Seminari
Mësimi 6 – Doktrina e Besëlidhje 1:37–38: “Qoftë Nëpërmjet Zërit Tim apo Nëpërmjet Zërit të Shërbëtorëve të Mi Është Njësoj”


“Mësimi 6 – Doktrina e Besëlidhje 1:37–38: ‘Qoftë Nëpërmjet Zërit Tim apo Nëpërmjet Zërit të Shërbëtorëve të Mi Është Njësoj’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 1:37–38”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 6: Doktrina e Besëlidhje 1

Doktrina e Besëlidhje 1:37–38

“Qoftë Nëpërmjet Zërit Tim apo Nëpërmjet Zërit të Shërbëtorëve të Mi Është Njësoj”

Jezu Krishti

Për ta përmbyllur parathënien e Tij të frymëzuar për Librin e Urdhërimeve (tani Doktrina e Besëlidhje), Zoti dëshmoi se Ai na flet nëpërmjet profetëve të Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i studiojnë fjalët e Zotit nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe nëpërmjet fjalëve të profetëve bashkëkohorë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pse do të donim ta dëgjonim Zotin?

Mund të jetë e efektshme të filloni duke parë materialin filmik “#DëgjojeAtë: Presidenti Nelson na Fton ta Dëgjojmë Zërin e Zotit”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 1:14.

2:32

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që u pëlqeu ose mësuan nga materiali filmik. Më pas kërkojuni atyre t’i mbyllin sytë dhe të imagjinojnë skenarin vijues ndërkohë që i përsiatin pyetjet më poshtë. Ftojini nxënësit të japin përgjigjet e tyre nëse nuk janë shumë vetjake.

Imagjino sikur kishe mundësinë për të qenë në të njëjtën dhomë me Shpëtimtarin, Jezu Krishtin.

  • Pse mund të dëshirosh të flasësh me Të dhe ta dëgjosh?

  • Çfarë temash do të doje që Shpëtimtari të diskutonte me ty ose për të cilat të jepte drejtim? Përse?

  • Si mendon se mund të ndikojë përvoja tek ti?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë që të të ndihmojë të dish se si mund t’i dëgjosh fjalët e Shpëtimtarit dhe si mund të të bekojnë ato ty vetë.

Si ta dëgjojmë Shpëtimtarin në jetën tonë

Shpëtimtari na do dhe dëshiron që të mundohemi vazhdimisht ta dëgjojmë zërin e Tij. Në fund të parathënies për librin Doktrina e Besëlidhje, Shpëtimtari theksoi disa nga mënyrat se si na flet Ai.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 1:37–38, duke kërkuar ato mënyra se si na flet Ai. Mund të jetë e dobishme të mbash mend se fjala “urdhërime” i referohet Librit të Urdhërimeve (ose librit Doktrina e Besëlidhje).

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 1:37–38 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  • Çfarë mësove nga këto vargje?

    Mund t’u kërkoni nxënësve të japin pikëpamjet e tyre. Ata mund të përmendin se Zoti na flet nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe profetëve të Tij. Nëse nuk e përmendin, merreni parasysh të ngrini lart një kopje të librit Doktrina e Besëlidhje, një fotografi të profetëve bashkëkohorë dhe një fotografi të Shpëtimtarit dhe të pyesni se çfarë kanë të përbashkët ata sipas vargut te Doktrina e Besëlidhje 1:38. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shenjojnë një frazë që u mëson të vërtetën vijuese: qoftë nëpërmjet zërit [të Tij] apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të [Tij] është njësoj.

    Nëse do të ishte e dobishme, shkruajini vargjet vijuese në tabelë dhe ftojini nxënësit të lexojnë një ose dy prej tyre, duke kërkuar atë që ato na mësojnë, që pohon të vërtetën e mësipërme: Ligji i Përtërirë 18:18; Doktrina e Besëlidhje 18:33–36; 21:4–6. Nëse dëshirojnë, nxënësit mund t’i shënojnë këto vargje si referenca–kryq me Doktrina e Besëlidhje 1:38.

  • Pse ndonjëherë mund të jetë e vështirë të duash t’i studiosh fjalët e Zotit?

  • Si mund të të motivojë e vërteta që përcaktuam ose fraza të tjera te Doktrina e Besëlidhje 1:37–38, që t’i studiosh fjalët e Zotit?

Pse duam t’i studiojmë fjalët e Tij

Shikoje materialin filmik vijues dhe lexoje thënien vijuese duke kërkuar arsyet pse mund të dëshirosh t’i studiosh fjalët e Zotit nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe nëpërmjet fjalëve të profetëve bashkëkohorë:

Motra Karol F. Mek‑Konki, që shërbeu si këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, dha mësim:

Motra Karol F. Mek‑Konki

“[Profetët e ditëve të mëvonshme] flasin në emrin e Krishtit. Ata profetizojnë në emrin e Krishtit. Ata i bëjnë të gjitha gjërat në emrin e Jezu Krishtit. Në fjalët e tyre ne dëgjojmë zërin e Zotit dhe ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit.” (Karol F. Mek‑Konki, “Jetoni sipas Fjalëve të Profetëve”, Liahona, nëntor 2014, f. 77)

  • Çfarë të pëlqeu ose çfarë mësove nga ky material filmik dhe kjo thënie?

    Jepuni nxënësve kohë të përsiatin për pyetjen vijuese përpara se të kërkoni vullnetarë për të folur. Ndërsa nxënësit përsiaten, merreni parasysh të jepni një shembull vetjak tek i cili ata mund të gjejnë veten. Bërja e kësaj mund t’i ndihmojnë ata të mendojnë për shembuj të tjerë.

  • Kur e ke ndier ti (ose dikush që e njeh) që ke marrë një mesazh nga Zoti nëpërmjet shkrimeve të shenjta ose nëpërmjet fjalëve të profetëve bashkëkohorë?

Ushtrohu

Veprimtaria vijuese është menduar që t’i ndihmojë nxënësit të afrohen më shumë me Shpëtimtarin ndërkohë që studiojnë fjalët e shërbëtorëve të Tij. Sigurohuni që t’u jepni nxënësve mjaft kohë për ta plotësuar atë dhe për të dhënë mendimet e tyre më pas.

  1. Gjej disa minuta për të kërkuar te disa nga vargjet dhe fjalët vijuese të profetëve bashkëkohorë. Ndërsa studion, përfytyroje Zotin duke të t’i thënë këto fjalë. (Kjo është një zotësi e dobishme studimi, të cilën mund ta përdorësh sa herë që i studion shkrimet e shenjta.) Merre parasysh ta shenjosh atë që është kuptimplotë për ty.

    Doktrina e Besëlidhje 6:34–37; 10:5; 19:23; 27:15–18; 58:26–28; 68:5–6; 78:18–19; 82:10; 98:1–3; 112:10. (Ose përzgjidh vargje të tjera te Doktrina e Besëlidhje.)

    Nëse e ndieni se do të ishte më e përshtatshme për nevojat e nxënësve tuaj, në vend të veprimtarisë vijuese, merreni parasysh të përpiloni disa citime të kohëve të fundit nga profetët, që janë veçanërisht të zbatueshme për nxënësit tuaj. Sigurohuni që të keni disa kopje të botimit më të fundit për konferencën e përgjithshme të revistës Liahona.

  2. Studio ca ose gjithçka nga një bisedë e fundit nga konferenca e përgjithshme që ndien se do të të ndihmonte ty vetë.

    Ftojini nxënësit të japin përvojat e tyre. Pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme:

  3. Çfarë mësove?

  4. Si ndikoi te studimi yt të imagjinoje sikur Shpëtimtari po t’i thoshte ty këto fjalë?

  5. Si mund të ndikojë bërja e kësaj rregullisht në studimin tënd vetjak, te marrëdhënia jote me Shpëtimtarin?

Ndërsa nxënësit tregojnë, kërkoni mënyra për të theksuar se Zoti na flet ende nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe profetëve të gjallë.

Për ta mbyllur, shkruaj në ditarin tënd të studimit atë që do të të pëlqente të bëje për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin nëpërmjet fjalëve të shërbëtorëve të Tij. Disa ide mund të jenë:

  • Studioje librin Doktrina e Besëlidhje rregullisht sikur Zoti të ishte duke të të folur ty.

  • Dëgjoji fjalët e profetëve ndërsa bëhesh gati për shkollë në mëngjes ose për të shkuar në shtrat në mbrëmje ose gjatë një kohe tjetër më të dobishme për ty.

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 1:37–38 dhe përsëritini ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është: “Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj”. Idetë për veprimtaritë e të mësuarit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.