Seminari
Doktrina e Besëlidhje 58–59: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 58–59: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 58–59”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 58–59

Doktrina e Besëlidhje 58–59

Vështrim i Përgjithshëm

Në gusht të vitit 1831, një grup shenjtorësh kishin arritur kohët e fundit në kontenë e Xheksonit në Misuri. Shumë vetë dëshironin ta ndihmonin Shpëtimtarin ta ndërtonte Sionin, por ishin të pasigurt se çfarë të bënin. Zoti u shpjegoi se Ai priste prej tyre që ta përdornin lirinë e tyre të zgjedhjes për të gjetur mënyra për të shërbyer. Ai i ftoi gjithashtu ata të pendoheshin për mëkatet e tyre dhe i udhëzoi ta mbanin të shenjtë ditën e Shabatit.

ikona e trajnimit Zgjerimi i përvojës së të mësuarit: Kur i ftoni ata, të cilëve u jepni mësim, që të veprojnë sipas doktrinës së vërtetë, ju po i ftoni ata ta zgjerojnë përvojën e të mësuarit në shtëpitë dhe jetën e tyre të përditshme. Ndihmojini nxënësit tuaj ta shohin të mësuarit shpirtëror si një përvojë të përditshme dhe jo si diçka që ndodh vetëm në orën mësimore. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të kenë më tepër shtysë për t’i mësuar dhe zbatuar mësimet e ungjillit. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ftoi të Tjerët ta Jetonin Atë që Ai Dha Mësim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund edhe të shihni një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 58:26–29”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 58:26–29

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë si ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për ta përshkuar vendin duke bërë mirë.

Doktrina e Besëlidhje 58:38–60

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë shpresën se Shpëtimtari i fal ata që pendohen për mëkatet e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 59

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta nderojnë Zotin duke zgjedhur ta mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit.