Seminari
Doktrina e Besëlidhje 84: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 84: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 84”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 84

Doktrina e Besëlidhje 84

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi u kthyen në shtëpi nga misionet e tyre, një grup pleqsh u takuan me Profetin Jozef Smith. Ndërsa luteshin së bashku, Profeti mori një zbulesë që ofronte ide rreth fuqisë së perëndishmërisë në dispozicion të grave dhe burrave nëpërmjet ordinancave të priftërisë. Shpëtimtari i shpjegoi gjithashtu betimin dhe besëlidhjen që gjejnë zbatim në fuqinë e priftërisë së Tij dhe i urdhëroi dishepujt e Tij të dëshmonin për ungjillin e Tij në të gjithë botën.

ikona e trajnimit Bëni pyetje që ftojnë shqyrtimin e vetvetes: Shqyrtimi i vetvetes dhe vlerësimi i vetes mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë ta ndihmojë çdo nxënës t’i shohë gjërat “siç janë në të vërtetë dhe … siç do të jenë në të vërtetë” (Jakobi [LiM] 4:13). Vlerësimet e efektshme të vetes i ndihmojnë nxënësit të marrin parasysh kuptueshmërinë e tyre të tanishme dhe rëndësinë e të vërtetave të ungjillit, si edhe se si t’i jetojnë ato. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 84:1–32”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 84:1–32

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e marrjes së fuqisë së perëndishmërisë që ofron Jezu Krishti nëpërmjet ordinancave të priftërisë së Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta përsiatin atë që dinë rreth ordinancave të priftërisë dhe përse ato janë të rëndësishme në jetën e tyre individuale si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Doktrina e Besëlidhje 84:33–44

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për betimin dhe besëlidhjen e priftërisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si janë bekuar duke bërë dhe mbajtur besëlidhje me Perëndinë. Kërkojuni atyre të përgatiten për të treguar se si përpjekja e fortë për t’i mbajtur besëlidhjet e tyre e ka rritur fuqinë e Perëndisë në jetën e tyre.

  • Fletushkë: “Thellojeni Kuptueshmërinë Tuaj për Betimin dhe Besëlidhjen e Priftërisë (Pjesa 1 dhe Pjesa 2)”

Doktrina e Besëlidhje 84:49–102

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dëshirën si e Krishtit për t’ia shpërndarë ungjillin kujtdo në botë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin dikë rreth bekimeve të pranimit të Zotit Jezu Krisht dhe ungjillit të Tij të rivendosur. Nëse është e mundur, ftojini ata ta pyesin dikë që u pagëzua pasi mori mësimet nga misionarët.

  • Figurë për t’u paraqitur: Një hartë e botës

  • Material filmik: “A Change of Heart” [“Një Ndryshim i Zemrës”] (4:39)

Ushtrimi 6 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë të vërtetat që jepen mësim te fragmentet e zotërimit doktrinor, dhe t’i mësojnë e t’i zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një pjesëtar më të madh në moshë të familjes ose një udhëheqës të Kishës se përse zgjodhi të qëndronte aktiv në Kishë dhe të ishte besnik ndaj ungjillit të Jezu Krishtit.