Seminari
Doktrina e Besëlidhje 133–134: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 133–134: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 133–134”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 133–134

Doktrina e Besëlidhje 133–134

Vështrim i Përgjithshëm

Te Doktrina e Besëlidhje 133, Zoti zbulon ngjarjet që do t’i paraprijnë Ardhjes së Tij të Dytë dhe mënyrën se si shenjtorët e Tij mund të përgatiten për ato ngjarje; Ai gjithashtu zbuloi më shumë rreth karakterit dhe cilësive të Tij. Te Doktrina e Besëlidhje 134, udhëheqësit e Kishës përvijuan bindjet e Kishës për sa i përket qeverisë dhe fesë.

ikona e trajnimit Përqendrohuni te Jezu Krishti ndërsa i jepni mësim shkrimet e shenjta: Shpenzoni kohë për t’i ndihmuar nxënësit t’i dallojnë të vërtetat rreth Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij shëlbuese. Vini në dukje fragmentet e shkrimit të shenjtë që mund ta rritin besimin e tyre tek Ai. Merreni parasysh të bëni pyetje që do t’i ftojnë nxënësit të përsiatin se si Jezu Krishti mund t’i bekojë, forcojë dhe udhërrëfejë ata. Për më shumë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni pjesën “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 133:41–56”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 133:1–40

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 133:41–56

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë cilësitë dhe karakterin e Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një figurë që përshkruan Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Inkurajojini ata t’i diskutojnë me familjen ose miqtë cilësitë e Shpëtimtarit që përshkruhen në veprën e artit.

  • Figurë për t’u paraqitur: Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit

  • Materiale: Copa letrash për grupe të vogla nxënësish që t’i ndajnë mes tyre

Doktrina e Besëlidhje 134

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e lirisë fetare dhe të bindjes ndaj ligjeve të qeverisë atje ku jetojnë.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë se si studimi i librit Doktrina e Besëlidhje i ka ndihmuar të rriten shpirtërisht.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si njohuria dhe dëshmia e tyre për ungjillin është rritur dhe thelluar gjatë këtij viti të shkuar ose dy. Ata mund të reflektojnë edhe mbi atë që ndiejnë se ka shkaktuar ndryshimin më të madh në përparimin e tyre shpirtëror.

  • Figura për t’u paraqitur: Fazat e ndryshme të ndërtimit të Tempullit të Solt‑Lejkut; vaskë pagëzimi në tempull

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Gurë të ashpër dhe të lëmuar ose një figurë gurësh të ashpër dhe të lëmuar