Seminari
Mësimi 145 – Doktrina e Besëlidhje 134: Një Deklaratë në Lidhje me Qeveritë


“Mësimi 145 – Doktrina e Besëlidhje 134: Një Deklaratë në Lidhje me Qeveritë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 134”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 145: Doktrina e Besëlidhje 133–134

Doktrina e Besëlidhje 134

Një Deklaratë në Lidhje me Qeveritë

disa motra përpara një ndërtese të Kishës

Në përgjigje ndaj përndjekjeve dhe akuzave rreth bindjeve të Kishës, udhëheqësit e Kishës shkruan një dokument për të sqaruar qëndrimin e Kishës mbi qeverinë dhe fenë. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e lirisë fetare dhe të bindjes ndaj ligjeve të qeverisë atje ku jetojnë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përvoja e Presidentit Nelson me një mbret

Për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh ta përmblidhni paragrafin vijues dhe të lexoni thënien më poshtë nga Presidenti Rasëll M. Nelson. Ose mund të shfaqni materialin filmik “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” nga kodi kohor 0:00 deri në 3:16. Ky material filmik është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

15:2

Në vitin 1986, Presidenti Rasëll M. Nelson ishte një folës i ftuar në një universitet në Akra të Ganës. Pas fjalëve të Presidentit Nelson, një mbret fisnor iu afrua dhe i bëri pyetje rreth Jezu Krishtit. Presidenti Nelson dha pikëpamje nga 3 Nefi që i lanë shumë përshtypje mbretit.

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Pasi e përjetoi fuqinë e fjalëve të Shpëtimtarit te 3 Nefi, mbreti tha: ‘Nëse do të kthehem në besim dhe bashkohem me Kishën, do ta sjell gjithë fisin tim me vete’.” (Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 61)

Përpara se të jepni përgjigjen vijuese nga Presidenti Nelson, ndaloni për t’i pyetur nxënësit se si mund të reagonin po të shërbenin si misionarë mes popullit të këtij mbreti dhe ta dëgjonin të thoshte këtë.

Presidenti Nelson u përgjigj “O, mbret, … nuk funksionon në atë mënyrë” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 61).

  • Çfarë di rreth planit të Atit Qiellor që mund të të ndihmojë ta shpjegosh përgjigjen e Presidentit Nelson?

  • Ndonëse mbreti mund të ketë pasur qëllime të mira, pse është thelbësore që kthimi në besim i njerëzve tek ungjilli i Shpëtimtarit të jetë një zgjedhje individuale?

Nëse nxënësit janë kureshtarë se çfarë i tha tjetër Presidenti Nelson mbretit, tregojuni atë që ai dha mësim: “Kthimi në besim është një çështje individuale. … Çdo individ merr një dëshmim dhe një dëshmi për ungjillin e Jezu Krishtit” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, f. 61).

Ftojini nxënësit të kërkojnë udhërrëfimin e Atit Qiellor gjatë mësimit të sotëm rreth arsyes pse është e rëndësishme që ata të kenë lirinë për të zgjedhur të ndjekin Jezu Krishtin në përputhje me dëshirat e tyre. Gjithashtu, ftojini ata të marrin parasysh rëndësinë e bindjes ndaj ligjeve të vendit dhe respektin ndaj atyre që kanë bindje të ndryshme nga ata. Nëse doni, mund t’u jepn kohëi nxënësve që të shkruajnë mendimet e tyre për një ose më shumë nga këto ide përpara se të vazhdoni.

Rëndësia e qeverisë dhe fesë

Në vitet 1830, anëtarët e Kishës po përballeshin me përndjekje, pjesërisht për perceptimin e gabuar që ata do t’i shpërfillnin ligjet e qeverisë në emër të fesë. Për të ndihmuar të sqarohet zotimi i shenjtorëve për të zbatuar ligjet e vendit krahas ushtrimit të lirisë së fesë, udhëheqësit e Kishës shkruan një deklarim të bindjeve që tani njihet si Doktrina e Besëlidhje 134.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë përmbajtjen e këtij seksioni, merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe. Secili partner mund të caktohet që të përqendrohet te njëra nga dy të vërtetat vijuese:

  1. Ne besojmë në bindjen ndaj ligjeve të qeverisë ku jetojmë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 134:1, 3, 5–6).

  2. Ne besojmë në lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes (shihni te Doktrina e Besëlidhje 134:2, 4–5, 7).

Çdo partner mund të lexojë vargjet që lidhen me të vërtetën e vet, duke kërkuar fjalë dhe fraza që e përkrahin ose e sqarojnë atë të vërtetë. Partnerët më pas mund t’i mësojnë njëri‑tjetrit atë që mësuan.

Kur nxënësit të kenë përfunduar të folurit me partnerët e tyre, ftojini disa vullnetarë që t’u përgjigjen pyetjeve vijuese:

  • Çfarë të la mbresë nga ajo që lexove?

  • Çfarë pyetjesh mund të ketë dikush pas leximit të këtyre vargjeve?

ikona e fletushkësPër t’i ndihmuar nxënësit të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë të vërtetat në këtë mësim, merreni parasysh të bëni sa vijon:

Ndajini nxënësit në grupe të vogla. Secili grup mund të studiojë dhe diskutojë fletushkën e parë. Më pas nxënësit mund të rindahen në dy grupe të reja për të studiuar dhe diskutuar fletushkën e dytë.

Përndryshe, gjysma e grupeve mund të studiojë njërën fletushkë dhe gjysma tjetër mund të studiojë fletushkën tjetër. Grupet më pas mund t’i tregojnë atë që mësuan, një grupi që studioi një fletushkë tjetër.

Ne Besojmë në Bindjen ndaj Ligjit të Qeverisë ku Jetojmë

Lexoje skenarin vijues.

Dorina po shërben në një mision ku qeveria nuk e lejon shpërndarjen e ungjillit jashtë një ndërtese të kishës. Ajo ndihet e pezmatuar ngaqë e di se ka njerëz në qytet që do ta pranonin ungjillin e Jezu Krishtit nëse ajo do të mundej të fliste më haptas rreth tij. Ajo po merr parasysh të flasë fshehurazi me njerëzit në rrugë për t’u dhënë mësim rreth Shpëtimtarit.

  • Si do të reagoje ndaj kësaj situate?

Lexoji materialet vijuese, duke menduar rreth asaj që mund ta ndihmojnë Dorinën të kuptojë se çfarë do të donte Ati Qiellor që ajo të bënte.

Për të parë se si Shpëtimtari reagoi ndaj konfliktit të mundshëm mes qeverisë dhe fesë, lexo te Mateu 22:15–22 dhe thënien vijuese nga President Dallin H. Ouks i Presidencës së Parë:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Ndërkohë që të gjithë besimtarët nderojnë ligjin hyjnor, shumica e pranojnë se ligji civil shugurohet gjithashtu nga Perëndia. Zoti Jezu Krisht na drejtoi: ‘Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë’ (Mateu 22:21). Sipas kësaj, ne duhet, deri në shkallën që është e mundur, t’iu bindemi të dyja sistemeve të ligjit. Kur ka përplasje të dukshme, ne duhet të krijojmë harmoni mes tyre. Kur ato janë vërtet të papajtueshme, duhet të bashkohemi me të tjerë me të njëjtën mendësi për t’u përpjekur të ndryshojmë ligjin civil që ai të përshtatet me ligjin hyjnor. Në të gjitha rastet, duhet të jemi shumë të matur përpara se të vendosim – në rrethanat më të rralla të mundshme – të shpërfillim njërin ligj për të favorizuar tjetrin.” (Dallin H. Oaks, “The Boundary between Church and State” [fjalim i mbajtur në Konferencën e Dytë Vjetore të Gjykatës/Klerit të Sakramentos 20 tetor 2015], newsroom.ChurchofJesusChrist.org)

Përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Çfarë mësove që mund ta ndihmojë Dorinën të kuptojë se ajo duhet t’i respektojë ligjet e vendit ku shërben?

  • Pse mendon se bindja ndaj ligjit ku jeton është një parim i ungjillit të Jezu Krishtit?

Ne Besojmë në Lirinë e Fesë dhe të Ndërgjegjes

Përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Kur ke diskutuar për fenë ose bindjet shpirtërore me dikë, bindjet e të cilit janë ndryshe nga të tuat?

  • Si reagoi personi ndaj bindjeve të tua? Si reagove ti ndaj bindjeve të tij ose të saj?

Merre parasysh skenarin vijues.

Lisi është pjesë e skuadrës së futbollit në shkollën e tij. Një nga anëtarët e skuadrës, Zani, ka një ritual fetar personal që e bën përpara çdo ndeshjeje. Zani është i vetmi person me atë fe në skuadër. Anëtarët e tjerë të skuadrës kanë vënë re atë që bën Zani dhe kanë filluar ta ngacmojnë prej kësaj. Lisi e di se feja e Zanit shihet nganjëherë negativisht nga njerëzit në komunitetin e tyre.

Studioji materialet vijuese, duke menduar se si ato mund të gjejnë zbatim për situatën e Lisit dhe për ndërveprimet e tua me ata që kanë besim të ndryshëm nga i yti.

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim:

Profeti Jozef Smith

“Nëse është treguar se unë kam qenë i gatshëm të vdes për një ‘mormon’, nuk trembem të deklaroj përpara Qiellit se jam po aq i gatshëm që të vdes në mbrojtje të të drejtave të një presbiteriani, baptisti, ose një njeriu të mirë të cilësdo feje tjetër; sepse i njëjti parim që do të nëpërkëmbte të drejtat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme do të nëpërkëmbte të drejtat e … çfarëdo feje tjetër, që mund të jetë e panjohur dhe tepër e dobët për të mbrojtur veten.

Është dashuria për lirinë që e frymëzon shpirtin tim – liria civile dhe fetare për të gjithë racën njerëzore.” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 368)

  • Çfarë mund t’i tregosh Lisit që mund ta ndihmojë atë të reagojë ndaj situatës ku ndodhet?

  • Çfarë mësove rreth mënyrës se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të donte që t’i trajtoje ata që kanë besim të ndryshëm nga ti?

Pasi grupet të kenë pasur mundësinë të mësojnë nga të dyja fletushka, merreni parasysh t’u jepni atyre mundësinë për të diskutuar atë që mësuan ose për të bërë pyetje rreth asaj që studiuan.

Nëse ju duket se do të ishte e dobishme ta diskutonit më tej atë që mësuan nxënësit rreth dy të vërtetave, merreni parasysh të përdorni pyetjet vijuese.

  • Si mund të mbrojë një njeri bindjet e veta ndërkohë që i respekton bindjet e ndryshme të të tjerëve?

  • Si mund të na e rritë aftësinë për të zbatuar planin e Atit Qiellor për shpëtimin bindja ndaj ligjeve?

  • Cilat ndien se janë mënyrat e duhura për të inkurajuar lirinë fetare brenda ligjeve ku jeton?

    Mund ta mbyllni mësimin duke i ftuar nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese në ditarët e tyre të studimit. Disa nxënës mund ta tregojnë atë që shkruan.

  • Çfarë ndien se Ati Qiellor do të donte që të bëje me atë që mësove sot?