“Doktrina e Besëlidhje 60–63: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 60–63”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 60–63
Doktrina e Besëlidhje 60–63
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi Profeti Jozef Smith dhe disa nga pleqtë e Kishës u dhanë shërbesë shenjtorëve në Misuri në verën e vitit 1831, erdhi koha për të bërë udhëtimin e tyre të kthimit në Ohajo. Zbulesat e shënuara te Doktrina e Besëlidhje 60–62 përmbajnë këshillë nga Zoti për t’i ndihmuar pleqtë në udhëtimin e tyre. Te Doktrina e Besëlidhje 63, Zoti korrigjon sjelljet e papërshtatshme të shenjtorëve në Ohajo.
Përqendrohuni te parimet që kthejnë në besim: Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet që mund të ndikojnë në marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Inkurajojini ata që të analizojnë mënyrën se si këto të vërteta mund ta thellojnë kthimin e tyre në besim dhe t’i ndihmojnë ata të veprojnë me besim. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 60–62”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 60–62
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë rreth pritshmërive dhe dëshirave të Shpëtimtarit për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rastet në jetën e tyre kur ata mund të jenë mbështetur në ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe në gjykimin vetjak për të marrë një vendim. Ftojini ata të marrin parasysh se si Zoti i bekoi ata në këto situata.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Situatat në fillim të mësimit; tabela për veprimtarinë e studimit
Doktrina e Besëlidhje 63:1–23
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e bindjes vetjake ndaj ligjit të Zotit për dëlirësinë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i studiojnë pjesët vijuese të materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022): “Ecni në dritën e Perëndisë” (faqet 16–21) dhe “Trupi juaj është i shenjtë” (faqet 22–29). Ftojini nxënësit të kërkojnë standardet e Zotit që lidhen me ligjin e dëlirësisë.
-
Figurë për t’u paraqitur: Paraqitje e Jezu Krishtit
-
Send për t’u sjellë: Kopje të materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022) për nxënësit që mund të mos kenë qasje digjitale
Doktrina e Besëlidhje 63:57–64
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e përdorimit të emrit të Shpëtimtarit me nderim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 63:57–64, duke kërkuar mësimet rreth Jezu Krishtit që mund të ndikojnë në mënyrën se si ata flasin për Të.