Seminari
Mësimi 67 – Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Doktrina e Besëlidhje 41–50


“Mësimi 67 – Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4: Doktrina e Besëlidhje 41–50”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 67: Doktrina e Besëlidhje 49–50

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4

Doktrina e Besëlidhje 41–50

të rinj në moshë madhore duke vështruar një hartë

Dhënia kohë nxënësve për të vlerësuar rritjen shpirtërore mund t’i ndihmojë ata të vijnë më pranë Shpëtimtarit dhe të përpiqen fort të bëhen më shumë si Ai. Ata mund edhe të shohin përparimin që kanë bërë dhe pikat ku mund të përmirësohen. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre me studimin e librit Doktrina e Besëlidhje deri tani i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vlerësoji pikat e tua shpirtërore të orientimit

Sa vijon mund t’i përgatitë nxënësit t’i krahasojnë pikat fizike të orientimit me provat që mund të gjejnë për rritjen e tyre shpirtërore. Ata mund ta plotësojnë këtë veprimtari individualisht ose si klasë duke vizatuar një hartë në tabelë.

Përzgjidh një vendmbërritje vendore dhe vizato një hartë nga vendndodhja jote e tanishme tek ajo vendmbërritje. Përfshi pika orientimi që do ta ndihmonin dikë të dinte se është në drejtimin e duhur.

  • Çfarë pikash orientimi përfshive? Përse?

  • Çfarë roli luajnë pikat e orientimit për të të ndihmuar të gjesh një vendmbërritje?

    Nëse vizatuat një hartë në tabelë, mund ta zëvendësoni vendmbërritjen fillestare me frazën “Bërja si Jezu Krishti”. Ndërsa nxënësit i përgjigjen pyetjes së radhës, mund t’i zëvendësoni disa nga pikat e orientimit me përgjigjet e nxënësve.

    Mendoni për një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të kalojnë tek të menduarit për jetën e tyre vetjake. Mund të thoni diçka si ajo në vijim me vetë fjalët tuaja.

  • Nëse vendmbërritja jonë është të bëhemi më shumë si Jezu Krishti, cilat mund të jenë disa pika shpirtërore të orientimit që mund të të ndihmojnë të dish se je në rrugën e duhur?

Të qenit në gjendje ta shohim qartë përparimin tonë kërkon përsiatje dhe udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë. Shpenzo ca kohë për të përcaktuar ca nga përparimi që ke bërë, duke kërkuar pika shpirtërore orientimi në jetën tënde. Me fjalë të tjera, kërko prova që po bëhesh më shumë si Jezu Krishti ndërsa ke qenë duke studiuar librin Doktrina e Besëlidhje javët e fundit.

Nëse dëshironi, mund t’u jepni nxënësve kohë për të përsiatur dhe reflektuar në mënyrë të pavarur. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit të tregojnë atë që zbuluan.

Përndryshe, mund të përdorni veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për përparimin e tyre shpirtëror në javët e fundit. Veprimtaritë e vlerësimit në këtë mësim ndjekin ecurinë e mësimeve të mëparshme të seminarit. Nëse këto mësime u përshtatën ose nuk u dhanë, do të nevojitet të përshtaten edhe veprimtaritë e vlerësimit që të pasqyrojnë përvojat që patën nxënësit tuaj.

Me çdo veprimtari, mund t’ua theksoni nxënësve nëse dëshironi, që vlerësimi i të mësuarit të tyre në këto mënyra mund të jetë si vënia re e pikave të orientimit në një udhëtim që vërteton se ata po shkojnë në drejtimin e duhur. Kini ndjeshmëri ndaj nxënësve që mund të mos ndiejnë se po përparojnë ose nuk kanë parë ende një ndryshim pozitiv në jetën e tyre, dhe mendoni mënyra për t’i inkurajuar në përpjekjet e tyre.

Ndiej një dëshirë më të madhe për të jetuar një jetë të përkushtuar

Kjo veprimtari mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë për dëshirën e tyre për të jetuar një jetë të përkushtuar siç bëri Shpëtimtari. Kjo veprimtari bazohet tek ato që nxënësit mund të kenë mësuar rreth të jetuarit të një jete të përkushtuar te Doktrina e Besëlidhje 42:29–42. Disa nga pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta përsëritin kuptueshmërinë e tyre për ligjin e përkushtimit.

  • Çfarë mban mend rreth ligjit të përkushtimit?

  • Cilat vargje nga Doktrina e Besëlidhje 42 mund të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë këtë ligj?

  • Cilët janë disa shembuj të asaj që mund të bëjnë të rinjtë e të rejat për ta jetuar ligjin e përkushtimit sot?

    Disa nga vargjet që nxënësit mund të përmendin, përfshijnë vargjet 29–38. Nëse nxënësit nuk përmendin asnjërin prej këtyre, mund të jetë mirë që t’i vini ata t’i lexojnë vargjet dhe të tregojnë atë që zbulojnë. Gjatë mësimit rreth ligjit të përkushtimit, nxënësit mund të kenë shkruar fjalët “Duart e Tij” ose të kenë vijëzuar një nga duart e veta në ditarin e tyre. Ata mund ta kenë vlerësuar dëshirën e tyre për të qenë si duart e Zotit në ndërveprimet e tyre me të tjerët. Nëse nxënësit e bënë këtë, mund t’i ftoni ata ta gjejnë këtë shkrim në ditarin e tyre të studimit dhe të shohin se si u përgjigjën. Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të vlerësojnë se si mund të kenë ndryshuar ndjenjat e tyre rreth ligjit të përkushtimit. Nxënësit mund të përgjigjen në ditarin e tyre.

  • Si ndihesh rreth përkushtimit të kohës, talenteve dhe gjërave të tjera të tua me të cilat Zoti të ka bekuar, për të ngritur mbretërinë e Tij, përfshirë ndihmën ndaj atyre që janë nevojtarë?

  • Si krahasohen ndjenjat e tua me kohën kur e studiove ligjin e përkushtimit disa javë më parë? Çfarë mendon se ka ndikuar te ndjenjat e tua?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të reflektuar, mund t’i përgëzoni ata për vlerësimin e ndjenjave të tyre me ndershmëri. Mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që mësuan ose zbuluan nga kjo veprimtari. Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të reflektojnë për mënyrën se si të jetuarit e një jete të përkushtuar mund të ndikojë tek ata pas 1, 5 ose 10 vjetësh. Ju mund edhe të tregoni mënyra se si jeni bekuar në përpjekjen tuaj për të jetuar një jetë të përkushtuar dhe si ju ka ndihmuar ajo të bëheni më shumë si Krishti.

Inkurajojini nxënësit të kërkojnë zbulesë për mënyrën se si mund të jenë më të gatshëm për të bërë gjithçka munden për t’i ndihmuar ata që janë nevojtarë dhe për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në tokë sot.

Bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre të kohëve të fundit për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë, ftojini ata të rishikojnë librin Doktrina e Besëlidhje, duke kërkuar urdhërime për të cilat kanë mësuar kohëve të fundit. Mund t’i inkurajoni ata t’i renditin disa nga urdhërimet e zbuluara te Doktrina e Besëlidhje 42:18–52 në tabelë.

  • Si mund të krahasohet bindja jonë ndaj urdhërimeve me pikat shpirtërore të orientimit në udhëtimin tonë të bërjes më shumë si Jezu Krishti?

Nëse nxënësit vendosën një synim në mësimin e mëparshëm që t’i zbatonin më mirë urdhërimet, nxitja vijuese për ditarin mund t’i ndihmojë ata të reflektojnë për synimin e tyre.

Reflekto për një urdhërim tek i cili kohët e fundit u ndjeve i/e frymëzuar të përqendroheshe nga Fryma e Shenjtë.

  • Si do t’i përshkruaje përpjekjet e tua për ta zbatuar këtë urdhërim?

  • Si të ka bekuar Zoti në përpjekjet e tua?

  • A ka një mënyrë në të cilën ndien se mund të përmirësohesh? Çfarë do të bësh?

  • A ka një urdhërim tjetër tek i cili ndihesh i/e frymëzuar të përqendrohesh nga Fryma e Shenjtë? Çfarë do të bësh?

Shpjegoji rolet e Frymës së Shenjtë

Ky ushtrim mund t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë atë që kanë mësuar rreth Frymës së Shenjtë në studimin e tyre të librit Doktrina e Besëlidhje. Mund të shkruani “Rolet e Frymës së Shenjtë” në tabelë. Kërkojuni nxënësve të renditin role të ndryshme të Frymës së Shenjtë, me një shkrim të shenjtë mbështetës nëse është e mundur. Diskutoni pse këto janë role të rëndësishme për t’u kryer nga Fryma e Shenjtë.

Më poshtë janë disa nga rolet e Frymës së Shenjtë. Nxënësit mund të lexojnë vargjet që i shoqërojnë ato, dhe më pas të krijojnë një situatë kur kuptueshmëria për një rol specifik të Frymës së Shenjtë mund ta ndihmojë dikë. Më pas ftojini nxënësit t’i përdorin shkrimet e shenjta për të shpjeguar rolin e Frymës së Shenjtë, që ta ndihmojnë personin në situatë.