Seminari
Mësimi 73 – Doktrina e Besëlidhje 59: Dita e Zotit


“Mësimi 73 – Doktrina e Besëlidhje 59: Dita e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 59”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 73: Doktrina e Besëlidhje 58–59

Doktrina e Besëlidhje 59

Dita e Zotit

shijimi i ditës së shabatit

Në vitin 1831, Zoti i thirri disa shenjtorë të zhvendoseshin në kontenë e Xheksonit në Misuri, për të ndërtuar Sionin. Ndërkohë që Profeti Jozef Smith ishte me këta shenjtorë, ai mori udhëzime nga Zoti rreth mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta nderojnë Zotin duke zgjedhur ta mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vendime për ditën e Shabatit

Ndihmojini nxënësit të mendojnë për disa nga bekimet dhe sfidat e bindjes ndaj urdhërimit për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit. Mund të përdorni përvojën vijuese të treguar në konferencën e përgjithshme. Të menduarit për situatën e dikujt tjetër mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për t’i marrë parasysh mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tyre.

Plaku Leri Y. Uilson, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi përvojën vijuese:

10:17
Plaku Leri Y. Uilson

“Vajza jonë Meri, ndërsa rritej, ishte një lojtare e famshme futbolli. Një vit ekipi i saj doli në finale dhe, siç pritej, ajo lojë do të zhvillohej në një të diel. Si adoleshente, Meri kishte vite që mësonte se Shabati ishte një ditë pushimi dhe përtëritjeje shpirtërore, jo argëtimi. Por ajo ende ndjeu presionin për të luajtur prej trajnerëve dhe shoqeve të saj të ekipit, si dhe një dëshirë për të mos e lënë në baltë ekipin e saj.” (Leri Y. Uilson, “Vetëm mbi Parimet e Drejtësisë”, Liahona, maj 2012, f. 104)

  • Përse disa njerëz mund ta shohin këtë si një vendim të rëndësishëm në jetën e Merit ndërkohë që të tjerët jo?

  • Po të ishe Meri, çfarë mendon se do të ishte e rëndësishme për t’u marrë parasysh para se ta marrësh këtë vendim?

Mendo për një çast rreth vendimeve që merr për ditën e Shabatit. Çfarë bën zakonisht për t’i udhërrëfyer zgjedhjet e tua? Ndërsa studion sot, kërko frymëzim nga Fryma e Shenjtë për të të ndihmuar ta dish se përse ta mbash të shenjtë Shabatin dhe se si mund ta bësh atë.

Urdhërimet dhe bekimet e Zotit

Paragrafi vijues mund të japë kontekstin për seksionin te Doktrina e Besëlidhje 59.

Megjithëse shëndeti i saj po keqësohej në moshën 55 vjeç, Poli Najti u largua nga shtëpia e saj në Kolsvill në Nju-Jork, e vendosur për t’iu bindur Zotit dhe për të ardhur në Sion. Poli ia doli mbanë të mbërrinte në Sion (konteja e Xheksonit në Misuri) dhe vdiq pak ditë më pas. Në ditën e funeralit të saj, një e diel, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 59. Në këtë zbulesë, Zoti dha mësim të vërteta që mund ta ngushëllonin familjen e Polit (shih vargjet 1–2). Ai foli gjithashtu për urdhërimet e Tij, duke e vënë theksin te Shabati. Zoti premtoi bekime të mëdha për ata që e mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit.

Merreni parasysh të bëni në tabelë dy kolona me titujt Udhëzimet dhe Bekimet. Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet vijuese në grupe të vogla dhe ta renditin atë që gjejnë në kolonat në tabelë. Ata mund të krijojnë edhe lista të ngjashme në ditarët e tyre të studimit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 59:9–20 dhe bëj dy lista, një të udhëzimeve që jep Zoti për veprimet dhe qëndrimet tona në Shabat dhe një tjetër të bekimeve që na ofron Ai.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan. Gjithashtu, jepuni atyre një mundësi për t’i bërë pyetjet që mund të kenë, dhe diskutojini së bashku pyetjet e nxënësve. Mund të jetë e dobishme që nxënësit t’i kërkojnë përkufizimet e fjalëve të vështira sipas nevojës. Nxënësit mund të diskutojnë dhe zbulojnë se çfarë do të thotë “t’i drejtosh lutje Më të Lartit” (vargu 10) dhe “t’i japësh blatimet e tua dhe sakramentet e tua Më të Lartit” (vargu 12). Mund të ndihmoni për ta udhërrëfyer diskutimin e nxënësve me pyetje si ajo në vijim:

  • Çfarë të vërtetash mund të përcaktojmë nga këto vargje rreth qëllimit të Shabatit?

    Ftojini nxënësit ta tregojnë çdo të vërtetë që zbuluan. Mund t’u kërkoni nxënësve të diskutojnë përse mendojnë se të vërtetat që përcaktuan janë të rëndësishme. Së bashku me të vërtetat e tjera që tregojnë nxënësit, ndihmojini pjesëtarët e klasës të përcaktojnë dhe diskutojnë se Shabati është një ditë për ne për të treguar përkushtimin tonë ndaj Perëndisë (shihni vargun 10).

  • Si mund të të ndihmojë në jetën tënde të pasurit e një dite për t’u përqendruar në dashurinë dhe përkushtimin ndaj Perëndisë?

Nderimi i Zotit në Shabat

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ata mund ta nderojnë Zotin nëpërmjet zgjedhjeve të tyre në ditën e Shabatit. Nëse dëshironi, mund ta shkruani pyetjen e mëposhtme të rekomandimit të tempullit në tabelë.

Gjatë intervistave të rekomandimit të tempullit, do të pyetesh:

“A përpiqeni fort ta mbani të shenjtë ditën e Shabatit, si në shtëpi edhe në Kishë; të merrni pjesë në mbledhjet tuaja; të përgatiteni për sakramentin dhe ta merrni me denjësi atë; dhe ta jetoni jetën tuaj në harmoni me ligjet dhe urdhërimet e ungjillit?”

Për të të ndihmuar të mendosh rreth mënyrës se si mund t’i bindesh urdhërimit për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit, shkruaj në ditarin tënd të studimit ide rreth mënyrës se si mund ta nderosh Zotin duke e mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit.

Burimet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të përcaktojnë më shumë mënyra për ta mbajtur të shenjtë Shabatin në shtëpi dhe në kishë. Merreni parasysh t’i paraqitni ato dhe t’u jepni nxënësve kohë për t’i studiuar dhe shtuar në listën e tyre të ideve.

Lexoji shkrimet e shenjta në vijim për të zbuluar se çfarë bëri Jezu Krishti në Shabat:

  • Mateu 12:9–13

  • Lluka 4:16

Studioji disa nga burimet vijuese për ide shtesë mbi mbajtjen të shenjtë të ditës së Shabatit:

Nxënësit mund të jenë të interesuar të mësojnë më shumë nga përvoja e Merit e paraqitur në fillim të mësimit. Mund t’u jepni nxënësve pjesën e mbetur të historisë duke shfaqur materialin filmik “Only upon the Principles of Righteousness” [“Vetëm mbi Parimet e Drejtësisë”] nga kodi kohor 5:24 deri në 6:26, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

10:17

Bëj një plan

Merreni parasysh ta paraqitni ftesën vijuese. Mund t’i ftoni disa nxënës të gatshëm t’i tregojnë planet e tyre pasi të kenë mbaruar me bërjen e tyre.

Bëj një plan në ditarin tënd të studimit rreth mënyrës se si do të përpiqesh fort ta nderosh Shpëtimtarin në ditën e Shabatit. Ti mund të përcaktosh ide të asaj që do të fillosh të bësh, vazhdosh të bësh ose ndalosh së bëri, qoftë në shtëpi ose në kishë.