Seminari
Doktrina e Besëlidhje 1: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 1: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 1

Doktrina e Besëlidhje 1

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti zbuloi një parathënie për Librin e Urdhërimeve, i cili më vonë u bë Doktrina e Besëlidhje. Ai ngriti një zë paralajmërimi drejtuar botës, dëshmoi për Kishën e vërtetë dhe të gjallë dhe dha mësim se qoftë nëpërmjet shërbëtorëve të Tij ose me anë të vetë zërit të Tij, është e njëjta gjë.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit që ta ndiejnë se kontributet e tyre vlerësohen. Të dëgjuarit kërkon që mësuesit të interesohen më shumë për atë që është në zemrën e një njeriu tjetër sesa për atë që vjen më pas në përvijimin e mësimit. Jini i gatshëm ta vini mënjanë atë që keni planifikuar, sipas nxitjes nga Shpirti dhe t’i dëgjoni shqetësimet e nxënësve. Lërini të dinë nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve tuaja se ju jini të gatshëm t’i dëgjoni ata. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni “The Savior Ensured That All Felt Respected and Valued”, në Teaching in the Savior’s Way.

Një shembull i mënyrës se si mund ta ushtroni këtë përfshihet në mësimin te Doktrina e Besëlidhje 1.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë arsyet pse Zoti i jep paralajmërime botës.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë se si po shkon synimi i tyre për studimin e shkrimeve të shenjta. Inkurajojini ata të tregojnë edhe sukseset, edhe sfidat që kanë përjetuar. Mund t’i inkurajoni ata t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre ose që të vendosin një synim për t’u përmirësuar.

  • Material: Letra dhe materiale vizatimi që nxënësit të krijojnë një meme, afishe ose projekt tjetër (Veprimtaria mund të bëhet edhe thjesht me ditarë studimi dhe lapsa).

Doktrina e Besëlidhje 1:30–33

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si e vetmja kishë e vërtetë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë fragmentin e zotërimit doktrinor për Doktrina e Besëlidhje 1:30 dhe të përsiatin se çfarë do të thotë fraza e Zotit “të vetmen kishë të vërtetë dhe të gjallë”.

  • Send për t’u përgatitur: Fletushka “Kisha e Vërtetë dhe e Gjallë” për nxënësit

Doktrina e Besëlidhje 1:37–38

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i studiojnë fjalët e Zotit nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve bashkëkohorë.