“Doktrina e Besëlidhje 115–120: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 115–120”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 115–120
Doktrina e Besëlidhje 115–120
Vështrim i Përgjithshëm
Në janar të vitit 1838, Profeti Jozef Smith dhe familja e tij u zhvendosën nga Kirtlandi i Ohajos në Far‑Uest të Misurit pas shtimit të përndjekjes nga armiqtë e Kishës. Në muajt që pasuan, Profeti mori zbulesa në të cilat Zoti shpalli të vërteta të rëndësishme, duke përfshirë emrin e Kishës së Tij dhe ligjin e të dhjetës. Më vonë atë vit, shenjtorët në Misuri u përballën me përndjekje të fortë, duke përfshirë një urdhër nga guvernatori i Misurit për t’i dëbuar shenjtorët nga shteti.
Bëni pyetje që ftojnë zbulimin: Bërja e pyetjeve me lidhje dhe e pyetjeve që nuk marrin përgjigje ‘po’ ose ‘jo’, mund të sigurojë mundësi kuptimplota dhe të fuqishme që nxënësit të zbulojnë dhe tregojnë doktrinën dhe parimet. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” në librin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 115”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 115
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e përdorimit të emrit të saktë të Kishës së Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shpenzojnë kohë duke menduar rreth emrit të Kishës së Shpëtimtarit: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kërkojuni atyre të përsiatin për atë që ky emër mund t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë rreth Kishës.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të bisedës “Emri i Saktë i Kishës” (Liahona, nëntor 2018, f. 87–90) për nxënësit që nuk kanë qasje digjitale.
-
Material filmik: “Emri i Kishës nuk Është i Diskutueshëm” (13:36; shikoje nga kodi kohor 10:45 deri në 12:10)
Doktrina e Besëlidhje 119–120
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të jetuar ligjin e Shpëtimtarit për të dhjetën.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit që e kanë paguar të dhjetën, të reflektojnë mbi përvojën dhe të marrin parasysh se si ndihen rreth të jetuarit të këtij ligji. Ftojini ata që nuk kanë fituar ende të ardhura, t’i kërkojnë një prindi ose të rrituri të mirëbesuar që t’i tregojë bekimet që ai ose ajo ka parë nga pagimi i së dhjetës.
-
Fletushkë: “Mësime rreth Ligjit të Shpëtimtarit për Të Dhjetën”
-
Materiale filmike: “Tithing: I Will Make a Leap of Faith” [“E Dhjeta: Do të Bëj një Hap Besimi të Verbër”] (4:47); “Gjuha e Ungjillit” (12:27; shikoje nga kodi kohor 5:27 deri në 7:40)
Dëbimi nga Misuri
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u drejtuar te Perëndia kur përballen me situata të vështira.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një njeriu të dashur të tregojë përvojat që ai ose të tjerë kanë pasur me drejtimin ose mbështetjen te Perëndia kur janë përballur me rrethana të vështira.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Përmbledhjet e rrethanave që çuan në dëbimin e shenjtorëve nga Misuri
-
Material filmik: “1838: The Year the Saints Were Driven Out of Missouri” (5:15)
-
Fletushkë: “Rrëfimi i Amanda Smithit te Hons Mill”