“Mësimi 9 – Joseph Smith – Historia 1:21–26: ‘Kisha Parë një Vegim … dhe Nuk Mund ta Mohoja’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Joseph Smith – Historia 1:21–26”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 9: Joseph Smith – Historia 1:1–26
Joseph Smith – Historia 1:1–26
“Kisha Parë një Vegim… dhe Nuk Mund ta Mohoja”
Pasi ia tregoi përvojën e tij të Vegimit të Parë një shërbestari vendor të kishës, 14‑vjeçari Jozef Smithi shpejt u bë shënjestër e përndjekjeve. Megjithatë, kjo nuk ia zbehu bindjen që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i qenë shfaqur atij. Ky mësim mund t’u japë nxënësve një mundësi për ta ndier Frymën e Shenjtë t’u dëshmojë atyre që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Profetit Jozef Smith.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Si do të ndiheshe?
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ftuar nxënësit t’i përsiatin dëshmitë e tyre që Perëndia e thirri Jozef Smithin për të qenë Profeti i Tij. Historia dhe pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për ta arritur këtë.
Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) tregoi një rrëfim për dy misionarë të cilëve iu kundërvu dikush rreth dëshmisë së tyre për Jozef Smithin.
“Dy [misionarë] trokitën në shtëpinë e z. Elmer Pollard. … Ata paraqitën mesazhin e tyre dhe i kërkuan nëse do të bashkohej në lutje. Ai ra dakord, por me kusht që të mund ta bënte ai lutjen.
Lutja që bëri ai, i habiti misionarët. Ai tha: ‘Atë Qiellor, bekoji këta dy misionarë të ngratë, të dalë nga udha, që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të mos e çojnë kohën e tyre dëm duke u treguar njerëzve në Kanada për një mesazh që është kaq i pabesueshëm dhe për të cilin ata dinë aq pak’.
Kur u ngritën nga të qëndruarit në gjunjë, z. Pollard u kërkoi misionarëve të mos ktheheshin më kurrë në shtëpinë e tij. Teksa u larguan, ai u tha me tallje: ‘Gjithsesi, ju nuk mund të më thoni se besoni vërtet që Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë!’ dhe përplasi derën.” (Thomas S. Monson, “The Prophet Joseph Smith: Teacher by Example”, Liahona, nëntor 2005, f. 69)
Ftojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit. Mund t’u kërkoni vullnetarëve t’ia tregojnë klasës përgjigjen e tyre për pyetjen e dytë.
-
Me sa siguri mund të dëshmosh se Jozefi u vizitua nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dhe u thirr si profet?
-
Si mund të ndikojë fakti që e di këtë vetë te jeta jote dhe te marrëdhënia jote me Perëndinë?
Ndërsa e studion këtë mësim, mendo rreth domethënies që ka për ty Vegimi i Parë dhe si e ka ndryshuar ose si mund ta ndryshojë ai jetën tënde. Do të kesh mundësi në fund të mësimit që t’i shënosh reflektimet e tua në ditarin tënd të studimit.
Realiteti i Vegimit të Parë të Jozef Smithit
Pasi Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit, ai tregoi përvojën me një predikues të njërës nga kishat vendore.
Lexo te Joseph Smith – Historia 1:21–23, duke kërkuar se si një predikues dhe shumë të tjerë u përgjigjën kur dëgjuan për vegimin e Jozefit.
-
Çfarë të bën përshtypje nga përshkrimi i Jozefit për atë që ndodhi në këto vargje?
-
Në çfarë mënyrash ke përjetuar kundërshtim për atë që e di se është e vërtetë?
-
Pse është e rëndësishme që të kesh vetë dëshminë tënde për të vërtetën kur të tjerët dyshojnë tek ajo që thua?
Lexo te Joseph Smith – Historia 1:24–26 dhe merr parasysh t’i shenjosh fjalët dhe frazat ku Jozefi pohon të vërtetën e vegimit të tij.
-
Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga këto vargje?
Nxënësit mund të pohojnë një larmi të vërtetash. Falënderojini ata që i treguan ato që gjetën. Shkruajeni në tabelën të vërtetën vijuese: Ati Qiellor dhe Jezu Krishti njëmend iu shfaqën në realitet Jozef Smithit në përgjigje të lutjes së tij.
Mund të jetë e dobishme të renditni sipas së vërtetës në tabelë fjalët dhe frazat që shenjuan nxënësit. Përndryshe, nxënësit mund t’i shkruajnë fjalët ose frazat në fletë të vogla letre dhe t’i ngjitin ato në tabelë.
-
Sipas vargut 25, si e ndihmoi Jozefin kuptueshmëria që kishte për Perëndinë, për të qëndruar i patundur tek ajo që e dinte se ishte e vërtetë?
Jepuni nxënësve një mundësi për të përsiatur dhe për të shkruar në ditarin e tyre rreth domethënies që ka për ta Vegimi i Parë. Ata mund të shpenzojnë 10 deri në 15 minuta duke e bërë këtë. Sigurimi për nxënësit i një veprimtarie të udhërrëfyer për t’i ndihmuar ata të përsiatin dhe të shkruajnë, si ato të renditura më poshtë, mund t’i ndihmojë ata të ndiejnë Frymën e Shenjtë t’u dëshmojë për Vegimin e Parë. Mund t’i paraqitni këto veprimtari dhe t’i lejoni nxënësit të zgjedhin atë që dëshirojnë të bëjnë, ose mund ta zgjidhni ju atë që do të bëjnë të gjithë si klasë. Dy veprimtaritë e para mund të jenë të mira për t’u bërë si klasë.
-
Këndojeni si klasë ose lexojini fjalët e himnit “Lutja e Parë e Jozef Smithit” (Himne, nr. 18). Këtu është një variant nga Tabernacle Choir at Temple Square duke kënduar himnin:
4:8 -
Shikoje materialin filmik “A Choice Seer Will I Raise Up: Prophet of the Restoration” [“Një Shikues të Zgjedhur do të Ngre Unë: Profeti i Rivendosjes”] (4:42), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
4:43 -
Shkruaji fjalët e vargjeve te Joseph Smith – Historia 1:16–17 në ditarin tënd, duke reflektuar me kujdes për fjalët. Ose nëse është e pamundur, regjistroje dhe dëgjoje veten duke i lexuar këto fjalë në një pajisje digjitale.
-
Lexo një bisedë të dhënë në konferencën e përgjithshme rreth Vegimit të Parë. Ja tek janë disa mundësi:
-
“Frytet e Vegimit të Parë” (Diter F. Uhtdorf, Liahona, maj 2005, f. 36–38; Konferenca e Përgjithshme, maj 2005, f. 43–46)
-
“Joseph Smith Did See God” (Joseph F. Merrill, Ensign, dhjetor 2015, f. 70–71)
-
Merreni parasysh të tregoni pjesën tjetër të historisë rreth z. Pollard duke shfaqur materialin filmik “The Prophet Joseph Smith: Teacher by Example” [“Profeti Jozef Smithi: Mësues me Anë të Shembullit”] nga kodi kohor 11:59 deri në 14:09.
Shënoje në ditarin tënd se çfarë domethënie ka Vegimi i Parë për ty. Përfshi në reflektimet e tua dëshminë tënde ose mënyrën se si ndien se mund ta bekojë pasja e një dëshmie për Vegimin e Parë jetën tënde.
Kur nxënësit të kenë përfunduar, ftojini ata që dëshirojnë, që të shprehin dëshmitë ose ndjenjat e tyre rreth Jozef Smithit dhe Vegimit të Parë. Merreni parasysh të tregoni se si keni arritur ta dini vërtetësinë e vizitës së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit te Jozef Smithi.