“Mësimi 62 – Doktrina e Besëlidhje 46:7–33, Pjesa 1: Dhuntitë e Shpirtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 46:7–33, Pjesa 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 62: Doktrina e Besëlidhje 46–48
Doktrina e Besëlidhje 46:7–33, Pjesa 1
Dhuntitë e Shpirtit
Ati Qiellor i bekon anëtarët besnikë të Kishës me dhunti shpirtërore. Këto dhunti na lejojnë të bëhemi më shumë si Shpëtimtari dhe t’i bekojnë ata që kemi përreth. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor për ta ndërsa ata mësojnë pse Ai na bekon me dhunti shpirtërore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ky është mësimi i parë nga dy mësimet rreth dhuntive të Shpirtit. Pjesa 1 do të përqendrohet te qëllimet që ka Ati Qiellor kur na bekon me dhunti shpirtërore. Pjesa 2 do t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë se si mund t’i kërkojnë dhuntitë shpirtërore. Nëse koha e orës mësimore është e kufizuar dhe mund të jepet vetëm një mësim mbi këtë temë, merreni parasysh se si të dy mësimet mund të ndërthuren në mënyrë të efektshme.
Prova për dashurinë e Atit Qiellor
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke kënduar ose dëgjuar një himn ose një këngë rreth dashurisë së Atit Qiellor për fëmijët e Tij, të tillë si “Ati Im Qiellor më Do” (2:58). Nëse i ftuat nxënësit të bënin veprimtarinë e përgatitjes, kjo mund të jetë koha e duhur për të ndjekur ecurinë. Ose mund t’u kërkoni nxënësve të përsiatin dhe më pas të tregojnë përgjigje për pyetje të tilla si ajo në vijim:
-
Kur të ka frymëzuar Fryma e Shenjtë që të mendosh, thuash ose bësh diçka që e bekoi jetën tënde ose jetën e të tjerëve?
-
Çfarë të mësoi kjo përvojë rreth dashurisë që Ati Qiellor ka për fëmijët e Tij?
Dhuntitë e Shpirtit
Bekimet dhe aftësitë që na jep Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë quhen dhunti shpirtërore.
-
Çfarë di rreth dhuntive shpirtërore dhe qëllimit të tyre?
Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë dëshirën e anëtarëve të hershëm të Kishës për të marrë dhuntitë e Shpirtit, mund të lexoni nga libri Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days [Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme], vëll. 1, The Standard of Truth [Standardi i së Vërtetës], 1815–1846 (2018), f. 111–113, ose të vini regjistrimin zanor të kapitullit 10 nga kodi kohor 12:36 deri në 15:52 (në dispozicion në saints.ChurchofJesusChrist.org). Përndryshe, mund të shpërndani përmbledhjen vijuese.
Të kthyerit e hershëm në besim në Kishën në Kirtland qenë të emocionuar nga premtimi që mund të merrnin dhunti shpirtërore. Sidoqoftë, disa e keqkuptuan mënyrën se si dhuntitë manifestoheshin.
“Disa nga shenjtorët në Kirtland i çuan bindjet e tyre në ekstreme të papërmbajtshme, duke e tepruar me ato që kujtonin se ishin dhuntitë e Shpirtit. Disa njerëz pretendonin se kishin parë vegime që nuk mund t’i shpjegonin. Të tjerë besonin se Fryma e Shenjtë i bënte ata të rrëshqitnin ose të zhvendoseshin ndenjur nëpër tokë. Një burrë hidhej nga dhoma në dhomë ose lëkundej nga trarët e tavanit sa herë që mendonte se ndiente Shpirtin. Një tjetër sillej si një babuin.
Duke e parë këtë sjellje, disa të kthyer në besim u shkurajuan dhe hoqën dorë nga kisha e re.” (Saints [Shenjtorët], 1:112)
-
Cilat janë disa pyetje ose keqkuptime që njerëzit mund të kenë rreth dhuntive të Shpirtit në kohën tonë?
Nxënësit mund të ftohen të tregojnë vetë pyetjet e tyre rreth dhuntive shpirtërore. Inkurajojini nxënësit të kërkojnë mësime që mund t’i ndihmojnë ata t’i kuptojnë më mirë dhuntitë shpirtërore dhe mënyrën se si këto dhunti janë prova për dashurinë e Perëndisë.
Zoti zbuloi të vërteta rreth dhuntive shpirtërore
Profeti Jozef Smith kërkoi udhërrëfim qiellor rreth mënyrës se si t’i ndihmonte shenjtorët në Kirtland. Si pjesë e zbulesës që mori Profeti, Zoti dha mësim parime që do t’i ndihmonin shenjtorët të shmangnin rënien pre të mashtrimit dhe që do t’i ndihmonin ata për t’i kuptuar dhuntitë e vërteta të Shpirtit.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 46:7–8, duke kërkuar paralajmërimin që Zoti ua dha shenjtorëve.
-
Çfarë dha mësim Zoti në këto vargje rreth mënyrës se si mund ta shmangim rënien pre të mashtrimit?
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 46:9–12, 26. Kërko përgjigje për pyetjet vijuese:
-
Kujt i jepen dhunti shpirtërore?
-
Pse Ati Qiellor u jep dhunti shpirtërore fëmijëve të Tij?
Paraqitini dy pyetjet e mëparshme që nxënësit t’iu referohen ndërsa studiojnë. Ata mund të studiojnë në mënyrë të pavarur ose në grupe të vogla. Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të studiuar, ftojini ata t’i diskutojnë përgjigjet e tyre për pyetjet.
Si pjesë e diskutimit tuaj, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Ati Qiellor i bekon fëmijët e Tij me dhunti shpirtërore në mënyrë që gjithkush të mund të ketë dobi.
-
Si mund të na ndihmojë njohuria për qëllimin e dhuntive shpirtërore që t’i dallojmë ato në jetën tonë?
Të kuptuarit më shumë rreth dhuntive shpirtërore
Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë rreth dhuntive shpirtërore që përmenden te Doktrina e Besëlidhje 46, jepuni atyre fletushkën e titulluar “Këto Dhunti Vijnë nga Perëndia”. Nxënësit mund ta plotësojnë atë individualisht ose në grupe të vogla. Mund të jetë e dobishme edhe që të paraqitni përkufizimet vijuese:
-
Të dinë mënyrat e ndryshme të administrimit (vargu 15): Kjo dhunti mund t’i ndihmojë udhëheqësit t’i dallojnë dhuntitë shpirtërore të të tjerëve dhe mënyrën si mund të jenë të dobishme në pozicionet e ndryshme të shërbimit.
-
Të dinë larmitë e veprimeve (vargu 16): Kjo dhunti i ndihmon individët të përcaktojnë a vjen një mësim ose ndikim nga Perëndia ose nga ndonjë burim tjetër.
-
Dhuntia e profecisë (vargu 22): “Dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë” (Zbulesa 19:10). Zbulesa vetjake është burimi i dëshmisë dhe dëshmia i mundëson një personi të profetizojë ose dëshmojë për punën e Perëndisë.
-
Dallimi i shpirtrave (vargu 23): Kjo dhunti e lejon një njeri të dallojë ose të kuptojë qëllimet e vërteta dhe synimet e fshehura të të tjerëve. Kjo dhunti e ndihmon një njeri që të diktojë ligësi të fshehura dhe të shohë mirësinë tek të tjerët.
“Këto Dhunti Vijnë nga Perëndia”
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 46:13–26 dhe përcakto dhuntitë e ndryshme shpirtërore që Perëndia ua jep fëmijëve të Tij. Për të kuptuar më mirë se si këto dhunti mund t’iu sjellin dobi fëmijëve të Perëndisë, përkoje çdo varg me skenarin e përshtatshëm.
|
Dhuntitë Shpirtërore |
Dhuntitë Shpirtërore | ||
|---|---|---|---|
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Dhuntitë Shpirtërore | Dhuntitë Shpirtërore
| ||
Kur nxënësit ta kenë përfunduar veprimtarinë, tregojuani përgjigjet: 1e, 2b, 3a, 4h, 5i, 6g, 7f, 8d, 9c, 10j. Jepuni sqarim sipas nevojës.
-
Çfarë mësove rreth mënyrës se si Ati Qiellor i bekon fëmijët e Tij nëpërmjet dhuntive të Shpirtit?
Shpjegoni që nxënësit mund ta dallojnë që Ati Qiellor i bekon ata me dhunti shpirtërore përtej atyre që renditen në shkrimet e shenjta. Për shembull, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Ai mund t’i bekojë ata me durim në një situatë stresuese, me aftësinë për ta falur dikë që i ka fyer, me guxim në një kohë nevoje, ose me një dëshirë më të madhe për t’i shërbyer dikujt. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për dhunti të tjera shpirtërore që i kemi në dispozicion, dhe mënyrën se si ato janë një manifestim i dashurisë së Perëndisë. Mund t’i renditni disa nga këto në tabelë.
-
Cilat janë disa dhunti shpirtërore me të cilat Ati Qiellor të ka bekuar?
-
Si të ka bekuar Ai nëpërmjet dhuntive shpirtërore të të tjerëve?
-
Si ka ndikuar përvoja jote me dhuntitë shpirtërore te marrëdhënia jote me Atin Qiellor?