“Mësimi 69 – Doktrina e Besëlidhje 57: Si e Ndërton Zoti Sionin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 57”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 69: Doktrina e Besëlidhje 51–57
Doktrina e Besëlidhje 57
Si e Ndërton Zoti Sionin
Ndërsa Zoti i zbuloi më shumë rreth Sionit Profetit Jozef Smith, shenjtorët ndiheshin plot dëshirë dhe të emocionuar që do të ishin pjesë e një komuniteti të tillë. Pasi u zbulua se ku duhej të ndërtohej Sioni, Zoti udhëzoi individë të caktuar që të fillonin ta themelonin komunitetin. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’u bërë populli i Zotit duke ndërtuar Sionin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Sioni
Merreni parasysh të shfaqni një figurë të Shpëtimtarit.
Imagjino sikur të kishe mundësinë të jetosh pranë Jezu Krishtit.
-
Çfarë tiparesh ka Ai që do ta bënin të kënaqshëm të jetuarit pranë Tij?
Tani imagjino se si do të ndiheshe po të jetoje në një komunitet plot me njerëz që përpiqen t’i ndjekin mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit. Një shembull i një komuniteti të tillë ndodhi gjatë kohëve të Dhiatës së Vjetër me popullin e Enokut.
Merreni parasysh të shfaqni një figurë të Enokut dhe popullit të tij dhe t’i pyesni nxënësit se çfarë dinë rreth këtij tregimi në shkrimet e shenjta.
Lexo te Moisiu 7:18, duke kërkuar tiparet e këtyre njerëzve.
-
Me çfarë problemesh përballemi sot që do të zgjidheshin ose pakësoheshin në një komunitet të tillë?
-
Si mendon, çfarë iu desh këtyre njerëzve të bënin për të arritur në këtë pikë?
Ndalu një çast për të menduar se si mund ta bekojë jetën tënde të jetuarit në një mënyrë më të ngjashme me Krishtin si populli i Sionit. Ndërsa studion sot, kërko mësimet që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë atë që mund të bësh për të ndihmuar të themelohet Sioni përreth teje.
Qyteti i Sionit
Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin e vargjeve që do të studiojnë sot, lexojeni ose përmblidheni informacionin vijues. Mund të lexoni edhe te materiali Saints [Shenjtorët], 1:118–119.
Pak pas organizimit të Kishës, shumë nga shenjtorët u emocionuan për themelimin e një komuniteti të Sionit si populli i Enokut. Zoti kishte premtuar që do të kishte një qytet Sioni të ndërtuar në ditët e fundit (shih te Doktrina e Besëlidhje 45:65–71; Moisiu 7:62).
Në qershor të vitit 1831, Zoti i urdhëroi Jozef Smithin dhe një grup pleqsh [elders] të përshkonin 800 milje (1287 km) nga Ohajo për në Misuri, ku do të mbanin një konferencë dhe të mësonin rreth tokës së trashëgimisë së tyre (shih te Doktrina e Besëlidhje 52:1–2, 5). Zbulesa që shënohet te Doktrina e Besëlidhje 57, u mor kur Jozef Smithi dhe pleqtë mbërritën në Misuri në korrik të vitit 1831.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 57:1–3 për të parë se çfarë mësuan shenjtorët.
-
Ku tregoi Zoti se do të ndërtohej qyteti i Sionit?
-
Çfarë të ndihmon vargu 3 të kuptosh rreth domethënies së tempullit për Zotin?
Nxënësit mund të kenë pyetje rreth mësimeve të Shpëtimtarit në vargjet 1–3. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se përpjekjet e shenjtorëve në vitet 1830 për të themeluar një qytet të Sionit në Indipendensë të Misurit, qenë të pasuksesshme për shkak të përndjekjes. Deri në vitin 1838, shenjtorët ishin përzënë nga Misuri nga armiqtë e tyre.
Megjithëse Zoti ka premtuar që do të ketë një qytet të ardhshëm të Sionit të ndërtuar në kontinentin amerikan (shih te Nenet e Besimit 1:10), sot na këshillojnë ta ndërtojmë Sionin kudo që jetojmë duke u përpjekur të jetojmë me drejtësi dhe duke e ngritur Kishën në të gjithë botën (shihni te “Zion”, Topics and Questions, topics.ChurchofJesusChrist.org).
Themelimi i qytetit të Sionit
Në zbulesën që shënohet te Doktrina e Besëlidhje 57, Zoti u dha drejtime disa individëve që të fillonin të ndërtonin Sionin.
Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit të mësojnë nga vargjet vijuese, është t’i vini ata në grupe me nga katër veta dhe t’i ndani vargjet mes anëtarëve të grupit (vargjet 6–7, 8–10, 11–12, 13–14). Secili anëtar i grupit mund të përcaktojë individin ose individët të cilëve po u drejtohet dhe ajo që po u kërkohet të bëjnë. Nxënësit më pas mund t’ua tregojnë gjetjet e tyre anëtarëve të grupit të tyre.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 57:6–14, duke kërkuar atë që Zoti i kërkoi secilit prej tyre të bënte.
-
Si mendon, pse Zoti u kërkoi njerëzve të ndryshëm të bënin detyra të ndryshme?
-
Çfarë na mëson kjo rreth mënyrës se si Zoti e ndërton Sionin, mbretërinë e Tij, në tokë?
Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë këtë parim: Shpëtimtari e ndërton Sionin duke përdorur aftësitë tona individuale.
Shpjegoni se këta burra i hynë punës dhe e kryen atë që Zoti u kërkoi të bënin. Duke sakrifikuar shumë, ata u “vendos[ën]” (shihni te Doktrina e Besëlidhje 57:8, 11, 14, 15) në Misuri, një vend pa shumë rehati në atë që asokohe ishte kufiri perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Si mund të na ndihmojë ta kuptojmë që Shpëtimtari e ndërton mbretërinë e Tij në këtë mënyrë?
Zoti ka gjasë që të mos të të japë të njëjtat detyra për të ndërtuar Sionin si individëve të përmendur në këto vargje. Sidoqoftë, Ai vërtet na kërkon ta ndërtojmë Sionin sot. Nëpërmjet profetëve të Tij, Ai na ka inkurajuar ta ndërtojmë Sionin kudo që jetojmë (shih te D. Tod Kristoferson, “Ejani në Sion”, Liahona, nëntor 2008, f. 37).
-
Në çfarë mënyrash mund ta themelosh Sionin përreth teje sot?
Mund t’i ftoni nxënësit të mendojnë për aspekte specifike të jetës së tyre në të cilat mund ta themelojnë Sionin, të tilla si në shtëpi, në lagjen ose degën e tyre, në shkollë ose në ndërveprime të tjera të tyre.
Si pjesë e këtij diskutimi, merreni parasysh të përdorni një ose të dy shembujt vijues. Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si këta shembuj i ndihmojnë ata që ta kuptojnë më mirë se si mund ta ndërtojnë Sionin përreth vetes.
Shikoni materialin filmik “Sy për të Parë” nga kodi kohor 4:54 deri në 6:54 dhe “Nevojat përpara Vetvetes” nga kodi kohor 6:03 deri në 8:10. Të dyja këto materiale filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Ndërtimi i Sionit përreth teje
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvojat që kanë pasur ose për të cilat janë në dijeni, në të cilat ata ose të tjerë kanë ndihmuar të themelohet Sioni. Ftojini ata të tregojnë bekimet që përjetuan për shkak të këtyre përpjekjeve.
Ndihmojini nxënësit të përpiqen qëllimisht që të jenë më shumë si Jezu Krishti: Teksa nxënësit i tregojnë këto përvoja, ata mund të përcaktojnë mënyrat se si ata ose të tjerë po bëhen më shumë si Krishti. Për më shumë praktikë mbi faktin se si mund të vini në dukje mënyrën se si ata po bëhen më shumë si Krishti, shihni trajnimin “Vëzhgoni cilësi të ngjashme me të Krishtit te nxënësit dhe tregojuani atë që keni vënë re në mënyra që i frymëzojnë ata të vazhdojnë të jenë si Ai”, që gjendet në trajnimin Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Përqendrohuni te Jezu Krishti.
Pastaj ftojini nxënësit tʼi përgjigjen njërës ose të dyja pyetjeve të mëposhtme në ditarët e tyre të studimit.
-
Çfarë ke mësuar apo ndier për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet studimit tënd sot?
-
Çfarë je ndier i/e nxitur të bësh për shkak të asaj çfarë ke studiuar?
Nëse nuk janë tepër vetjake, ftojini disa nxënës të tregojnë mendimet e tyre. Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar, dhe ftojini nxënësit të veprojnë sipas ndonjë nxitjeje që mund të kenë pasur nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ndërtuar Sionin.