“Doktrina e Besëlidhje 51–57: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 51–57”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 51–57
Doktrina e Besëlidhje 51–57
Vështrim i Përgjithshëm
Një grup shenjtorësh mbërriti në Tompson të Ohajos dhe u përpoq të jetonte ligjin e përkushtimit. Megjithatë, Liman Kopli e shkeli besëlidhjen e tij për t’ia përkushtuar tokën e vet Kishës, duke i lënë shumë shenjtorë pa një vend ku të qëndronin. Këta shenjtorë ndoqën një zbulesë nga Zoti dhe u shpërngulën në Misuri. Nën drejtimin e Zotit, Jozef Smithi dhe pleq të tjerë udhëtuan drejt Misurit për një konferencë. Atje, Zoti u zbuloi se duhej ta ndërtonin Sionin në Misuri.
Ndihmojini nxënësit të përpiqen qëllimisht për të qenë si Jezu Krishti: Shumë nxënës kanë cilësi dhe tipare të ngjashme me të Krishtit. Ndërsa e vëzhgojmë dhe e dallojmë sjelljen e ngjashme me të Krishtit, nxënësit do të ndihen të inkurajuar për ta vazhduar atë sjellje. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit të Përpiqen Qëllimisht që të Jenë më Shumë si Jezu Krishti” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 57”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 51
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund ta ndjekin këshillën e Zotit për të qenë besnikë, të drejtë dhe kujdestarë të urtë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa nga përgjegjësitë që kanë pasur gjatë anëtarësisë në Kishën e Shpëtimtarit. Kërkojuni të mendojnë rreth bekimeve që kanë marrë nëpërmjet këtyre përgjegjësive.
Doktrina e Besëlidhje 57
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u bërë populli i Zotit duke ndërtuar Sionin.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Mosiu 7:18 dhe të mendojnë rreth dobive nga të jetuarit në një shoqëri si ajo që përshkruhet në atë varg.
-
Materiale për t’u paraqitur: Një figurë e Shpëtimtarit dhe një figurë e Enokut dhe popullit të tij
-
Materiale filmike: “Sy për të Parë” (9:35) nga kodi kohor 4:54 deri në 6:54; “Nevojat Përpara Vetvetes” (11:57) nga kodi kohor 6:03 deri në 8:10
Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për ta ushtruar zotërimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe doktrinën që këto fragmente japin mësim, si edhe t’i mësojnë e zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsëritin disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor që i kanë studiuar këtë vit. Një listë e fragmenteve mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Material për nxënësit: Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor