Seminari
Mësimi 129 – Doktrina e Besëlidhje 119–120: Ligji i Zotit për Të Dhjetën


“Mësimi 129 – Doktrina e Besëlidhje 119–120: Ligji i Zotit për Të Dhjetën”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 119–120”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 129: Doktrina e Besëlidhje 115–120

Doktrina e Besëlidhje 119–120

Ligji i Zotit për të Dhjetën

i ri duke përgatitur mandatin e së dhjetës

Në verën e vitit 1838, shenjtorët po përjetonin barrë financiare ndërsa përpiqeshin të shlyenin borxhin dhe të ngrinin Kishën në Misurin verior. Profeti Jozef Smith kërkoi këshillën e Zotit dhe mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 119. Në këshillën e Tij për shenjtorët, Shpëtimtari zbuloi të vërteta që lidhen me ligjin e Tij për të dhjetën. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit që të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta jetuar ligjin e Shpëtimtarit për të dhjetën.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një ftesë

Ftojini nxënësit të marrin parasysh skenarin vijues ose diçka të ngjashme që u përshtatet më mirë nevojave të klasës suaj.

Imagjino sikur misionarët në zonën tënde po i japin mësim njërës prej shoqeve të tua dhe të ftojnë të marrësh pjesë. Në mësimin atë ditë, misionarët e njohin shoqen tënde me ligjin e së dhjetës. Pas mësimit, shoqja jote të përmend se ajo ka shqetësime rreth pagimit të së dhjetës.

  • Cilët janë shembujt e shqetësimeve që mund të ketë dikush rreth bindjes ndaj ligjit të së dhjetës?

Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë përgjigjet e nxënësve për pyetjen e mëparshme. Më pas ftojini nxënësit të mendojnë rreth vetë ndjenjave të tyre për ligjin e Zotit për të dhjetën, duke përfshirë se sa e rëndësishme është aktualisht që ata ta jetojnë këtë ligj. Kërkojuni atyre të mendojnë për ndonjë pyetje ose shqetësim që mund të kenë në lidhje me ligjin e së dhjetës.

Nxitini nxënësit ndërsa studiojnë që të kërkojnë mësimet që mund t’i ndihmojnë ata të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’iu bindur ligjit të Zotit për të dhjetën.

Shpëtimtari ua zbuloi shenjtorëve ligjin e Tij për të dhjetën

Paragrafi vijues mund të lexohet ose përmblidhet për të dhënë kontekst historik për seksionin te Doktrina e Besëlidhje 119. Përndryshe, ju mund t’i kërkoni një nxënësi që të lexojë hyrjen e seksionit 119.

Deri në korrik të vitit 1838, Kisha ishte nën sforcim financiar të pamasë. Gjithsesi, anëtarët e Kishës ishin udhëzuar të zhvendoseshin në Misurin verior dhe të ngrinin një tempull në Far‑Uest (shih te Doktrina e Besëlidhje 115:8–12). Profeti Jozef Smith u takua me udhëheqësit e tjerë të Kishës për të shqyrtuar se si të ishin të bindur ndaj urdhrave të Zotit. Në përgjigje ndaj kërkesës së tyre plot lutje, Shpëtimtari dha këshillë rreth ligjit të së dhjetës.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 119:1–4, duke kërkuar atë që dha mësim Shpëtimtari.

  • Çfarë u dha mësim Zoti shenjtorëve rreth pritshmërive të Tij për të jetuarit e ligjit të së dhjetës?

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se pritshmëria e Zotit për pagimin e së dhjetës është qartësuar në kohën tonë: “E dhjeta është dhurimi i një të dhjetës së të ardhurave Kishës së Perëndisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 119:3–4; interes kuptohet se do të thotë e ardhura). Të gjithë anëtarët që kanë të ardhura, duhet ta paguajnë të dhjetën” (Manuali i Përgjithshëm, 34.3.1).

    Pasi ta jepni këtë shpjegim, merreni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Shpëtimtari na urdhëron të paguajmë një të dhjetën e të ardhurave tona si të dhjetë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Si mendon, cilat janë disa prej arsyeve përse Zoti na kërkon që të paguajmë të dhjetën?

Thello kuptueshmërinë

Kujtojuni nxënësve pyetjet ose shqetësimet rreth së dhjetës që i diskutuat në fillim të mësimit.

ikona e fletushkës Jepuni kohë nxënësve për t’i studiuar burimet në fletushkën “Mësime rreth Ligjit të Shpëtimtarit për Të Dhjetën”. Nxënësit mund t’i studiojnë këto burime individualisht ose me një partner. Ftojini ata të kërkojnë mësimet që mund ta ndihmojnë dikë që ka shqetësime rreth pagimit të së dhjetës.

Ose në vend që t’i përdorin burimet në fletushkë, nxënësit mund të gjejnë burimet e tyre. Ata mund të përdorin ndihma për studim ose programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të gjetur shkrime të shenjta ose thënie nga udhëheqësit e Kishës për të dhjetën.

Mësime rreth Ligjit të Shpëtimtarit për Të Dhjetën

Studioji burimet vijuese, duke kërkuar atë që mund të të japë shtysë ty ose të tjerëve t’i bindeni ligjit të së dhjetës.

Shkrime të Shenjta:

Thënie nga burime të tjera:

Presidenti Stiven J. Land, President i Përgjithshëm i Të Rinjve, dha mësim:

Presidenti Stiven J. Land

“Kur të rinjtë e të rejat paguajnë të dhjetë të plotë, ata formojnë një hallkë lidhëse me Atin Qiellor që vazhdon të ekzistojë. Sa herë që i binden atij urdhërimi dhe e bëjnë atë pagesë, krijohet një lidhje e re sakrifice dhe bashkimi”. (Stiven J. Land, “Seminari, Instituti dhe Gjëra të Tjera që Funksionojnë” [fjalim i mbajtur në transmetimin e trajnimit vjetor për Seminarin dhe Institutin, 27 janar 2023], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve na këshillon:

“Tregojeni dashurinë për Perëndinë duke i zbatuar urdhërimet e Tij. …

… Kur agjëroni dhe paguani të dhjetat dhe ofertat, ju i tregoni Perëndisë se vepra e Tij është më e rëndësishme për ju sesa gjërat materiale.” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022], f. 11–12)

Ndërsa shërbente si një anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Stenli G. Elis pyeti:

Plaku Stenli G. Elis

“A e kemi besimin që t’u mirëbesojmë premtimeve të Tij lidhur me të dhjetën, që me 90 për qind të rritjes sonë plus ndihmën e Zotit, ne jemi më mirë sesa me 100 për qind më vete?” (Stenli G. Ellis, “A i Mirëbesojmë Atij? Vështirësia Është e Mirë”, Liahona, nëntor 2017, f. 114)

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Shpesh, kur japim mësim dhe dëshmojmë rreth ligjit të së dhjetës, ne theksojmë bekimet materiale të menjëhershme, mbresëlënëse dhe të lehta për t’u dalluar, që ne marrim. Dhe sigurisht bekime të tilla vërtet ndodhin. Sidoqoftë disa nga bekimet e shumëllojshme që fitojmë, kur i bindemi këtij urdhërimi, janë domethënëse, por të padukshme. …

Për shembull, një bekim i padukshëm, por domethënës që marrim, është dhurata shpirtërore e mirënjohjes, e cila e bën të mundur vlerësimin tonë për atë që kemi, që t’i përmbajmë dëshirat për atë që duam. …

Nganjëherë ne mund t’i kërkojmë Perëndisë sukses dhe ai na jep qëndrueshmëri fizike dhe mendore. Ne mund të lutemi për begati dhe marrim këndvështrim më të zgjeruar dhe durim më të shtuar, ose ne bëjmë kërkesë për rritje dhe bekohemi me dhuratën e hirit.” (Dejvid A. Bednar, “Pragjet e Qiellit”, Liahona, nëntor 2013, f. 17–18)

Meri Filding Smith ishte e veja e Hajrëm Smithit dhe e ëma e Presidentit Jozef F. Smith. Kur dikush sugjeroi se ajo ishte tepër e varfër për ta zbatuar ligjin e së dhjetës, ajo u përgjigj:

“A do të më ndalonit nga marrja e një bekimi? … Unë e paguaj të dhjetën time, jo sepse është ligj i Perëndisë, por sepse unë pres një bekim duke e bërë këtë.” (Mary Fielding Smith, cituar nga Jozef F. Smith, në raportin e konferencës, prill 1900, f. 48)

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që zbuluan, e cila mund të jetë e dobishme për dikë që ka pyetje ose shqetësime rreth së dhjetës. Pyetjet vijuese mund ta udhërrëfejnë diskutimin.

  • Çfarë ke mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa e ke studiuar ligjin e së dhjetës?

  • Çfarë këshille do t’i jepje dikujt që ka shqetësime rreth pagimit të së dhjetës?

  • Në ç’mënyra e ke parë Zotin të të bekojë ty ose të tjerët për bindjen ndaj ligjit të Tij për të dhjetën?

Ndërsa e diskutoni pyetjen e fundit të mësipërme, merreni parasysh të tregoni një shembull nga jeta juaj. Mund të përdorni edhe njërin nga materialët filmikë vijues: “Tithing: I Will Make a Leap of Faith” [“E Dhjeta: Do të Bëj një Hap Besimi të Verbër”] (4:47) ose “Gjuha e Ungjillit” (12:27) nga kodi kohor 5:27 deri në 7:40. Këto materiale filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

4:47
12:28

Mendo për jetën tënde

Për ta përmbyllur mësimin, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre për njërën ose të dyja pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot që dëshiron ta mbash mend?

  • Çfarë je ndier i/e nxitur të bësh ndërsa ke studiuar sot?

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të gatshëm t’i tregojnë mendimet e tyre. Dëshmoni për të vërtetat që i keni diskutuar dhe nxitini nxënësit të përpiqen fort për ta jetuar ligjin e së dhjetës gjatë gjithë jetës.