë edhe të mësuarit që ndodh në mjedise joformale, si në shtëpi ose në veprimtari të tjera të përditshme.

Në krye të një faqeje në ditarin tënd të studimit, vendos një titull: “Përse është i rëndësishëm arsimimi?” Teksa studion sot, kërko zbulesë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të parë vlerën e arsimimit në jetën tënde. Shtoji pikëpamjet dhe mbresat e tua shpirtërore në listën e ditarit tënd.

Studioje rëndësinë e arsimimit

Jepuni nxënësve kohë për të studiuar shkrimet e shenjta dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës që u mësojnë rreth rëndësisë së të mësuarit dhe arsimimit. ikona e fletushkësDisa nxënës mund të studiojnë disa ose të gjitha burimet në fletushkën e titulluar “Rëndësia e Arsimimit”. Inkurajojini ata të shënojnë në listën e tyre në ditarët e studimit çdo pikëpamje që zbulojnë.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe të vogla dhe t’i caktoni secilit grup një shkrim të shenjtë dhe një thënie për ta studiuar. Kërkojuni nxënësve t’i shpjegojnë pjesës tjetër të grupit atë që mësuan në leximet që iu caktuan.

Rëndësia e Arsimimit

Shkrimet e shenjta dhe thëniet vijuese nga udhëheqësit e Kishës mund të të ndihmojnë të kuptosh më shumë rreth pritshmërive dhe dëshirave të Zotit që ti të marrësh arsimim. Ndërsa studion, kërko të vërteta rreth rëndësisë së arsimimit.

Shkrimet e shenjta që duhen studiuar:

Doktrina e Besëlidhje 88:77–80, 118; 130:18–19

Mësime nga udhëheqësit e Kishës:

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Arsimimi është i juaji për t’u fituar. Askush tjetër nuk mund ta fitojë atë për ju. Kudo që të jeni, zhvilloni një dëshirë të thellë për të mësuar. Për ne si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, marrja e një arsimimi nuk është thjesht një privilegj, ajo është një përgjegjësi fetare. ‘Lavdia e Perëndisë është inteligjencë’ (shih te Doktrina e Besëlidhje 93:36). Vërtet, edukimi ynë është për përjetësitë. …

Një këndvështrim i tillë afatgjatë do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhje të mira lidhur me të mësuarin.

Mos kini frikë t’i ndiqni synimet tuaja – madje ëndrrat tuaja! Por dijeni që nuk ka mënyrë të shpejtë drejt epërsisë dhe aftësisë. Arsimimi është ndryshimi midis dëshirës që të mund t’i ndihmoni të tjerët dhe të qenit i aftë për t’i ndihmuar ata.” (Russell M. Nelson, “What Will You Choose?Ensign, janar 2015, f. 32)

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Ju dhe unë jemi këtu në tokë për t’u përgatitur për përjetësinë, për të mësuar se si të mësojmë, për të mësuar gjërat që janë të rëndësishme nga ana materiale dhe thelbësore nga ana e përjetësisë dhe për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve që të mësojnë urtësinë dhe të vërtetën (shih Doktrina e Besëlidhje 97:1). Të kuptuarit se kush jemi, nga erdhëm dhe pse jemi në tokë vë mbi secilin prej nesh një përgjegjësi të madhe për të mësuar tani si të mësojmë dhe të mësojmë ta duam të mësuarit.” (David A. Bednar, “Learning to Love Learning”, Ensign, shkurt 2010, f. 27)

Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, tregoi:

Motra Kamill Xhonson

“Ne të gjithë duhet të marrim arsimimin dhe trajnimin që mundemi në mënyrë që të mund të jemi të përgatitur. Të përgatitur për të shërbyer në botë dhe në Kishë. Të përgatitur për të qenë këshilltarë dhe shoqërues të mençur për bashkëshortët dhe bashkëshortet tona. Të përgatitur për të qenë mësues të efektshëm për fëmijët tanë dhe për të rinjtë tek të cilët kemi ndikim. Sa më shumë të mësojmë, aq ndikim më të madh mund të ushtrojmë për mirë.” (Camille N. Johnson, “Seek Learning by Study and by Faith” [takim shpirtëror për UBJ-Pathway Mbarëbotëror, tetor 19, 2021], byupathway.org).

Nga materiali Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.

“Ati Qiellor dëshiron që bijat dhe bijtë e Tij të jenë gjithmonë duke mësuar. Ju keni arsye materiale dhe shpirtërore për të kërkuar dhe për ta dashur të mësuarit. Arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me fitimin e parave. Është pjesë e synimit tuaj të përjetshëm që të bëheni më shumë si Ati Qiellor. …

Kërkoni mundësi për të zgjeruar mendjen dhe zotësitë tuaja. Këto mundësi mund të përfshijnë arsimin formal në shkollë ose trajnimin profesional, si dhe të mësuarit joformal nga burime që ju i mirëbesoni. Përfshijeni Zotin në përpjekjet tuaja dhe Ai do t’ju udhërrëfejë. Ndërsa mësoni për botën përreth jush, mësoni edhe për Shpëtimtarin, i cili e krijoi botën. Studiojini jetën dhe mësimet e Tij. Bëjeni seminarin, institutin dhe studimin vetjak të ungjillit pjesë të të mësuarit tuaj gjatë gjithë jetës. (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 31)

Nëse i ndatë nxënësit në grupe, ftojini ata t’ia tregojnë gjetjet e tyre anëtarëve të grupit. Përpara se të tregojnë, shpjegoni se një zotësi e rëndësishme që do t’i ndihmojë ata gjatë gjithë jetës është të qenit në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike. Mendimi kritik është aftësia për të bërë lidhje mes ideve dhe për t’i vlerësuar ato. Paraqitini udhëzimet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë mendimin kritik gjatë diskutimit të tyre në grup.

  1. Përmblidhe atë që mësove nga shkrimi i shenjtë dhe thënia që studiove.

  2. Pasi nxënësit t’i kenë thënë të gjitha përmbledhjet, diskutojini pyetjet vijuese:

  3. Çfarë ngjashmërish gjeni te thëniet dhe shkrimet e shenjta për të cilat mësove?

  4. Në ç’mënyrë janë shkrimet e shenjta ose thëniet që studiuat të veçanta nga njëra-tjetra?

  5. A ka ndonjë gjë në një citim ose shkrim të shenjtë që ju jep pikëpamje rreth diçkaje në një citim ose shkrim të shenjtë tjetër?

Të vërtetat rreth rëndësisë së arsimimit

Jepuni nxënësve një mundësi për të treguar të vërtetat që gjetën nga studimi dhe diskutimi i tyre. Mund të shkruani në tabelë pyetjen nga pjesa më herët e mësimit: “Përse është i rëndësishëm arsimimi?” dhe vërini nxënësit të shkruajnë të vërtetat që mësuan rreth pyetjes. Nxënësit mund të tregojnë të vërteta të ngjashme me ato në vijim:

Merreni parasysh të diskutoni pikëpamjet e nxënësve rreth të vërtetave që përcaktuan duke bërë pyetje si këto në vijim:

  • Cila nga të vërtetat që përcaktove ishte më kuptimplote për ty? Përse?

  • Si mendon se mund të ndikojë arsimimi në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Si i ke parë bekimet e marrjes së arsimimit në jetën tënde ose jetën e të tjerëve?

Shpjegoje me fjalët e tua

Kujtojuani nxënësve skenarin për Sarën nga fillimi i mësimit. Pasi t’ua tregoni udhëzimet vijuese, jepuni nxënësve kohë për të shënuar një përgjigje në ditarët e tyre të studimit.

Duke përdorur atë që mësove dhe ndjeve sot, krijo një përgjigje që mund t’ia tregosh Sarës e cila mund ta ndihmojë atë ta kuptojë më mirë rëndësinë e arsimimit. Në përgjigjen tënde, përfshi të paktën një referencë shkrimi të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës. Mund të përfshish edhe dëshminë tënde ose të përshkruash përvojat që ke pasur.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi për t’ia treguar përgjigjet e tyre një partneri. Disa nxënës të gatshëm mund t’ia tregojnë gjithashtu përgjigjet e tyre klasës.

Mbylleni mësimin duke i ftuar nxënësit të tregojnë atë që kanë mësuar dhe ndier që duan ta mbajnë mend. Ata mund t’i shënojnë mendimet ose ndjenjat tyre në ditarët e tyre të studimit. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e arsimimit.