“Doktrina e Besëlidhje 111–114: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 111–114”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 111–114
Doktrina e Besëlidhje 111–114
Vështrim i Përgjithshëm
Në vitin 1836, Kisha qe zhytur në borxhe. Profeti Jozef Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës udhëtuan për në Salem të Masaçusetsit, ku ata shpresonin se do të gjenin para për ta paguar borxhin. Ndërkohë që ishte në Salem, Jozefi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 111. Në vitin 1837, Tomas B. Marshi, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kërkoi drejtim nga Jozef Smithi në lidhje me thirrjen e tij.
Përqendrohuni tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti: Bekimi më i madh që mësuesit mund t’u japin nxënësve, është t’i ndihmojnë ata që të arrijnë t’i njohin dhe t’i duan Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ndërsa përgatiteni dhe jepni mësime, kërkoni frymëzim mbi mënyrën se si ta bëni këtë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 111”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 111
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirëbesim më të madh në Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth problemeve ose sfidave me të cilat përballen dhe se sa të sigurt janë se mund t’i kapërcejnë ato dhe se gjërat do të rregullohen.
Doktrina e Besëlidhje 112
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë përulësisht udhërrëfim nga Ati Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Gjatë mësimit, nxënësit do të ftohen të mendojnë rreth udhëzimeve që u nevojiten nga Ati Qiellor. Ju mund t’i ftoni ata që më herët, që të mendojnë rreth jetës së tyre dhe udhërrëfimit që mund t’u nevojitet prej Tij.
-
Material filmik: “How I #HearHim: Elder Neil L. Andersen” [“Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Nil L. Andersen #DëgjojeAtë”] (2:51)
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre me studimin e librit Doktrina e Besëlidhje i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.
-
Sende: Disa gurë të madhësive të ndryshme që mund të përdoren për të krijuar një shenjues shtegu
-
Figurë: Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm