Seminari
Mësimi 72 – Doktrina e Besëlidhje 58:38–60: “Ai që Është Penduar … Falet”


“Mësimi 72 – Doktrina e Besëlidhje 58:38–60: ‘Ai që Është Penduar … Falet’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 58:38–60”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 72: Doktrina e Besëlidhje 58–59

Doktrina e Besëlidhje 58:38–60

“Ai që Është Penduar … Falet”

Shpëtimtari Jezu Krisht

Edhe dishepujt më besnikë të Jezu Krishtit kanë nevojë për pendim dhe falje. Te Doktrina e Besëlidhje 58, Jezu Krishti ftoi disa udhëheqës të Kishës së Tij që të pendoheshin dhe premtoi t’i falte mëkatet e tyre nëse do të bindeshin. Qëllimi i këtij mësimi është t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë shpresën se Shpëtimtari i fal ata që pendohen për mëkatet e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të Plagosur

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke krijuar një diskutim rreth nevojës sonë që Jezu Krishti të na i falë mëkatet.

Një mënyrë për ta bërë këtë, është të paraqitni figurën vijuese ose të vizatoni një skicë adoleshenti në tabelë. Për të ngjallur interes, ju mund ta ftoni klasën t’i vërë atij një emër dhe të krijojë disa hollësi rreth jetës së tij para se ta tregoni situatën vijuese.

djalë adoleshent duke buzëqeshur

Imagjino sikur shoku yt të të thoshte se ka rënë nga një buzë shkëmbi mbrëmë. Ai ndien shumë dhembje kur merr frymë dhe mendon se ka thyer krahun. Ai ka vendosur të mos vizitohet te doktori për shkak se është i shqetësuar se doktori dhe të tjerët do të zhgënjehen nëse zbulojnë se ai zgjodhi të shkonte pranë asaj buze shkëmbi të rrezikshme. Prandaj ai planifikon ta mbajë të fshehtë dhembjen e tij, duke shpresuar që gjithçka do të shërohet siç duhet me kalimin e kohës.

  • Si ndihesh rreth planit të shokut tënd? Përse?

Tani imagjino një situatë të ngjashme, por kësaj here shoku yt të tregon se ai ka kryer një mëkat të rëndë. Në vend që t’i ndjekë mësimet e Shpëtimtarit rreth pendimit, ai ka vendosur ta fshehë mëkatin e tij dhe shpreson se gjërat do të bëhen më mirë me kalimin e kohës.

Ftojini nxënësit të tregojnë disa pyetje ose shqetësime të ndryshme që mund të ndikojnë që një adoleshent të mos pendohet.

  • Çfarë këshille do t’i jepje shokut tënd?

Shpëtimtari jep mësim rreth pendimit

Shpjegoni se në vitin 1831, Jozef Smithi dhe pleq të tjerë udhëtuan për në Misuri, ku Zoti i urdhëroi disa vetë të qëndronin dhe ndërtonin qytetin e Sionit. Si pjesë e udhëzimit të Zotit, Ai i këshilloi disa prej tyre të pendoheshin për keqbërjet e tyre (shihni te Doktrina e Besëlidhje 58:14–15, 38–41, 60).

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 58:60 për të parë këshillën e Zotit për një njeri të quajtur Ziba Pitërson.

  • Çfarë keqkuptimesh mendon se mund të ketë pasur Ziba rreth Perëndisë ose rreth pendimit që do ta bënin atë t’i fshihte mëkatet e tij? (Nëse dëshiron, mund ta lexosh këshillën e Almës për birin e tij rreth rezultateve të përpjekjes për t’i fshehur mëkatet tona. Shih tek Alma 39:7–9.)

  • Si mendon, me cilin prej këtyre keqkuptimeve luftojnë ende njerëzit sot?

Merreni parasysh ta paraqitni nxitjen vijuese dhe t’u jepni kohë nxënësve për t’i përsiatur vetë ose shkruar mendimet e tyre.

Më pas ftojini ata të kërkojnë mësime gjatë orës mësimore që mund t’i ndihmojnë ata në përpjekjet e tyre për t’u penduar gjatë gjithë jetës së tyre.

Përsiat nëse ka ndonjë mëkat për të cilin ke ngurruar të pendohesh. Nëse po, mendo rreth arsyeve të tua për të hezituar.

Pyetje dhe përgjigje

Ndërsa nxënësit e studiojnë fragmentin vijues, nëse dëshironi mund t’u kujtoni atyre pyetje ose shqetësime të veçanta rreth pendimit, që ata i treguan më herët në mësim.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 58:42–43, duke kërkuar mësimet e Shpëtimtarit që ndihmojnë për të dhënë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet që disa njerëz mund të kenë rreth pendimit.

ikona e zotërimit doktrinorDoktrina e Besëlidhje 58:42–43 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Vendosini nxënësit në grupe të vogla. Ftojini të tregojnë frazat nga vargjet 42–43 që i ndihmojnë ata të përgjigjen për pyetje ose shqetësime të veçanta apo që ishin domethënëse për ta. Më pas ftojini grupet t’ia tregojnë klasës atë që mësuan. Ndërsa nxënësit flasin, sigurohuni që ata ta kuptojnë se nëse pendohemi për mëkatet tona, Zoti do të na falë dhe se për t’u penduar, Zoti kërkon nga ne që t’i rrëfejmë dhe braktisim mëkatet tona.

  • Si mund të ndihmonin këto të vërteta për shqetësimet që mund të kenë njerëzit rreth pendimit?

Nëse nxënësit kanë pyetje rreth pendimit të cilat nuk marrin përgjigje nga këto vargje, vendosni nëse është më mirë t’i ndihmoni ata t’i gjejnë përgjigjet si pjesë e këtij mësimi, gjatë një mësimi të ardhshëm, ose duke sugjeruar burime të caktuara në mënyrë hyjnore ku ata mund t’i kërkojnë vetë përgjigjet.

(Shënim: Ka thënie në pjesën “Burime Shtesë” që mund të ndihmojnë nëse nxënësit kanë pyetje rreth koncepteve të veçanta në këtë fragment të zotërimit doktrinor, si rrëfimi ose braktisja e mëkateve.)

Zoti fal

Kjo pjesë ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresë se Shpëtimtari vërtet i fal ata që pendohen. Përcaktoni plot lutje se cilat prej burimeve dhe sugjerimeve do t’i ndihmojnë më mirë nxënësit tuaj t’i përgatitin me sukses përgjigjet e tyre për veprimtarinë vijuese.

Në ditarin tënd të studimit, përgatit një përgjigje që mund t’ia tregosh dikujt që shqetësohet se ai ose ajo nuk mund të marrë falje. Çfarë mund të tregosh rreth natyrës dhe premtimeve të Shpëtimtarit që mund ta ndihmojnë këtë person ta kapërcejë çdo shqetësim? Zgjidh disa nga mundësitë vijuese për të të ndihmuar ta përgatitësh përgjigjen tënde:

  1. Shkrimet e shenjta: Kërko në shkrimet e shenjta fragmente që përmbajnë premtimet e Zotit për ata që pendohen, ose rrëfime që tregojnë gatishmërinë e Tij për të falur. Lista e fragmenteve të zotërimit doktrinor te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) mund të jetë e dobishme. Mund të marrësh parasysh të bësh referencë-kryq ose t’i lidhësh disa prej këtyre shkrimeve të shenjta me vargjet te Doktrina e Besëlidhje 58:42–43.

  2. Provat vetjake: Mendo për shembuj ku e ke dëshmuar gatishmërinë e Shpëtimtarit për ta falur dhe ndihmuar dikë të ndryshojë. (Mos trego emra ose hollësi të mëkateve.)

  3. Pjesën “Jezu Krishti do t’ju ndihmojë” e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve ([2022], f. 6–9): Kërko të vërtetat rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që na japin shpresë.

  4. Profetët bashkëkohorë: Kërko për thënie nga udhëheqësit bashkëkohorë të Kishës që na ndihmojnë ta kuptojmë natyrën falëse të Jezu Krishtit.

Në vijim është një shembull nga Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, që mund të zgjidhni t’ua tregoni nxënësve tuaj:

14:11
Plaku Diter F. Uhtdorf

“Miqtë e mi të dashur, të rinj në moshë, nëse Shpëtimtari do të ishte këtu pikërisht tani, çfarë do t’ju thoshte Ai? …

… Mund të sillni ndërmend gabime që i keni bërë, raste kur ju dorëzuat tundimit, gjëra që do të donit të mos i kishit bërë ose do të donit t’i kishit bërë më mirë.

Shpëtimtari do ta ndiente atë dhe unë besoj se Ai do t’ju siguronte me fjalët që ka thënë në shkrimet e shenjta:

‘Mos kini frikë’ [Lluka 5:10].

‘Mos dyshoni’ [Doktrina e Besëlidhje 6:36].

‘Merrni zemër’ [Mateu 14:27].

‘Zemra juaj mos u trondittë’ [Gjoni 14:1, 27].

Nuk mendoj se Ai do nxirrte justifikime për gabimet tuaja. Nuk do ta zvogëlonte rëndësinë e tyre. Jo, Ai do t’ju kërkonte të pendoheshit, t’i linit pas mëkatet tuaja, të ndryshonit, që Ai të mund t’ju falte. Do t’ju kujtonte që 2 000 vjet më parë Ai i mori ato mëkate mbi veten e Tij që ju të mund të pendoheni. Kjo është pjesë e planit të lumturisë që na është dhuruar nga Ati ynë i dashur Qiellor.” (Diter F. Uhtdorf, “Jezu Krishti Është Forca e Rinisë”, Liahona, nëntor 2022, f. 9)

Pas një kohe të mjaftueshme për t’i përgatitur përgjigjet e tyre, ftojini nxënësit të tregojnë në grupe të vogla se çfarë mësuan në mënyrë që të gjithë ata që dëshirojnë të flasin, ta kenë mundësinë.

Mund të merrni parasysh gjithashtu të shfaqni materialin filmik “The Savior Wants to Forgive” [“Shpëtimtari Dëshiron të Falë”] (5:50), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, si një shembull i dëshirës së vazhdueshme të Shpëtimtarit për të falur.

Merreni parasysh ta përmbyllni orën mësimore me dëshminë tuaj për natyrën falëse të Shpëtimtarit dhe nxitini nxënësit të pendohen me besim në premtimet e Tij.

5:50

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh gjatë këtij mësimi referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është: “Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet”. Idetë për veprimtaritë me mësim përmendsh janë në shtojcë nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.