“Mësimi 74 – Doktrina e Besëlidhje 60–62: ‘Bindjuni Zërit të Atij që Ka gjithë Fuqinë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 60–62”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 74: Doktrina e Besëlidhje 60–62
Doktrina e Besëlidhje 60–62
“Bindjuni Zërit të Atij që Ka gjithë Fuqinë”
Në gusht të vitit 1831, Shpëtimtari e udhëzoi plot dashuri një grup pleqsh [eldërash] gjatë udhëtimit të tyre të vështirë nga Misuri për në Ohajo. Këshilla e Tij i ndihmoi pleqtë t’i kuptonin pritshmëritë dhe dëshirat e Tij për ta ndërsa udhëtuan për në shtëpi. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë rreth pritshmërive dhe dëshirave të Shpëtimtarit për ta.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Vendimet
Për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh t’i paraqitni situatat vijuese:
Imagjino sikur dy nga shoqet e tua të ngushta kanë vështirësi në mënyra të ndryshme për marrjen e vendimeve. Një shoqe kërkon rrallëherë ndihmë ose udhërrëfim nga Perëndia dhe përpiqet t’i marrë vetë shumicën e vendimeve të saj. Një shoqe tjetër lutet për udhërrëfim dhe ngurron të bëjë përpara në çdo vendim derisa të ndihet e sigurt se Zoti i është përgjigjur asaj.
-
Cilat mund të jenë disa arsye përse secila shoqe mund të ndihet në atë mënyrë?
-
Cilat janë disa keqkuptime që i vë re në të dyja situatat?
Ftojini nxënësit të mendojnë për vendimet që nevojitet t’i marrin në jetën e tyre dhe të marrin parasysh nëse mund të gjejnë veten në cilëndo nga këto situata. Nxitini ata të kërkojnë të vërteta në mësimin e sotshëm që mund t’i ndihmojnë ata për vendimet e tyre.
“Unë do t’ju flas lidhur me udhëtimin tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 60:5)
Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin e mësimeve që do të studiojnë sot, lexojeni ose përmblidheni informacionin në paragrafin vijues.
Në gusht të vitit 1831, Jozef Smithi dhe disa pleq filluan një udhëtim më shumë se 800 milje (1 287 km) për në shtëpitë e tyre në Kirtland në Ohajo. Ata i kishin kaluar javët e mëparshme në Misuri, ku Zoti i pati udhëzuar që të punonin për ndërtimin e një qyteti të Sionit. Ndërkohë që udhëtonte për në shtëpi, grupi pati pyetje rreth mënyrës dhe drejtimit të udhëtimit të tij. Për disa vendime, Zoti i nxiti ata të përdornin gjykimin e tyre më të mirë dhe ta zgjidhnin vetë. Për vendime të tjera, Ai dha udhëzime të veçanta dhe urdhërime për t’i udhërrëfyer.
Nxënësit mund të përdorin tabelën vijuese për t’i studiuar vargjet e renditura. Ftojini nxënësit ta kopjojnë tabelën në ditarët e tyre të studimit. Merreni parasysh gjithashtu ta kopjoni atë në dërrasë dhe të ftoni nxënës të ndryshëm t’i shkruajnë përgjigjet pasi t’i kenë studiuar vargjet. Ju mund t’i vendosni nxënësit në grupe dhe t’u caktoni atyre ta studiojnë njërin ose të gjitha fragmentet së bashku.
|
Çfarë kishte rëndësi për Zotin |
Çfarë nuk kishte rëndësi për Zotin | |
|---|---|---|
-
Çfarë ndryshimesh vure re në këto vargje ndërmjet asaj që ishte e rëndësishme për Zotin dhe asaj që nuk ishte?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund t’i zbatosh mësimet e Zotit në këto vargje në situatat me të cilat përballesh në jetën tënde?
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 62:8, duke kërkuar këshillën e Zotit që mund të na ndihmojë kur duhet të marrim vendime pa drejtim të veçantë.
Ftojini nxënësit të tregojnë një të vërtetë që e mësuan nga këshilla e Zotit në këtë varg. Ata mund të shprehin një parim të ngjashëm me sa vijon: Zoti pret që ne t’i marrim shumë vendime bazuar në udhëzimet e Shpirtit dhe në gjykimin tonë.
Nëse dëshironi, mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 58:26–29, duke kërkuar mësimet që mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë se si Zoti pret nga ne që t’i marrim vendimet. Nxënësit mund t’i ftoni të bëjnë referencë-kryq ose t’i lidhin këto vargje me vargun te Doktrina e Besëlidhje 62:8.
Përqendrohuni te parimet që kthejnë në besim: Për ta ushtruar më shumë mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepeni Mësim Doktrinën. Merreni parasysh ta ushtroni zotësinë dhe të bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit t’i përcaktojnë dhe thonë parimet e kthimit në besim.
-
Si mendon, përse është e rëndësishme që të mbështetemi në gjykimin tonë si edhe në udhëzimet e Shpirtit kur marrim vendime?
-
Si mund të na ndihmojë kjo e vërtetë në vendimet që lidhen me standardet ose vlerat tona?
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvoja ku ata kanë marrë vendime në bazë të gjykimit të tyre dhe udhëzimeve të Shpirtit. Ftojini ata të tregojnë se si Zoti i bekoi në këto situata. Ju mund të merrni parasysh gjithashtu të tregoni përvojat tuaja.
Shpëtimtari jep mësim rreth Vetes së Tij
Gjatë udhëtimit për në Ohajo, pleqtë përjetuan pasiguri, lodhje dhe disa situata frikësuese. Ata patën gjithashtu mosmarrëveshje dhe grindje. Për t’i ndihmuar ata, Shpëtimtari tregoi shumë mësime të rëndësishme rreth Vetes së Tij. Këto mësime mund të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë se kush është Ai dhe çfarë mund të bëjë Ai për ne.
Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për t’i studiuar vargjet vijuese, merreni parasysh t’i vini ata të shkruajnë Jezu Krishti në mesin e një faqeje në ditarët e tyre të studimit. Ju mund ta shkruani gjithashtu këtë në tabelë. Ndërsa nxënësit i studiojnë fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta, ata mund t’i shkruajnë fjalët ose shprehjet që e përshkruajnë Shpëtimtarin përreth emrit të Tij.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 60:1–4; 61:1–2, 36–39; 62:1–3, 9. Kushtoji vëmendje asaj që mëson rreth Jezu Krishtit nga këto vargje. Shënoji gjetjet e tua në ditarin tënd të studimit.
Jepuni nxënësve mundësi për ta treguar atë që mësuan dhe ndien për Jezu Krishtin nga kjo veprimtari e studimit. Ata mund të diskutojnë pyetje si ato në vijim së bashku si klasë, në dyshe ose në grupe të vogla.
-
Çfarë gjete që mund të ketë qenë e dobishme për këta pleq në udhëtimin e tyre?
-
Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit që mund të të ndihmojë ty ose të tjerët në jetë?
Përmbylleni mësimin duke i ftuar nxënësit të mendojnë rreth nxitjeve që mund të kenë marrë nga Fryma e Shenjtë, në bazë të asaj që kanë studiuar dhe diskutuar sot. Nxitini ata t’i shënojnë mendimet dhe mbresat e tyre në ditarët e tyre të studimit.