“Doktrina e Besëlidhje 109–110: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 109–110”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 109–110
Doktrina e Besëlidhje 109–110
Vështrim i Përgjithshëm
Pas afro tre vjetësh punë dhe sakrificë, Tempulli i Kirtlandit ishte gati. Zoti ia zbuloi lutjen përkushtuese Profetit Jozef Smith (shih te Doktrina e Besëlidhje 109). Pas përkushtimit të tij, Shpëtimtari e përmbushi premtimin e Tij për t’ia “manifest[uar] [Veten] popullit [të Tij]” në shtëpinë e Tij (shih te Doktrina e Besëlidhje 110:7). Tre lajmëtarë qiellorë gjithashtu u shfaqën dhe i rivendosën çelësat thelbësorë të priftërisë.
Përqendrohuni te parimet që kthejnë në besim: Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet që mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 110, Pjesa 1”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 109
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta frekuentuar tempullin dhe për të marrë bekimet e premtuara nga Zoti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si ndihen për tempullin. Ata mund të duan të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 109:10–13 dhe të kërkojnë bekimet e frekuentimit të tempullit që janë kuptimplota për ta.
-
Figura për t’u paraqitur: Tempuj të ndryshëm dhe Tempulli i Kirtlandit
-
Informacion për t’u përgatitur: Nëse doni, mund të gjeni disa fakte për tempullin, siç është numri i tempujve që funksionojnë, sa u shpallën në konferencën e përgjithshme të fundit, tempulli më i afërt me vendndodhjen e klasës suaj e kështu me radhë. Për statistika të tempullit, ju mund të vizitoni faqen ChurchofJesusChristTemples.org/statistics/.
-
Materiale filmike: “The Blessings of the Temple” [“Bekimet e Tempullit”] (3:37) ose “Strength beyond My Own” [“Forcë përtej Forcës Sime”] (3:47)
-
Materiale për nxënësit: Një libër himnesh ose kopje e himnit “Shpirti i Perëndisë” (Himne, nr. 2)
Doktrina e Besëlidhje 110, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si denjësia jonë na përgatit për t’u afruar më pranë Zotit në tempullin e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se çfarë do të thotë të jesh i denjë për të hyrë në tempull dhe përse ia vlen. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose udhëheqësi të Kishës të japë mendimet e tij. Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për t’i dhënë pikëpamjet dhe pyetjet e tyre.
-
Figurë për t’u paraqitur: Një figurë e Shpëtimtarit
-
Material filmik: “Jesus Christ Appears in the Ancient Americas” [“Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan”] (16:43; nga kodi kohor 11:52 deri në 14:05)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Vizatimi i një tempulli me një shteg që të çon tek ai
-
Materiale për nxënësit: Kopje të pyetjeve të rekomandimit të tempullit ose e drejta e përdorimit të tyre në internet
Doktrina e Besëlidhje 110, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si çelësat e priftërisë që iu rivendosën Profetit Jozef Smith, mund ta bekojnë jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin njërën nga temat vijuese dhe të përsiatin se si ajo ka qenë një bekim në jetën e tyre: puna misionare, ungjilli i Jezu Krishtit ose historia e tempullit dhe familjare.
-
Figurë për t’u paraqitur: Shfaqja e Shpëtimtarit në Tempullit e Kirtlandit
-
Fletushkë: “Çelësat e Priftërisë Rivendosen në Tempullin e Kirtlandit (Pjesa 1 dhe Pjesa 2)”