Seminari
Doktrina e Besëlidhje 64–66: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 64–66: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 64–66

Doktrina e Besëlidhje 64–66

Vështrim i Përgjithshëm

Jozef Smithi dhe pleqtë e tjerë u kthyen në Ohajo nga Misuri. Gjatë udhëtimit, disa pleq patën mosmarrëveshje, por shumica i pajtuan ndjenjat e tyre të grindjes. Ndërkohë që përgatitej për t’u zhvendosur në Hajrëm të Ohajos dhe i ndihmonte të tjerët të bëheshin gati për të udhëtuar për në Misuri, Jozef Smithi mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 64. Zoti në zbulesë i urdhëroi anëtarët e Kishës që ta falnin njëri-tjetrin dhe u dha atyre mësim për sakrificat që kërkon Ai. Te Doktrina e Besëlidhje 65, Ai zbuloi se ungjilli do të shkojë në çdo komb në përgatitje për Ardhjen e Dytë dhe se shenjtorët duhet të luten për rritjen e mbretërisë së Perëndisë.

ikona e trajnimit Nxitni përgatitjen për përvojat e të mësuarit: Ka shumë mënyra se si nxënësit mund t’i përgatitin mendjen dhe zemrën e tyre për të mësuar ungjillin. Disa nga këto mënyra përfshijnë lutjen për zbulesë, zhvillimin e një dëshire për të mësuar, pendimin, studimin, dhënien e përgjigjeve për pyetje, gatishmërinë për të kontribuar dhe ardhjen i përgatitur për t’u dhënë mësim të tjerëve. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ftoi të Tjerët të Përgatiteshin për të Mësuar”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni gjithashtu një shembull të mënyrës se si mund ta bëni sa më poshtë në mësimin e titulluar “Doktrina e Besëlidhje 64:20–43”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 64:1–17

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndjekin shembullin e Jezu Krishtit dhe të bëhen më falës.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një person në jetën e tyre që mund të ketë nevojë për faljen e tyre.

  • Materiale filmike: “Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë” (8:24); “Të Lumtur dhe Përgjithmonë” (13:09; shikojeni nga kodi kohor 9:47 deri në 10:39); “Shërbesa e Pajtimit” (16:12; shikojeni nga kodi kohor 10:11 deri në 11:23)

  • Figurë për t’u paraqitur: Shpëtimtari

Doktrina e Besëlidhje 64:20–43

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’ia dhënë Zotit zemrën dhe mendjen e tyre të gatshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Përpara këtij mësimi, jepuni nxënësve frazën “Zoti kërkon zemrën dhe një mendje të gatshme” (Doktrina e Besëlidhje 64:34). Ftojini ata të mendojnë për kuptimin e kësaj fraze ose se si ne mund t’i japim Zotit zemrën dhe mendjen tonë të gatshme.

  • ikona e trajnimit Nxitni përgatitjen për përvojat e të mësuarit: Ideja e mëparshme e përgatitjes së nxënësve është një shembull se si të nxitni përgatitjen për përvojat e të mësuarit. Për t’u ushtruar më shumë me këtë, shihni trajnimin e titulluar “Create invitations that help learners prepare for the next learning experience” [“Krijoni ftesa që i ndihmojnë nxënësit të përgatiten për përvojën e radhës së të mësuarit”] që gjendet tek Teacher Development Skills: Invite Diligent Learning [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Ftoni të Mësuarit me Zell].

  • Figura për t’u paraqitur: Ferma e Isak Morlit; një zemër dhe mendje që mund të vizatohen me lehtësi

Doktrina e Besëlidhje 65

Qëllimi i mësimit: Ti ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rolin e Kishës në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë prova të rritjes së Kishës. Ata mund të diskutojnë me një prind ose anëtar të lagjes së tyre se si e kanë parë Kishën të zgjerohet në mbarë botën.

  • Material filmik: “Shpresa e Izraelit” (1:01:34; shikojeni nga kodi kohor 51:42 deri në 52:04)