Seminari
Mësimi 70 – Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor: Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore


“Mësimi 70 – Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor: Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 70: Doktrina e Besëlidhje 51–57

Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor

Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit të ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për të ushtruar zotërimin e fragmenteve dhe të doktrinës që mësohet te këto fragmente. Nxënësit do të mësojnë dhe zbatojnë gjithashtu parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Zbato

Pyetjet vijuese mund të përdoren për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë të mësuarit se si t’i zbatojnë mësimet e fragmenteve të zotërimit doktrinor në situata nga jeta reale. Nëse është nevoja, mund të krijoni pyetje që lidhen me fragmentet e zotërimit doktrinor që nxënësit tuaj kanë mësuar deri tani.

Ftojini nxënësit të përzgjedhin një pyetje tek e cila do të donin të përqendroheshin.

  • Nëse jam njeri i mirë, a ka rëndësi se cilës kishë i bashkohem?

  • Si mund ta di a jam duke marrë zbulesë vetjake?

  • Pse duhet ta shpërndaj ungjillin te miqtë dhe familja ime?

  • Pse duhet të marr pjesë në konferencën e përgjithshme?

  • Si mund ta forcoj lidhjen time me Jezu Krishtin?

Nxënësit mund ta bëjnë veprimtarinë vijuese në grupe të vogla ose si klasë.

Një nga aftësitë që mund të mësojmë, është si t’i zbatojmë fragmentet e shkrimeve të shenjta në situatat nga jeta reale. Për secilën pyetje më sipër zgjidh një fragment të zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojë dikë për shqetësimin e vet. Për një listë të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe të frazave kyç të shkrimeve të shenjta, kërko te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se përdoret më shumë se një fragment i zotërimit doktrinor për t’iu përgjigjur secilës pyetje.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të përcaktuar fragmentet e zotërimit doktrinor që gjejnë zbatim për skenarët që zgjodhën, diskutojini gjetjet e tyre duke bërë pyetje si vijueset:

  • Cili nga fragmentet e zotërimit doktrinor ndien se zbatohet për skenarin ku u përqendrove?

  • Si mund të ndihmojnë këto fragmente të zotërimit doktrinor për atë skenar?

Merreni parasysh t’u kërkoni disa nxënësve të tregojnë fragmentin që përzgjodhën dhe si ndiejnë se ai mund ta ndihmojë dikë me atë pyetje.

Planifikoni të mos shpenzoni më shumë 10–15 minuta në këtë veprimtari për të dhënë kohë të mjaftueshme për zbatimin e ushtrimit të zotërimit doktrinor më vonë në mësim.

Ide shtesë rreth mënyrës se si t’i ndihmoni nxënësit t’i zbatojnë fragmentet e zotërimit doktrinor mund të gjenden te materialet “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor” te shtojca.

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Gjatë pjesës së mbetur të mësimit, përqendrohuni te ndihma ndaj nxënësve për të zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale. Përpara se ta krijoni skenarin më poshtë, mund të jetë e dobishme që fillimisht t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje përfshihen në shtojcë nën kreun “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Përshkrimet e parimeve gjenden në paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Krijoni një skenar

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, merreni parasysh të krijoni një skenar si klasë rreth dikujt që ka shqetësime rreth martesës ose krijimit të familjes.

Mund t’i ftoni nxënësit të renditin bindje që mund të kenë dëgjuar rreth martesës dhe familjes në tabelë. Ftojini nxënësit të zgjedhin një pikë nga kjo listë që ndiejnë se është me lidhje për të ndihmuar të krijohet skenari. Kërkojuni nxënësve të zgjedhin një emër për personin në skenar që e ka këtë shqetësim, dhe shtoni hollësi derisa të duket si një situatë nga jeta reale, që lidhet me diçka që ata ose dikush që njohin, mund të përballet.

Sa vijon është një shembull skenari:

Prindërit e Turit u shkurorëzuan kur ai ishte i vogël. Ai ka një marrëdhënie të mirë me të dy prindërit, por atij i duket sikur prindërit e tij do të donin të mos ishin martuar kurrë. Ai gjithashtu ka përjetuar shumë mosmarrëveshje dhe shumë stres. Ai vret mendjen a ia vlen martesa. Ai ndihet i pasigurt nëse dëshiron të martohet ndonjëherë.

Stacione diskutimi

Një mënyrë që nxënësit ta përdorin skenarin për të ushtruar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, është të përcaktojnë sfidat dhe të rrahin mendimet për zgjidhje. Nxitjet vijuese për diskutim mund të vendosen rreth e qark klasës. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe më të vogla për të trajtuar pyetjet në secilin stacion.

Pas një kohe të përshtatshme në një stacion, mund t’ua ndërroni vendet grupeve që çdo nxënës ta ushtrojë zbatimin e tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Nisur nga skenari që krijoi klasa, mund të jetë e dobishme t’i përshtatni pyetjet e dhëna për diskutim.

Stacioni 1

Sfidat: Çfarë këndvështrimesh mund të ndikojnë te ndjenjat e këtij njeriu rreth martesës dhe familjes? Si mendoni, pse mund të jetë e vështirë të shohësh një këndvështrim të përjetshëm në këtë situatë?

Mënyra të mundshme për të ndihmuar: Çfarë do të donit të kuptonte ky njeri rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin? Si mund t’i trajtojë një këndvështrim i përjetshëm sfidat që përcaktuat?

Përsëritini paragrafët 8–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor dhe përcaktoni pohime të tjera të vërtetash që mund të jenë të dobishme.

Stacioni 2

Sfidat: Ku mund t’i ketë hasur ky njeri këto ide? Pse këto filozofi mund të jenë bindëse?

Mënyra të mundshme për të ndihmuar: Pse do të ishte e rëndësishme të mbështetemi në burimet e caktuara në mënyrë hyjnore kur kërkojmë informacion rreth martesës dhe familjes? Gjeni një ose dy shkrime të shenjta ose thënie profetike që mund të ndihmojnë në këtë skenar.

Përsëritini paragrafët 11–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor dhe përcaktoni pohime të tjera të vërtetash që mund të jenë të dobishme.

Për stacionin 2, merreni parasysh t’u jepni nxënësve një kartë ose pusullë ngjitëse që të shkruajnë shkrimin e shenjtë ose citimin profetik që gjejnë, dhe ta vendosin atë në tabelë. Kur nxënësit të jenë rrotulluar nëpër të tre stacionet, mund t’u kërkoni disa nxënësve të tregojnë pse shkrimi i shenjtë ose thënia profetike që përzgjodhën, mund ta ndihmojë njeriun në skenar.

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për gjetjen e një reference të shkrimit të shenjtë, mund të renditni në tabelë fragmente si Zanafilla 1:28; 2:24; 1 Korintasve 11:11; Doktrina e Besëlidhje 42:22–25; 49:15–17; 131:1–4.

Stacioni 3

Sfidat: Çfarë mund t’ia vështirësojë këtij njeriu të vepruarit me besim?

Mënyra të mundshme për të ndihmuar: Çfarë do ta ftonit të bënte këtë njeri për të vepruar me besim? Si mund ta rritin këto veprime mirëbesimin e këtij njeriu te Jezu Krishti ndërsa ai ose ajo i zgjidh këto sfida?

Përsëritini paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor dhe përcaktoni pohime të tjera të vërtetash që mund të jenë të dobishme.

Ajo që ke mësuar

Pyetjet vijuese mund të përdoren në një diskutim ose një veprimtari në ditar:

  • Nga ajo që mësove sot, çfarë do t’i thoje dikujt që kishte pyetje rreth doktrinës së Atit Qiellor për martesën dhe familjen?

  • Çfarë ke mësuar rreth marrjes së njohurisë shpirtërore që mund ta ndihmojë dikë të trajtojë një pyetje të lidhur me ungjillin?

Mund t’u kujtoni nxënësve se është normale të kenë pyetje rreth ungjillit. Mund të shprehni ndjenjat tuaja rreth fuqisë së përdorimit të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore për të trajtuar çdo pyetje ose shqetësim vetjak.