Seminari
Doktrina e Besëlidhje 46–48: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 46–48: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 46–48”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 46–48

Doktrina e Besëlidhje 46–48

Vështrim i Përgjithshëm

Jo shumë kohë pasi shenjtorët u mblodhën në Kirtland, Ohajo, në vitin 1831, filluan të ngriheshin pyetje rreth praktikave dhe sjelljeve të caktuara të disa anëtarëve të Kishës. Njerëzit që nuk ishin anëtarë, nganjëherë përjashtoheshin nga mbledhjet e sakramentit dhe disa anëtarë filluan të shprehnin forma të pazakonta adhurimi, duke pretenduar se kishin marrë dhunti shpirtërore. Zoti i zbuloi të vërteta të rëndësishme Profetit Jozef Smith që t’i korrigjonte këto sjellje dhe i udhëzoi shenjtorët për dhuntitë shpirtërore.

ikona e trajnimitTheksojeni shembullin e Jezu Krishtit: Një mënyrë për ta vendosur Jezu Krishtin në qendër të mësimdhënies dhe të të mësuarit është të theksoni se si Ai është shembulli i përkryer i të gjitha parimeve të ungjillit. Edhe kur shembulli i Shpëtimtarit nuk përmendet drejtpërsëdrejti në një fragment të shkrimit të shenjtë, ne mund t’i ndihmojmë nxënësit të bëjnë lidhje mes asaj që po mësojmë në tregimin e shkrimit të shenjtë, dhe shembullit të Shpëtimtarit. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit të Vijnë te Jezu Krishti” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 46:1–6”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 46:1–6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përmirësojnë përpjekjet e tyre për krijimin e një mjedisi mikpritës në mbledhjet e Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 46:7–33, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor për ta ndërsa ata mësojnë pse Ai na bekon me dhunti shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rastet kur Fryma e Shenjtë i ka frymëzuar ata të mendojnë, të thonë ose të bëjnë diçka që e ka bekuar jetën e tyre ose jetën e të tjerëve. Kërkojuni atyre të marrin parasysh se çfarë u mësoi kjo përvojë rreth dashurisë që Ati Qiellor ka për fëmijët e Tij.

  • Material filmik: “My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”] (3:37)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Përkufizimet e dhuntive shpirtërore

  • Fletushkë: “Këto Dhunti Vijnë nga Perëndia

Doktrina e Besëlidhje 46:7–33, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëhen më shumë si Jezu Krishti teksa kërkojnë dhuntitë e Shpirtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përqendrohen te përpjekjet e tyre për të qenë si Jezu Krishti gjatë gjithë ditës përpara këtij mësimi. Inkurajojini ata të përcaktojnë pikat e forta dhe të dobëta vetjake që vënë re në përpjekjet e tyre. Atyre do t’u jepet një mundësi për të gjetur mënyra se si t’i forcojnë dobësitë e tyre në këtë mësim.

  • Material filmik: “Shlyerja e Jezu Krishtit” (11:33; shikoje nga kodi kohor 9:44 deri në 10:26)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Listë hapash që t’i ndjekin nxënësit në fund të mësimit