Seminari
Doktrina e Besëlidhje 45: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 45: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 45”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 45

Doktrina e Besëlidhje 45

Vështrim i Përgjithshëm

Shenjat kudo rreth nesh dëshmojnë se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit është afër. Disa janë të lavdishme, ndërkohë që të tjerat janë shkatërrimtare. Për të ndihmuar të qetësohej frika dhe pasiguria që shumë shenjtorë ndien në fillim të vitit 1831, Zoti i ftoi ata ta dëgjonin zërin e Tij dhe të besonin në emrin e Tij. Ai dha mësim se si mund të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë.

ikona e trajnimitReflektoni për titujt e Jezu Krishtit: Shkrimet e shenjta përmbajnë mbi 100 emra dhe tituj të ndryshëm që e përshkruajnë Jezu Krishtin. Ndërsa nxënësit përcaktojnë emra dhe tituj të Shpëtimtarit, ftojini ata të reflektojnë se si i ka përmbushur Ai ato role në jetën e tyre dhe në jetën e njerëzve që kanë përreth. Për më shumë mbi faktin se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Gjithashtu mund të shihni një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 45:1–8”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 45:1–8

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë misionin dhe karakterin e Jezu Krishtit ndërsa ata arrijnë të kuptojnë disa nga emrat dhe titujt e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mësojnë rreth origjinës ose kuptimeve të emrave të tyre dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë ndonjë hollësi që mund të kenë zbuluar.

  • Figurë për t’u paraqitur: Jezu Krishti në Gjetseman

Doktrina e Besëlidhje 45:9–75, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë si mund të gjejmë paqe ndërsa i vëzhgojmë shenjat që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth provave që shohin për faktin se ne po jetojmë në ditët e fundit.

  • Material: Veprimtaria me përkim “Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit”

  • Material filmik: “Be Not Troubled” [“Mos u Shqetësoni”] (5:14)

Doktrina e Besëlidhje 45:9–75, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Mund të ftoni nxënës që të lexojnë fjalët e një himni rreth Ardhjes së Dytë ose ta këndoni atë si himnin e hapjes. Kërkojuni të mendojnë rreth arsyes pse është e rëndësishme që ata të jenë të përgatitur përpara kthimit të Shpëtimtarit. Një mundësi tjetër është të këndoni himnin “Shpirt’ i Shenjt’ na Udhëzoft’” (Himne, nr. 81), duke kërkuar mënyra se si Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

  • Fletushkë: “Përgatitja për Ardhjen e Dytë