Seminari
Mësimi 143 – Doktrina e Besëlidhje 133:1–40: Përgatitja për të takuar Shpëtimtarin


“Mësimi 143 – Doktrina e Besëlidhje 133:1–40: Përgatitja për të takuar Shpëtimtarin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 133:1–40”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 143: Doktrina e Besëlidhje 133–134

Doktrina e Besëlidhje 133:1–40

Përgatitja për të takuar Shpëtimtarin

Në nëntor 1831, udhëheqësit e Kishës dëshironin të dinin më shumë rreth predikimit të ungjillit dhe mbledhjes së Izraelit. Zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 133 përshkruan ngjarjet që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, dhe mënyrën se si shenjtorët e Tij mund të përgatiten për ato ngjarje. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Ardhja e Dytë e Zotit Jezu Krisht

Figurë e krijuar nga inteligjenca artificiale

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Koha për t’u përgatitur

Kërkojuni nxënësve të thonë përmendsh frazën kyç nga fragmenti i zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 29:10–11 (pa përdorur shkrimet e shenjta ose pa pasur kohë për t’u përgatitur). Mund ta quani veprimtarinë një provim të befasishëm. Më pas bëjuni nxënësve pyetjen vijuese.

  • Si do të kishin qenë ndryshe rezultatet po ta kishe ditur për këtë provim ditë ose madje javë përpara?

Mund t’u jepni nxënësve 2 deri në 3 minuta që të përgatiten për ta bërë edhe një herë provimin. Pastaj shihni se si përmirësohet aftësia e tyre për ta thënë përmendsh frazën.

Ftojini nxënësit ta krahasojnë këtë veprimtari me mënyrën se si do të ndryshojë përvoja jonë po të përpiqemi të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Ftojini ata t’i përsiatin ose shënojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese.

  • Si ndihesh rreth takimit me Shpëtimtarin kur Ai të vijë përsëri?

  • Sa i/e përgatitur ndihesh për kthimin e Tij? (Për çfarë ke më shumë entuziazëm? Çfarë të shqetëson rreth asaj dite?)

Ndërsa nxënësit studiojnë sot, inkurajojini ata të kërkojnë mbresa shpirtërore rreth mënyrës se si të përgatiten për kthimin e Shpëtimtarit.

Sa vijon mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë kontekstin e seksionit Doktrina e Besëlidhje 133. Ju ose një nxënës vullnetar mund ta lexoni ose përmblidhni paragrafin.

Në nëntor 1831, shumë udhëheqës të Kishës donin të dinin më shumë rreth predikimit të ungjillit dhe mbledhjes së Izraelit. Jezu Krishti dha këtë zbulesë në përgjigje të këtyre dëshirave të sinqerta. Tani si seksioni Doktrina e Besëlidhje 133, kjo zbulesë u botua fillimisht si shtojca e Librit të Urdhërimeve. Ajo u mor dy ditë pas seksionit 1, i cili në fillim njihej si “parathënia e Zotit”.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 133:1–4, 10–11, duke kërkuar atë që zbuloi Shpëtimtari rreth kthimit të Tij në tokë.

  • Çfarë zbulove?

  • Çfarë mëson nga vargu 4 rreth dëshirave të Shpëtimtarit për ne?

    Teksa nxënësit flasin, mund të shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Jezu Krishti na fton të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë.

  • Cilat mendon se janë disa nga mënyrat më të rëndësishme për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?

Përgatitja për Ardhjen e Dytë

Për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë mënyrat se si mund të përgatiten për Ardhjen e Dytë, mund të shtoni fjalën “duke …” në fund të së vërtetës së theksuar me të zezë në tabelë. Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet vijuese në grupe më të vogla. Më pas kërkojuni atyre të renditin në tabelë mënyrat se si Shpëtimtari na fton të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 133:5–16, 36–40, 62, duke kërkuar fjalët dhe frazat që do të na ndihmojnë të përgatitemi për kthimin e Shpëtimtarit.

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të japin ide se si mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Ftojini grupet të përzgjedhin një nga idetë e përgatitjes në tabelë, ose caktojini një temë secilit grup. Nxënësit mund të përgatitin një paraqitje për t’u mësuar të tjerëve si të jenë gati për Ardhjen e Dytë. Merreni parasysh t’u jepni tabelën e afisheve ose disa copa letrash dhe shenjues me ngjyrë për t’i ndihmuar nxënësit të krijojnë paraqitjet e tyre. Inkurajojini ata të përdorin programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta dhe burime të tjera për t’i ndihmuar të përgatiten. Çdo paraqitje mund të përfshijë këto elemente:

  • Pohimin e së vërtetës që grupi përzgjodhi ose iu caktua

  • Ide specifike për mënyrën se si adoleshentët mund ta zbatojnë atë që mësuan, për të qenë më të mirëpërgatitur për ta takuar Shpëtimtarin

  • Shkrime të shenjta që lidhen me të, një thënie nga një udhëheqës i Kishës ose një fragment nga broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve mbi temën

  • Një vizatim, një afishe, meme ose përfaqësim tjetër pamor që mund ta ndihmojë dikë të kuptojë si të përgatitet për Ardhjen e Dytë

ikona e fletushkësNëse nxënësit kanë nevojë për udhërrëfim shtesë, mund t’u jepni grupeve një pjesë të fletushkës vijuese që i përket temës së tyre.

Jezu Krishti na Fton të Përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë duke …

… u larguar nga Babilonia (ligësia) (shih te Doktrina e Besëlidhje 133:4–5, 7, 12–14).

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Qyteti i lashtë i Babilonisë është i rrënuar. Madhështia e saj ka ikur prej kohësh. Por, sikurse me Babiloninë, dhënia pas gjërave të botës dhe ligësia vazhdojnë të jetojnë. Tani bie mbi supet tona që të jetojmë si besimtarë në një botë mosbesimi. … Ne[ve do të na duhet] të qëndrojmë të qetë nën trysninë e shoqërisë, të mos ndikohemi nga prirjet e shumëpërhapura ose profetët e rremë, të mos ia vëmë veshin talljes së të pafeve, t’u bëjmë ballë tundimeve të të ligut dhe ta mposhtim vetë përtacinë tonë.” (Diter F. Uhtdorf, “Mos Ki Frikë, Vetëm Ki Besim”, Liahona, nëntor 2015, f. 77–78)

… mbledhur Izraelin (shih te Doktrina e Besëlidhje 133:4, 7–9, 37–38).

Presidenti Rasëll M. Nelson na kujtoi:

Presidenti Rasëll M. Nelson

Në çfarëdo kohe që bëni çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën prej anëve të velit – të hedhë një hap drejt bërjes së besëlidhjeve jetike me Perëndinë dhe marrjes së ordinancave të veta thelbësore të pagëzimit dhe tempullit, ju po ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Kaq e thjeshtë është.” (Rasëll M. Nelson, në “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

… u penduar dhe duke u shenjtëruar nëpërmjet Jezu Krishtit (shih te Doktrina e Besëlidhje 133:5, 16, 34–35, 62).

Motra Karol F. Mek‑Konki, ish‑Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, shpjegoi:

Motra Karol F. Mek‑Konki

“Me besim te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij, ne mund të bëhemi të pastër, pa njollë, kur ne ia mohojmë vetes ligësinë dhe pendohemi me sinqeritet. Ne pagëzohemi me ujë për heqjen e mëkateve. Shpirtrat tanë shenjtërohen kur ne e marrim Frymën e Shenjtë me zemra të hapura. Çdo javë, ne marrim ordinancën e sakramentit. Në një shpirt pendimi, me dëshira të sinqerta për drejtësi, ne bëjmë besëlidhje se ne jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Krishtit, ta kujtojmë Atë dhe të zbatojmë urdhërimet e Tij që të mund të kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me ne.” (Karol F. Mek‑Konki, “Shkëlqimi i Shenjtërisë”, Liahona, maj 2017, f. 10)

Ftojeni secilin grup që t’ua tregojë paraqitjen e vet të tjerëve. Sigurohuni që, si pjesë e paraqitjeve të tyre, nxënësit të japin ide për mënyrën se si adoleshentët mund ta zbatojnë atë që mësuan ata.

Zbatimi i asaj që ke mësuar

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, na ftoi të marrim parasysh se çfarë do të bënim sot po ta dinim kohën e saktë të Ardhjes së Dytë.

Presidenti Dallin H. Ouks

“Po sikur dita e ardhjes së Tij të ishte nesër? Sikur ta dinim që do ta takonim Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes sonë të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes së papritur të Tij – çfarë do të bënim ne sot? Çfarë rrëfimesh do të bënim? Çfarë praktikash do të ndërpritnim? Cilat llogari do të shlyenim? Çfarë faljesh do të jepnim? Çfarë dëshmish do të jepnim?

Nëse do t’i bënim ato gjëra atëherë, përse jo tani? Përse të mos kërkojmë paqe, ndërkohë që paqja mund të fitohet?” (Dallin H. Oaks, “Preparation for the Second Coming”, Liahona, maj 2004, f. 9)

Nga ftesa e Presidentit Ouks dhe ajo që studiove sot, shkruaj në ditarin e studimit diçka që ndien nxitjen të bësh për t’u përgatitur më mirë për të takuar Shpëtimtarin. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë pengesash mund të të dalin për atë që Shpirti të ka nxitur të bësh?

  • Çfarë veprimesh mund të të ndihmojnë t’i kalosh pengesat me të cilat përballesh? Si mund të mbështetesh te Shpëtimtari?

  • Çfarë ke ndier sot rreth dobive të përgatitjes tani për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?

Nëse është e përshtatshme, nxënësit mund të tregojnë atë që Shpirti i ka nxitur të bëjnë që të përgatiten për kthimin e Shpëtimtarit. Mund ta mbyllni mësimin duke u kujtuar nxënësve se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë që ne të përgatitemi për Ardhjen e Dytë dhe ta shohim atë si një ditë të gëzueshme.