“Joseph Smith – Historia 1:1–26: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Joseph Smith – Historia 1:1–26”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Joseph Smith – Historia 1:1–26
Joseph Smith – Historia 1:1–26
Vështrim i Përgjithshëm
Në moshë të re, Jozef Smithi dëshironte ta ndiqte Jezu Krishtin dhe kërkoi të dinte se cila kishë kishte të drejtë dhe me cilën kishë duhej të bashkohej. Kërkimi e çoi në një korije pranë shtëpisë së tij për të pyetur Perëndinë. Në përgjigje, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozefit dhe filluan Rivendosjen e Kishës së vërtetë të Perëndisë në tokë. Pasi e tregoi këtë përvojë për Vegimin e Parë, Jozefi u bë shënjestër e përndjekjeve. Megjithatë, kjo nuk ia zbehu bindjen që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i qenë shfaqur atij.
Përqendrohuni tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti: Arritja për ta njohur dhe dashur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin do t’i ndihmojë nxënësit të kthehen në besim për t’i ndjekur Ata. Ndërsa i përgatitni dhe jepni mësimet, kërkoni vazhdimisht frymëzim për mënyrat se si të përqendroheni te përvoja e të mësuarit tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Për më shumë se si ta bëni këtë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit të Vijnë te Jezu Krishti” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull për mënyrën se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Joseph Smith – Historia 1:15–20”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Joseph Smith – Historia 1:1–14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Jozef Smithit në përpjekjet e tyre për të mësuar të vërtetën nga Perëndia.
-
Përgatitja e nxënësve: Shpjegojuni nxënësve që familjarët e Jozef Smithit e studionin rregullisht Biblën, luteshin dhe diskutonin për fenë së bashku. Ftojini nxënësit të reflektojnë për udhëzimet e ungjillit që përjetojnë në shtëpinë e tyre. Nxënësve më pas mund t’u jepet kohë në orën mësimore për të treguar se si janë ndikuar nga të mësuarit e ungjillit të përqendruar te shtëpia ose si ndiejnë se kjo mund ta bekojë shtëpinë e tyre tani dhe në të ardhmen.
Joseph Smith – Historia 1:15–20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë të vërteta të rëndësishme rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga Vegimi i Parë i Jozef Smithit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mësojnë përmendsh pjesë ose të gjitha vargjet te Joseph Smith – Historia 1:15–20 përpara orës mësimore. Mundësitë mund të përfshijnë të mësuarit përmendsh vetëm të referencës dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë; të mësuarit përmendsh të vargjeve 16–17 ose të mësuarit përmendsh të sa më shumë prej vargjeve 15–20 që zgjedhin. Inkurajojini ata të luten për një dëshmi mbi të vërtetën e Vegimit të Parë përpara se të mësojnë përmendsh.
-
Material filmik: “Kërko nga Perëndia: Vegimi i Parë i Jozef Smithit” (6:35)
Joseph Smith – Historia 1:21–26
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’u sigurojë nxënësve një mundësi për ta ndier Frymën e Shenjtë t’u dëshmojë atyre që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pranojnë këshillën e Plakut Nil L. Andersen për të regjistruar veten duke lexuar vargjet Joseph Smith – Historia 1:16–17. Më pas mund të dëgjojnë dëshminë e Jozef Smithit me vetë zërat e tyre (shihni te Nil L. Andersen, “Jozef Smithi”, Liahona, nëntor 2014, f. 30).
-
Materiale filmike: “The Prophet Joseph Smith: Teacher by Example” [“Profeti Jozef Smithi: Mësues me Anë të Shembullit”] (16:32; shikojeni nga kodi kohor 10:39 deri në 11:59 dhe nga kodi kohor 11:59 deri në 14:09); “A Choice Seer Will I Raise Up: The Prophet of the Restoration” [“Një Shikues të Zgjedhur do të Ngre Unë: Profeti i Rivendosjes”] (4:42)
-
Materiale për nxënësit: Disa kopje të bisedës “Frytet e Vegimit të Parë” (Diter F. Uhtdorf, Liahona, maj 2005, f. 36–38; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f. 43–46) dhe “Joseph Smith Did See God” (Joseph F. Merrill, Ensign, dhjetor 2015, f. 70–71)