“Mësimi 192 – Arsimimi për Tërë Qenien: Kërkimi i Arsimimit Shpirtëror si dhe i Atij Laik”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Arsimimi për Tërë Qenien”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 192: Përgatitja për Arsimimin dhe Punësimin e Ardhshëm
Arsimimi për Tërë Qenien
Kërkimi i Arsimimit Shpirtëror si dhe i Atij Laik
Zoti na fton të vazhdojmë edhe arsimimin shpirtëror edhe atë laik “që [ne] të mund të përgatite[mi] për gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 88:80). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për ta vazhduar arsimimin fetar ndërkohë që ndjekin arsimimin e tyre të ardhshëm laik.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Gjej kohë për Zotin në arsimimin tënd
Merreni parasysh ta filloni mësimin duke treguar skenarin vijues:
Imagjino sikur i the njërit prej shokëve të tu se ti frekuenton seminarin. Pasi ia shpjegon se çfarë është seminari, shoku të pyet: “Pse dikush do të donte të gjente kohë për një kurs si ai?”
-
Çfarë do t’i thoshe shokut tënd?
Merreni parasysh të bëni pyetje shtesë si vijueset për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si ua ka bekuar jetën frekuentimi i seminarit.
-
Si je bekuar ngaqë ke gjetur kohë për Zotin në arsimimin tënd duke frekuentuar seminarin?
-
Në ç’mënyrë të ka sjellë ndryshim frekuentimi i seminarit në studimet e tua akademike?
Shpjegoni se pasi nxënësit ta përfundojnë përvojën e tyre në seminar, ata do të kenë mundësi gjatë viteve të moshës madhore ta vazhdojnë arsimimin e tyre fetar. Ky mësim do t’i njohë nxënësit me këto mundësi.
Inkurajojini nxënësit t’u kushtojnë vëmendje nxitjeve të Shpirtit, të cilat mund t’i ndihmojnë ata ta dallojnë rëndësinë e vazhdimit të arsimimit shpirtëror gjatë gjithë studimeve të tyre akademike. Ju mund t’i ftoni nxënësit gjithashtu që të kërkojnë drejtim nga Ati Qiellor rreth mundësive për arsimim fetar që duhet të vazhdojnë në të ardhmen.
Rëndësia e të mësuarit shpirtëror
Te Doktrina e Besëlidhje, Zoti na mëson se duhet të ndjekim shumë lëndë njohurish që të mund të jemi të përgatitur për t’u shërbyer të tjerëve. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:78–80, 118, duke kërkuar këshillën e Zotit.
-
Bazuar tek ajo që mëson te këto vargje, çfarë na kërkon Zoti të mësojmë që të mund të jemi të përgatitur t’iu shërbejmë të tjerëve?
Nxënësit mund të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Zoti na fton të përqendrohemi te njohuria shpirtërore si dhe tek ajo laike ndërsa kërkojmë të mësojmë. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se arsimim laik i referohet arsimimit që nuk lidhet drejtpërsëdrejti me mësimet e ungjillit.
-
Çfarë do t’i thoshte dikujt që ndien se nuk ka kohë për arsimim fetar sepse është shumë i/e përqendruar tek arsimimi i vet laik?
Si pjesë e diskutimit tuaj për pyetjen e mëparshme, mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të studiojnë Doktrina e Besëlidhje: 29:34. Ata mund të kërkojnë mësime që i ndihmojnë ta kuptojnë më mirë se si Zoti do që ne të përqendrohemi tek arsimimi fetar si dhe ai laik.
-
Si mund ta forcojë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin përqendrimi tek arsimimi fetar krahas studimeve të tua të tjera akademike?
Pasi nxënësit të diskutojnë pyetjen e mëparshme, merreni parasysh ta paraqitni dhe shpërndani thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring.
Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, përshkroi bekimet që mund të përjetojmë teksa përpiqemi ta baraspeshojmë të mësuarit shpirtëror me atë laik:
“Përparësia jonë e parë duhet të shkojë drejt të mësuarit shpirtëror. … Është e qartë se vendosja e të mësuarit shpirtëror në vend të parë nuk na lehtëson nga të mësuarit e gjërave laike. Përkundrazi, i jep qëllim të mësuarit tonë laik dhe na jep shtysë që të punojmë më fort për të.
Nëse do ta mbajmë të mësuarit shpirtëror në vendin e vet të duhur, do të na duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira lidhur me mënyrën se si e përdorim kohën tonë. Por nuk duhet të jetë kurrë një zgjedhje e vetëdijshme që ta lëmë shpirtëroren të bëhet dytësor si model në jetën tonë. Kurrë. Ajo do të na çojë në tragjedi. Tragjedia mund të mos jetë e dukshme fillimisht, mund të mos jetë kurrë e qartë në jetën në vdekshmëri. Por mbajeni mend, është në interesin tuaj që të arsimoheni, jo vetëm për jetën e vdekshme, por për jetën e përjetshme. Kur e shihni me kthjelltësi atë realitet me vështrim shpirtëror, ju do ta vini të parin të mësuarit në mënyrë shpirtërore, e prapëseprapë nuk do ta shpërfillni të mësuarit laik. Në të vërtetë, ju do të punoni më fort për të mësuarit laik nga sa do të bënit pa atë largpamësi shpirtërore.” (Henry B. Eyring, “Education for Real Life”, Ensign, tetor 2002, f. 17–18).
Mundësitë për arsimim fetar në Sistemin Arsimor të Kishës
Ati Qiellor na ka bekuar me institucione arsimore të financuara nga Kisha të cilat mund të na ndihmojnë t’i japim përparësi të mësuarit shpirtëror. Këto institucione të frymëzuara u krijuan për të bekuar fëmijët e Perëndisë.
Ndihmojini nxënësit të njihen me mundësitë për arsimim fetar gjatë viteve të para të moshës madhore. Mund ta bëni këtë duke shfaqur materialin filmik “The Growth and Momentum of the Church Educational System” [“Rritja dhe Hovi i Sistemit Arsimor të Kishës”].
Ju mund të shpërndani edhe fletushkën e titulluar “Sistemi Arsimor i Kishës” dhe t’u jepni nxënësve kohë për të lexuar e për të mësuar rreth mundësive të ndryshme.
Si klasë, gjeni kohë për të lexuar dhe diskutuar pjesën e titulluar “Institutet e Fesë”. Jepuni nxënësve një mundësi për të bërë pyetje rreth institutit. Mund të jetë e dobishme ta ftoni një mësues vendor ose student të institutit që të flasë rreth institutit dhe t’u përgjigjet pyetjeve.
Pasi të diskutoni për institutin, jepuni nxënësve kohë për të lexuar dhe mësuar rreth mundësive të tjera që renditën në fletushkë. Ftojini nxënësit të kërkojnë prova të dashurisë së Perëndisë dhe të dëshirave të Tij për ne ndërsa studiojnë mundësitë e ndryshme. Megjithëse nxënës nga e gjithë bota frekuentojnë secilin nga institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK), mund të jetë e dobishme t’u tregoni nxënësve mundësitë që kanë më tepër lidhje me zonë tuaj. Tabela vijuese mund të ndihmojë:
|
Zona të Shënjestruara Gjeografike |
Institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK) |
|---|---|
Zona të Shënjestruara Gjeografike Në mbarë botën | Institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK) Instituti i Fesë; UBJ-Pathway Mbarëbotëror |
Zona të Shënjestruara Gjeografike Shtetet e Bashkuara dhe Kanada | Institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK) Universiteti “Brigam Jang”; “UBJ-Ajdaho” |
Zona të Shënjestruara Gjeografike Azi dhe Ishujt e Paqësorit | Institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK) UBJ-Havai |
Zona të Shënjestruara Gjeografike Juta dhe shtetet përreth | Institucionet e Sistemit Arsimor të Kishës (SAK) Kolegji “Ensign” |
Përpara se t’i ftoni nxënësit të mësojnë rreth institucioneve të tjera të SAK-ut, merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të vlerësojnë se cili nga institucionet do të kishte më tepër lidhje me ta.
Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është duke krijuar disa raste për studim që përshkruajnë njerëz të cilët përshtaten mirë me secilin nga institucionet. Një mundësi tjetër është t’u jepni nxënësve fletushkën e titulluar “Cili Institucion i SAK-ut Është i Duhuri për Mua?” Pasi nxënësit ta kenë lexuar fletushkën dhe të kenë përcaktuar nevojat dhe dëshirat e tyre, ftojini të kërkojnë institucione që mund të përshtaten mirë me ta.
Cili Institucion i SAK-ut Është i Duhuri për Mua?
Shenjoji pohimet që ndien se të përshkruajnë më së miri:
-
Prej punës ose përgjegjësive të tjera, do të më duhet elasticitet në oraret e mia.
-
Kam marrë nota të mira në të kaluarën.
-
Do të nxirrja dobi nga pasja e një mentori akademik.
-
Do ta kem të vështirë të fitoj paratë e nevojshme për të paguar universitetin.
-
Mund ta kem të vështirë të kualifikohem për shumicën e universiteteve.
-
Jam i/e interesuar për përvoja rigoroze nga ana akademike.
-
Jam i/e interesuar për klasa me numër të pakët nxënësish.
-
Po planifikoj të frekuentoj universitetin por jo një nga kolegjet ose universitetet e Kishës.
Sistemi Arsimor i Kishës
Misioni i SAK-ut: Të zhvillojë dishepuj të Jezu Krishtit që janë udhëheqës në shtëpitë e tyre, në Kishë dhe në komunitetet e tyre.
[Faqja 1]
Mbledhja e Izraelit:
“Zoti po e përdor arsimimin në mbledhjen e madhe të Izraelit që po ndodh në Kishë sot. Ai po e përgatit botën për kthimin e Tij dhe Sistemi Arsimor i Kishës është një nga burimet e shumta që Ai do të përdorë në atë përpjekje. Çdo institucion po bën diçka ndryshe për të bekuar një Kishë mbarëbotërore. Çdo institucion ka një qëllim të ndryshëm dhe një përgjegjësi nga udhëheqja e Kishës për të qenë ndryshe nga bota dhe në mënyrë interesante, ndryshe nga njëri-tjetri.”
– Plaku Klark G. Gilbert, Komisioneri i Sistemit Arsimor të Kishës
-
NËNSHKRUAJ HYRJEN për të marrë më shumë informacion rreth çdo mundësie: cesinfo.byu.edu.
-
PËR TË BËRË KËRKESË për një nga këto mundësi, shko te apply.ChurchofJesusChrist.org.
-
MËSO MË SHUMË rreth secilit institucion në faqen tjetër të kësaj fletushke.
[Faqja 2]
Institutet e Fesë
Instituti është një vend ku të rinjtë në moshë madhore mblidhen me miqtë – në shkollë ose jo – të cilët kanë një dëshirë të përbashkët për të jetuar të vërtetat e përjetshme ndërkohë që përballen me realitetet tokësore të jetës së përjetshme. Qëllimi i institutit është t’i ndihmojë të rinjtë në moshë madhore që të zbulojnë dhe zbatojnë parimet praktike për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.
Instituti i pranon studentët me atë ecuri që kanë në rrugëtimin e besimit të tyre. Ai është një vend ku ata do të përjetojnë:
-
Program mësimor të përqendruar te Krishti nga shkrimet e shenjta dhe mësimet e profetëve.
-
Eksplorim përvojash për mënyrën se si të përballohen situatat shpirtërore dhe praktike të jetës.
-
Një vend respekti, mirëkuptimi dhe sigurie për t’u përfshirë, për të bërë pyetje dhe për të fituar këndvështrime.
-
Udhëzim nëpërmjet internetit dhe me prani fizike, seminare praktike dhe diskutime ndërvepruese.
Mëso më shumë te institute.ChurchofJesusChrist.org.
UBJ-Pathway Mbarëbotëror
UBJ-Pathway Mbarëbotëror e bën një diplomë universitare të mundur për gjithkënd.
Studentët që duan elasticitetin kohor të një arsimimi nëpërmjet internetit, që duan të krijojnë siguri akademike te vetja ose që kanë nevojë për më tepër kohë për të kuptuar se çfarë të bëjnë pas shkollës së mesme ose profesionale mund të kenë dobi nga UBJ-Pathway Mbarëbotëror.
-
UBJ-Pathway Mbarëbotëror u shërben studentëve në më shumë se 180 vende.
-
Kurset janë tërësisht në internet dhe tarifat e shkollimit janë ndjeshëm më të ulëta se në shkollat e tjera.
-
Studentët mund të marrin certifikata të vlefshme për tregun dhe mund të kalojnë në diploma universitare nëpërmjet Kolegjit “UBJ-Ajdaho” dhe “Ensign”.
-
Çdo certifikatë që ofrohet zgjat një vit ose më pak për t’u marrë.
Mëso më shumë te cesinfo.byu.edu.
Universiteti “Brigam Jang”
Misioni i Universitetit “Brigam Jang” (UBJ) është t’i ndihmojë individët në synimin e tyre për përsosje dhe jetë të përjetshme. UBJ-ja siguron një periudhë të mësuari të ngjeshur në një mjedis stimulues ku pritet një zotim ndaj rezultateve të shkëlqyera dhe synohet realizimi i plotë i potencialit njerëzor. UBJ-ja kërkon të zhvillojë studentë me besim, intelekt dhe karakter të cilët kanë zotësitë dhe dëshirën për të vazhduar të mësojnë e t’u shërbejnë të tjerëve gjatë gjithë jetës së tyre.
-
UBJ-ja ka mundësi frymëzuese të të mësuarit që i ndërthurin të vërtetat shpirtërore, përvojën nga kërkimet dhe të mësuarit e drejtpërdrejtë për të gjithë studentët.
-
Ai është një trampolinë për shkollim pasuniversitar dhe karriera përmbushëse.
-
Ai siguron një përvojë tradicionale universitare me atletikën e NCAA-së dhe artin e klasit botëror dhe interpretime muzikore.
Mëso më shumë te cesinfo.byu.edu.
UBJ-Ajdaho
“UBJ-Ajdaho” ndërton dëshmi për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit dhe i kultivon parimet e tij në një mjedis të shëndetshëm akademik, kulturor dhe shoqëror. Lëndët janë hartuar për të ofruar përvojë nga bota reale për t’i përgatitur studentët me interesa dhe aftësi të ndryshme për të mësuarit dhe punësim gjatë gjithë jetës. “UBJ-Ajdaho” kërkon të ofrojë një arsimim me cilësi të lartë me një kosto të ulët për sa më shumë studentë që të jetë e mundur.
-
Diplomat ofrohen për më shumë se 100 specialitete.
-
Anëtarët e trupës pedagogjike janë ekspertë në fushat e tyre përkatëse dhe e vendosin mësimdhënien dhe udhëheqjen e studentëve të tyre si përparësinë e tyre kryesore.
-
Numri mesatar i studentëve të një klase është 30.
Mëso më shumë te cesinfo.byu.edu.
UBJ-Havai
Me një përqendrim te studentët nga Oqeania dhe skaji aziatik i Paqësorit “UBJ-Havai” i përgatit studentët të jenë shembuj për botën për paqe dhe unitet ndërkulturor nëpërmjet të jetuarit të mësimeve të Jezu Krishtit. Ata me diplomë pasuniversitare nga “UBJ-Havai”, janë të përgatitur për një jetë shërbimi. Ata demonstrojnë zotësitë dhe karakterin e një udhëheqësi shërbyes.
-
Studentët i planifikojnë vetë shtigjet e tyre të pashembullta akademike duke përzgjedhur një specialitet kryesor dhe dy dytësorë ose certifikata në fusha të ndryshme studimi.
Mëso më shumë te cesinfo.byu.edu.
Kolegji “Ensign”
Me përqendrim te studentët nga zona më e gjerë e Jutës, Kolegji “Ensign”, zhvillon dishepuj të aftë dhe të mirëbesuar të Jezu Krishtit. Programi i bazuar tek zotësitë sigurohet që studentët të marrin përvojë që i përgatit për të marrë një pagë konkurruese pas një deri në katër vjetësh. Një mjedis që të ushqen shpirtërisht e plotëson të mësuarit e thellë në klasë.
-
Çdokush mund të bëjë kërkesë.
-
Ka më shumë se 25 mundësi certifikatash, të cilat mund të zbatohen për një diplomë profesionale ose universitare.
-
Certifikatat dhe diplomat nëpërmjet internetit janë në dispozicion nëpërmjet UBJ-Pathway Mbarëbotëror.
-
Atje ka një trupë të larmishme studentësh.
Mëso më shumë te cesinfo.byu.edu.
Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i lexuar dhe studiuar mundësitë, jepuni atyre kohë për të treguar atë që mësuan duke diskutuar pyetje si ato në vijim:
-
Çfarë pikëpamjesh të erdhën teksa i studiove këto mundësi?
-
Çfarë provash gjete për dashurinë dhe dëshirat e Perëndisë për fëmijët e Tij?
-
Çfarë pyetjesh ke ende?
Bëj një plan
Krijo një plan për t’i dhënë përparësi arsimimit tënd shpirtëror tani si dhe në të ardhmen.
-
Nëse të kanë mbetur ende disa vjet në seminar, shkruaj një synim për të vazhduar ta bësh një përparësi arsimimin shpirtëror.
-
Nëse je afër përfundimit të seminarit, shkruaj se cili do të jetë hapi yt i radhës.
-
Si do të të ndihmojë plani yt për t’iu afruar më shumë Shpëtimtarit?
Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë planin e tyre klasës. Inkurajojini ata të flasin me një prind, një udhëheqës të Kishës ose një mentor rreth planeve dhe shpresave të tyre për të ardhmen.
Jepni dëshminë tuaj për vlerën që ka kur e bëni një përparësi të mësuarit shpirtëror.