“Mësimi 189 – Të Përsosemi në Jezu Krisht: Një Proces i Bërjes më Shumë si Shpëtimtari”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Të Përsosemi në Jezu Krisht”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 189 – Shëndeti Fizik dhe Emocional
Të Përsosemi në Jezu Krisht
Një Proces i Bërjes më Shumë si Shpëtimtari
Shumë presione dhe pritshmëri në jetë mund të na bëjnë të mundohemi nga mania e përsosurisë ose të mendojmë gabimisht se kemi nevojë të jemi vetë të përsosur. Për shkak të flijimit të madh të Shpëtimtarit, ne mund “të përsos[e]mi në të” (Moroni 10:32). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë gabimet e të menduarit që lidhen me maninë e përsosurisë dhe mund t’i ndihmojë ata të drejtohen te Zoti.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mania e Përsosurisë
Merreni parasysh t’i paraqitni disa nga mendimet vijuese në tabelë dhe t’i lexoni së bashku si klasë. Ndihuni të lirë t’i përshtatni ose ndryshoni ato sipas mendimeve të tjera mbi maninë e përsosurisë, që janë më të përshtatshme për nxënësit tuaj.
-
“Nuk jam i/e sigurt se do të jem ndonjëherë i/e mirë sa duhet.”
-
“Nuk jam aq i zoti për këtë sa ajo.” “Nuk e di as përse përpiqem”
-
“Ndiej sikur kam nevojë të shtirem si më i/e lumtur dhe sikur jam më mirë nga sa jam.”
Për një shembull të disa prej këtyre mendimeve, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Self-Compassion” [“Dhembshuria për Veten”] (2:58) nga kodi kohor 0:00 deri në 0:53.
Ftojini nxënësit t’i drejtohen një partneri dhe t’u përgjigjen pyetjeve vijuese.
-
Sa të zakonshme mendon se janë mendimet si këto?
-
Përse mund të ndihen njerëzit të tunduar të mendojnë në këtë mënyrë?
Mund të shpjegoni se këto thënie mund të merren parasysh si shembuj të të menduarit për përsosuri. Mund të shkruani mania e përsosurisë në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë përshkrimet e mundshme rreth saj.
Merreni parasysh ta paraqitni thënien vijuese. Nxitini nxënësit të kërkojnë pikëpamje shtesë që mund t’i shtojnë në tabelë.
Plaku Vern P. Stenfill, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi:
“[Mania e përsosurisë] kërkon një standard të pamundur, të vetimponuar që na krahason me të tjerët. Kjo shkakton ndjenja faji dhe ankth dhe mund të na bëjë të duam të tërhiqemi dhe të izolohemi.” (Vern P. Stenfill, “E Korra e Papërsosur”, Liahona, maj 2023, f. 113)
Për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë se si ta shohin maninë e përsosurisë në jetën e tyre dhe se si ta kapërcejnë atë, mund të paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit t’i përsiatin përgjigjet e tyre.
Mendo se si mund të jesh i prekshëm ndaj mendimeve që vijnë nga mania e përsosurisë. Nëse dëshiron mund t’i shënosh përgjigjet për disa prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit.
-
Çfarë standardesh joreale mund të vendosësh për veten?
-
Si e krahason ti veten me të tjerët në mënyra të pashëndetshme?
-
Si mund të drejtohesh te Zoti për të trajtuar këtë lloj të menduari?
Inkurajojini nxënësit të kërkojnë zbulesë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë ndërsa studiojnë mënyrat se si mund të drejtohen te Shpëtimtari për të mposhtur të menduarit nisur nga mania e përsosurisë?
Të përsosur në Jezu Krisht
Plaku Vern P. Stenfill tregoi se ku mund të përqendrohemi për të mposhtur të menduarit nisur nga mania e përsosurisë:
“Mbajeni mend se [mania e] përsosuri[së] nuk është e njëjta gjë si përsosja në Krisht.…
Bërja i/e përsosur në Krisht është … procesi, i udhëhequr plot dashuri nga Fryma e Shenjtë, i bërjes më shumë si Shpëtimtari. Standardet janë vendosur nga një Atë Qiellor dashamirës dhe i gjithëditur dhe janë përkufizuar qartë te besëlidhjet të cilat ftohemi t’i përqafojmë. Kjo na çliron nga barrët e fajit dhe pamjaftueshmërisë, duke theksuar gjithmonë faktin se cilët jemi në sytë e Perëndisë.” (Vern P. Stenfill, “E Korra e Papërsosur”, Liahona, maj 2023, f. 113)
-
Çfarë t’u duk kuptimplotë në këtë thënie?
Nëse nxënësit nuk shprehen vetvetiu, merreni parasysh t’i ftoni ta përmbledhin se çfarë do të thotë të përsosesh në Krisht. Duke përdorur fjalët e nxënësve, shkruajeni parimin vijues në tabelë: Të bërit të përsosur në Jezu Krisht është procesi, i udhërrëfyer me dashuri nga Fryma e Shenjtë, i të bërit më shumë si Shpëtimtari. Merreni parasysh të shkruani Të bërit i përsosur në Krisht në tabelë pranë fjalës përsosuri.
Ndërkohë që vizitonte banorët e lashtë të kontinentit amerikan, Shpëtimtari ripohoi se bërja i përsosur është diçka që dëshiroi Ai dhe Ati i Tij për të gjithë ne. Lexo te 3 Nefi 12:48 (shih gjithashtu Mateu 5:48), duke kërkuar atë që tha Shpëtimtari.
Disa njerëz mund të mundohen me mendimet e përsosurisë ndërsa e lexojnë këtë varg.
-
Si mund të na ndihmojnë thëniet e Plakut Stenfill ta kuptojmë më mirë atë që është duke na mësuar Shpëtimtari në këtë varg?
-
Si mund të na ndihmojë kjo të drejtohemi te Zoti kur mundohemi me të menduarit për përsosuri?
Të bëhemi më shumë si Shpëtimtari
Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë këtë parim, merreni parasysh të shpërndani fletushkën “Të Bërit i Përsosur në Jezu Krisht”.
Nxënësit mund t’i studiojnë referencat e shkrimeve të shenjta dhe thëniet në grupe të vogla, me çdo person që merr një ose dy thënie dhe referenca të shkrimeve të shenjta. Ose mund t’i jepni secilit grup një thënie dhe referencë të shkrimeve të shenjta për ta studiuar.
Të Bërit i Përsosur në Jezu Krisht
Lexoji referencat vijuese të shkrimeve të shenjta. Kërko frazat që e shtojnë vetëbesimin tënd se Shpëtimtari mund të na ndihmojë t’i mposhtim papërsosuritë tona dhe të bëhemi më shumë si Ai. Mund të bësh një listë të asaj që gjen në ditarin tënd të studimit ose në pjesën e pasme të fletushkës.
Lexoji thëniet vijuese. Kërko atë që mund të bëjmë për të mposhtur të menduarit për përsosuri dhe të përqendrohemi për t’u bërë më të mirë nëpërmjet Jezu Krishtit. Mund të theksosh frazat që të bëjnë përshtypje.
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për atë që Zoti pret dhe nuk pret prej nesh:
“Perëndia nuk ka nevojë për njerëz që janë pa të meta. Ai kërkon ata që do të ofrojnë ‘zemrën [e tyre] dhe një mendje të gatshme’ [Doktrina e Besëlidhje 64:34] dhe Ai do t’i bëjë ata ‘të përsosur në Krisht’ [Moroni 10:32–33].” (Dieter F. Uchtdorf, “Five Messages That All of God’s Children Need to Hear” [takim shpirtëror nga Java e Edukimit në Universitetin “Brigam Jang”, 17 gusht 2021], f. 3, speeches.byu.edu)
Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se çfarë mund të bëjmë kur shohim papërsosuritë tona:
“Le të bëjmë më të mirën që mundemi dhe të përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë. Kur vihen në dukje papërsosuritë tona, ne mund të vazhdojmë të përpiqemi t’i korrigjojmë ato. Mund të jemi më falës ndaj të metave te vetja jonë dhe mes atyre që i duam.” (Russell M. Nelson, “Perfection Pending”, Ensign, nëntor 1995, f. 88)
Pasi nxënësit të kenë studiuar, ftojini t’u tregojnë grupeve të tyre atë që kanë mësuar. Ndihmojini të diskutojnë se si këto shkrime të shenjta dhe thënie kanë lidhje me ta.
Diskuto për frazat që i gjete në këto shkrime të shenjta ose thënie që:
-
Të kanë ndihmuar në të shkuarën me ndjenjat e të mos qenit në lartësinë e pritshmërive.
-
Të kanë bërë të kesh pyetje rreth tyre.
-
Do të doje t’i zbatoje në jetën tënde.
Zëvendësimi i manisë së përsosurisë me të bërit të përsosur në Jezu Krisht
Zotësia vijuese mund të na ndihmojë ta korrigjojmë të menduarit që vjen nga mania e përsosurisë dhe të përqendrohemi për t’u bërë më të mirë nëpërmjet Jezu Krishtit.
Përkufizoni: Sigurohuni që zotësia vijuese të jetë e qartë për nxënësit. Merreni parasysh t’i shkruani pyetjet në tabelë.
Kur ta dallosh një mendim që vjen nga mania e përsosurisë, bëji vetes pyetjet vijuese:
-
Si mund të dojë Shpëtimtari që ta shoh veten me dhembshuri dhe durim?
-
Në vend që të përpiqem ta bëj çdo gjë vetë, si mund ta pranoj dhe të mbështetem te Shpëtimtari dhe fuqia e Tij për të më ndihmuar?
Jepni modelin: Përzgjidhni një nga mendimet që vjen nga mania e përsosurisë nga fillimi i mësimit, si: “Nuk jam aq i zoti për këtë sa ajo. Nuk e di as përse përpiqem.” Duke e mbajtur këtë mendim ndër mend, bëjuni nxënësve pyetjen e parë (“Si mund të dojë Shpëtimtari që ta shoh veten me dhembshuri dhe durim?”). Për të dëgjuar disa përgjigje të mundshme, shikojeni pjesën e mbetur të materialit filmik “Self-Compassion” [“Dhembshuria për Veten”] (2:58) nga kodi kohor 0:54 deri në 2:58.
Nxënësit mund të tregojnë një pjesë të asaj që vijon: Zoti nuk shqetësohet se si po ecim ne në krahasim me të tjerët. Ne mund të jemi të duruar me veten nëse nuk po përparojmë aq shpejt sa të tjerët dhe ta kuptojmë se të tjerët kanë mundimet e veta. Ne mund ta kuptojmë se shumica e përparimit është gradual. Ne mund të kërkojmë nxitje nga Shpirti që t’i drejtohemi Zotit dhe të dimë se do të përparojmë në kohën e Zotit.
Bëjeni pyetjen e dytë më lart (“Në vend që të përpiqem ta bëj çdo gjë vetë, si mund ta pranoj dhe mbështetem te Shpëtimtari dhe fuqia e Tij për të më ndihmuar?”). Nxënësit mund të thonë se, ndërsa pendohemi dhe i drejtohemi Shpëtimtarit, Ai ka fuqinë të na pastrojë nga mëkati dhe të na ndihmojë të përmirësohemi dhe të bëhemi si Ai. Ai na fton të përqendrohemi tek Ai, jo tek të tjerët, për ndihmë. Ne mund të përpiqemi ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe të lutemi që Ati Qiellor t’i bekojë përpjekjet tona. Ne plot lutje kërkojmë prova të ndihmës së Tij dhe të mënyrave se si po përmirësohemi.
Ushtrohuni: Ftojini nxënësit ta bëjnë veprimtarinë vijuese në dyshe dhe sigurohuni që çdo nxënës të ketë një mundësi për t’u ushtruar.
Përzgjidh një nga shembujt e mendimeve që vijnë nga mania e përsosurisë në fillim të mësimit. Me ketë mendim në mendje, përgjigju për pyetjet më sipër.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa dyshe të tregojnë atë që mësuan nga ushtrimi. Disa mund të vënë re se të ftuarit e Shpëtimtarit në mendimet e tyre i ndihmojnë ata të ndiejnë dashurinë dhe durimin e Tij.
Inkurajojini nxënësit të përsiatin se si mund t’i përdorin këto zotësi në jetën e tyre. Ftojini ata të veprojnë sipas mbresave që mund të kenë marrë ndërsa kërkojnë ndihmën e Shpëtimtarit.
Mund ta mbyllni orën mësimore duke dëshmuar për bekimet që vijnë nga përpjekjet tona të vazhdueshme që të bëhemi si Jezu Krishti.