“Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65
Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65
Vështrim i Përgjithshëm
Tre vjet pas Vegimit të Parë, Jozef Smithi dëshiroi të dinte qëndrimin e tij përpara Perëndisë. Ai iu lut Perëndisë për udhërrëfim. Engjëlli Moroni iu shfaq dhe i tha Jozefit se Perëndia kishte një punë për atë për ta bërë. Moroni foli për fletët e arta dhe citoi profecitë biblike që Jozef Smithi do të ndihmonte të përmbusheshin, përfshirë profecinë e Malakias që Elija do t’i kthente zemrat e fëmijëve tek etërit.
Jepni mësim me anë të Shpirtit: Fryma e Shenjtë jep dëshmi për të vërtetën, Ai dëshmon për Krishtin dhe Ai i ndryshon zemrat. Vetëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë mund ta plotësojmë synimin përfundimtar të mësimdhënies së ungjillit – të ndërtojmë besim te Jezu Krishti dhe t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen më shumë si Ai. Kërkoni mënyra për ta ftuar Frymën e Shenjtë që të kryejë rolet e Tij. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” në librin Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Sigurimi për nxënësit i vlerësimeve të vetes mund të jetë një mënyrë për ta bërë këtë. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 2”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Joseph Smith – Historia 1:27–50
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë domethënien e thirrjes së Jozef Smithit si profet i Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar të vërteta kuptimplota që u zbuluan për shkak se Perëndia e thirri Jozef Smithin për të qenë profet.
Joseph Smith – Historia 1:50–65
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti do t’i ndihmojë ata të përmbushin punën që Ai i ka urdhëruar të bëjnë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë duke menduar për mënyrën se si do të kenë dobi nga ndihma e Shpëtimtarit në jetën e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Nëse dëshironi, mund ta kopjoni tabelën në dërrasë përpara orës mësimore.
Doktrina e Besëlidhje 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta vënë në zbatim ftesën e Zotit për t’i kthyer zemrat e tyre tek etërit e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të përgatiten për të treguar rreth një personi nga historia e tyre vetjake familjare. Ata mund të përdorin nënndarjen “Kujtimet” në programin FamilySearch për të gjetur një histori rreth një të afërmi në pemën e tyre familjare.
-
Materiale: Kujtojini nxënësit të vijnë të përgatitur me një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim për t’u kyçur në FamilySearch.org. Ata mund të përdorin informacionin e kyçjes për llogarinë e tyre të Kishës që të hyjnë në FamilySearch.org. Sigurojuni letra dhe gërshërë për të bërë një zinxhir prej letre.