“Mësimi 59 – Doktrina e Besëlidhjet 45:9–75, Pjesa 1: Shenjat që i Paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 45:9–75, Pjesa 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 59: Doktrina e Besëlidhje 45
Doktrina e Besëlidhje 45:9–75, Pjesa 1
Shenjat që i Paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit
Shenjat kudo rreth nesh dëshmojnë se Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit është afër. Disa shenja janë të lavdishme, ndërkohë që të tjerat janë shkatërrimtare. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë se si mund të gjejmë paqe ndërsa i vëzhgojmë shenjat që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ndërsa përgatiteni dhe e jepni këtë mësim, mbajeni në mendje që “Doktrina e Besëlidhje 45:9–75, Pjesa 2” do të përqendrohet te përgatitja për Ardhjen e Dytë. Do të theksojë qëndrimin në vende të shenjta dhe pasjen e Shpirtit si udhërrëfyesin tonë (shihni vargjet 32, 57).
Pika Orientimi
Ftojini nxënësit të mendojnë për një vend të famshëm që familjeve në zonën tuaj u pëlqen ta vizitojnë. Kërkojini një vullnetari të vizatojë një përfaqësim të atij vendi në njërën anë të tabelës. Kërkojini një vullnetari tjetër të vizatojë një përfaqësim të vendndodhjes së seminarit tuaj në anën tjetër të tabelës. Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si do ta drejtonin dikë që nuk e njeh zonën, që të shkonte nga vendndodhja e seminarit në vendin e famshëm. Kërkojuni të vijnë në tabelë dhe të vizatojnë ose renditin pika specifike orientimi për të cilat personi mund të vëzhgojë ndërsa i afrohet vendmbërritjes.
Vini në dukje se çdo pikë orientimi që personi e dallon gjatë udhës, do t’i jepte atij siguri më të madhe te vetja që po i afrohet më shumë vendmbërritjes.
-
Ku ngjasojnë këto pika orientimi me shenjat që do të paraprijnë Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?
Mund ta zëvendësoni vendndodhjen e seminarit në tabelë me fjalët “Koha jonë” dhe ta zëvendësoni vendin e famshëm me fjalët “Ardhja e Dytë” (ose paraqitni një figurë të Ardhjes së Dytë).
Ftojini nxënësit t’i renditin në tabelë shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit për të cilat janë të vetëdijshëm. Kujtojini që të mos shqetësohen rreth rendit të shenjave duke qenë se rendi nuk është zbuluar plotësisht.
-
Çfarë ndjenjash ke kur mendon për shenjat e Ardhjes së Dytë?
-
Si mendon, përse Shpëtimtari do që ne të jemi në dijeni për këto shenja?
Ndërsa studion sot, mendo rreth mënyrës se si dijenia për shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit mund të sjellë paqe dhe shpresë në jetën tënde.
Shenjat e kohëve
Një pjesë e madhe e seksionit Doktrina e Besëlidhje 45 pasqyron predikimin profetik të Shpëtimtarit të dhënë si përgjigje e pyetjeve të dishepujve të Tij rreth shenjave të Ardhjes së Dytë (shih te Mateu 24; Joseph Smith – Mateu 1).
Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë disa nga shenjat e dhëna mësim nga Shpëtimtari te seksioni 45, merreni parasysh ta paraqitni veprimtarinë vijuese me përkim ose të shpërndani kopje të saj. Mund t’i ftoni nxënësit të punojnë individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla për t’i përkuar fragmentet me shenjat që përshkruajnë.
Përgjigjet: 1-E, 2-C, 3-B, 4-F, 5-D, 6-A
|
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit |
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | ||
|---|---|---|---|
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit | Shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
| ||
Kini kujdes që të mos shpenzoni së tepërmi kohë duke folur rreth shenjave ose duke spekuluar rreth kuptimit ose përmbushjes së tyre. Shumë gjëra ende nuk janë zbuluar dhe Fryma e Shenjtë nuk do të dëshmojë për interpretime të rreme.
-
Cilën prej këtyre ndien se po shikojmë sot?
-
Si mendon, pse Shpëtimtari do që ne t’i dimë edhe shenjat shpresëdhënëse edhe ato shqetësuese?
-
Si mund ta rritë njohuria se Jezusi i dinte këto hollësi rreth kohës sonë, besimin tënd tek Ai?
Si mund të reagojmë ndaj shenjave të Ardhjes së Dytë?
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 45:35 dhe Joseph Smith – Mateu 1:23, 39, duke kërkuar atë që Shpëtimtari do që dishepujt e Tij të kuptojnë dhe ndiejnë rreth shenjave të ardhjes së Tij.
-
Çfarë gjete?
Nëse është nevoja, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërtetën që kur ne i shohim shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit të përmbushen, mund ta dimë se premtimet e Tij për ne po përmbushen.
-
Si mund të na ndihmojë kuptueshmëria për atë të vërtetë që të mos shqetësohemi nga shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë?
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Vëllezër dhe motra, na është ngarkuar detyra që ta studiojmë fjalën e Perëndisë dhe t’ia vëmë veshin zërit të Shpirtit, që të mund të ‘di[më] shenjat e kohërave dhe shenjat e ardhjes së Birit të Njeriut’ [Doktrina e Besëlidhje 68:11].
Për rrjedhojë, ne nuk jemi në padijeni të sfidave të botës, as nuk jemi të pavetëdijshëm për vështirësitë e kohëve tona. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta ngarkojmë veten apo të tjerët me frikë të vazhdueshme. Në vend që të rrimë e vrasim mendjen për pafundësinë e sfidave tona, a nuk do të ishte më mirë që të përqendrohemi te madhështia e pafund, mirësia dhe pushteti i pakufizuar i Perëndisë tonë, duke i mirëbesuar Atij dhe duke u përgatitur me një zemër të gëzuar për kthimin e Jezusit, Krishtit?
Duke qenë populli i Tij i besëlidhjes, ne nuk duhet të paralizohemi prej frikës ngaqë gjëra të këqija mund të ndodhin. Përkundrazi, ne mund të bëjmë përpara me besim, guxim, vendosmëri dhe mirëbesim te Perëndia ndërsa u qasemi sfidave dhe mundësive përpara nesh.” (Diter F. Uhtdorf, “Dashuria e Përsosur e Nxjerr Jashtë Frikën”, Liahona, maj 2017, f. 106)
-
Çfarë të bën përshtypje nga kjo thënie?
-
Me gjithë kaosin që po ndodh dhe do të ndodhë në botë, çfarë prove ke parë që Jezu Krishti e ka kontrollin?
Lexo shëmbëlltyrën që jepet mësim nga Shpëtimtari te Doktrina e Besëlidhje 45:36–38. Mendo rreth mënyrës se si gjethet e një peme mund të na ndihmojnë të dimë sa larg është vera.
Në vend që të lexoni shëmbëlltyrën, mund të shfaqni materialin filmik “Be Not Troubled” [“Mos u Shqetësoni”] (5:14), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Ku ngjasojnë gjethet e pemës në këtë shëmbëlltyrë me shenjat e kohëve që na ka dhënë Shpëtimtari?
-
Si mund t’i ndihmojë kjo shëmbëlltyrë ata që jetojnë në ditët e fundit, që të mos shqetësohen?
Për t’i ndihmuar nxënësit ta demonstrojnë kuptueshmërinë e tyre për parimin e diskutuar në këtë mësim, merreni parasysh ta paraqitni skenarin vijues dhe t’i ftoni ata të përgjigjen. Përndryshe, mund t’i ftoni ata të japin hollësi për skenarin, të tilla si emrin e shoqes dhe ngjarje specifike që i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit rreth të cilave shumë të rinj e të reja shqetësohen.
Imagjino sikur një shoqe ka mësuar rreth shenjave shqetësuese që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Për shkak të tërmeteve të kohëve të fundit aty pranë, ajo ndien se disa nga këto shenja po ndodhin tashmë dhe është e shqetësuar për atë që nuk ka ndodhur ende. Ajo merakoset për mënyrën se si këto ngjarje do të ndikojnë në të ardhmen e saj.
Ftojini nxënësit të shkruajnë disa këshilla për këtë shoqe në ditarët e tyre të studimit duke u bazuar tek ajo që kanë mësuar sot. Pyetjet vijuese mund të jenë nxitje të dobishme për të shkruar.
Përndryshe, nxënësit mund të diskutojnë përgjigje për skenarin në dyshe ose grupe të vogla.
-
Cili shkrim i shenjtë mund ta ndihmojë shoqen tënde ta kuptojë më mirë mirësinë e Shpëtimtarit dhe ngjarjet që i paraprijnë ardhjes së Tij?
Do të ishte e dobishme ta paraqitni thënien e Plakut Uhtdorf më herët në mësim ndërkohë që nxënësit përgjigjen për pyetjen vijuese.
-
Çfarë idesh nga thënia e Plakut Uhtdorf mund ta ndihmojnë shoqen tënde? Përse?
-
Si mund ta ndihmojë atë përpjekja për të parë shenjat nga një këndvështrim i përjetshëm?
Mund ta mbyllni duke i ftuar nxënësit të tregojnë shpresën që ndiejnë rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.