“Doktrina e Besëlidhje 49–50: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 49–50”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 49–50
Doktrina e Besëlidhje 49–50
Vështrim i Përgjithshëm
Teksa Kisha u themelua dhe u rrit në Ohajo, Shpëtimtari e zbuloi fjalën e Tij nëpërmjet Profetit Jozef Smith për të korrigjuar bindje dhe praktika të rreme. Në një zbulesë për një komunitet fetar të quajtur shejkërat, Zoti dha mësim doktrinën e Tij rreth martesës, familjes dhe praktikave të tjera. Ai vuri në dukje edhe se shumë anëtarë të Kishës ishin mashtruar nga koncepte të çuditshme dhe shpirtra të rremë. Ai u mësoi atyre si ta dallonin të vërtetën nga gabimi dhe të ndërtonin mbi shkëmbin e Tij.
Ndihmojini nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre: Një mënyrë për t’i ndihmuar ata të jenë pjesëmarrës aktivë është të inkurajoni pyetjet dhe t’i ftoni nxënësit e tjerë t’u përgjigjen atyre pyetjeve. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit ta Kërkonin, Dallonin dhe Kuptonin të Vërtetën” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 1”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 49
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e martesës dhe familjes në planin e Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh ndjenjat e tyre për martesën dhe familjen. Kërkojuni të përsiatin përse mendojnë se martesa midis një burri dhe një gruaje është thelbësore për planin e Atit Qiellor.
-
Fletushkë: “Martesa dhe Familja Shugurohen nga Perëndia”
Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Zoti mund t’i ndihmojë ata ta dallojnë të vërtetën dhe të shmangin mashtrimin.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kërkojnë Atit Qiellor t’i ndihmojë ata ta dallojnë dhe shmangin mashtrimin.
-
Figurë: Figura e një qelbësi
-
Materiale filmike: “Mos më Mashtro” (15:04) nga kodi kohor 1:56 deri në 3:15; “Gjeni Kohë për Zotin” (5:37) nga kodi kohor 1:00 deri në 2:29
Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësinë për të ushtruar mësimdhënien dhe të mësuarit me anë të Shpirtit të së vërtetës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor ose shkrim tjetër të shenjtë që është kuptimplotë për ta dhe të përgatiten për t’ua dhënë atë mësim të tjerëve.
-
Fletushkë: “Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit”
-
Material filmik: “Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit me Plakun Uhtdorf” (53:34) nga kodi kohor 19:01 deri në 20:06