“Mësimi 8 – Joseph Smith – Historia 1:1–26: ‘Pashë Dy Personazhe, Shkëlqimi dhe Lavdia e të Cilëve i Kapërcejnë të Gjitha Përshkrimet’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Joseph Smith – Historia 1:1–26”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 8: Joseph Smith – Historia 1:1–26
Joseph Smith – Historia 1:15–20
“Pashë Dy Personazhe, Shkëlqimi dhe Lavdia e të Cilëve i Kapërcejnë të Gjitha Përshkrimet”
Përveç dhënies së përgjigjes për pyetjen e Jozef Smithit rreth asaj se me cilën kishë duhej të bashkohej, shfaqja e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit na mëson të vërteta të tilla si natyra e Kreut-Perëndi dhe marrëdhënia jonë me Ta. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë të vërteta të rëndësishme që u zbuluan rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga Vegimi i Parë i Jozef Smithit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Fjalët që e ndryshuan botën
Merreni parasysh të shkruani në tabelë përpara orës mësimore Shtatë fjalë nga Joseph Smith – Historia 1:15–20 që e ndryshuan të gjithë botën. Ndërsa nxënësit hyjnë në klasë dhe presin që të fillojë mësimi, ftojini ata të provojnë të përcaktojnë fjalë nga ky fragment që i shkojnë për shtat këtij përshkrimi.
Presidenti Rasëll M. Nelson i mësoi njëherë një grupi fëmijësh “shtatë fjalët që e ndryshuan të gjithë botën” (në “Seven Words That Changed the World” [“Shtatë Fjalët që e Ndryshuan Botën”] [material filmik], ChurchofJesusChrist.org).
-
Cilat fjalë mendon se ishin ato?
Presidenti Nelson po u referohej shtatë fjalëve të fundit te Joseph Smith – Historia 1:17. Lexoji ato shtatë fjalë dhe merre parasysh ta shënosh thënien e Presidentit Nelson në shkrimet e tua të shenjta nga fundi i vargut.
Joseph Smith – Historia 1:15–20 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.
Ftojeni një vullnetar që t’i tregojë klasës se kush i tha këto fjalë, kujt po i referohej dhe kujt po i fliste Ai.
Merreni parasysh t’u jepni kohë nxënësve për të menduar vërtet rreth përgjigjeve të tyre dhe për t’i treguar përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese.
-
Në çfarë mënyrash mendon se e ndryshuan botën ato shtatë fjalë? Si kanë ndikuar ato në jetën tënde?
Të vërtetat që mund të mësojmë nga Vegimi i Parë
Pjesa vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë dhe të kuptojnë të vërteta të shumta nga rrëfimi i Vegimit të Parë, veçanërisht të vërtetat rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe Kishës së Tyre.
Merreni parasysh të vizatoni katër figura njeriu në tabelë, secili me një flluskë mendimi që përmban njërën nga pyetjet vijuese. (Ndihuni i lirë të përdorni pyetje të ndryshme që nxënësit në klasën tuaj mund të kenë rreth Perëndisë ose Kishës së Tij.) Ndajini nxënësit në grupe, me secilin grup që heton vargjet 15–20 për përgjigje për njërën nga pyetjet. Vëreni një përfaqësues nga secili grup të shkruajë numrat e vargjeve që gjetën, të cilat ndihmojnë për t’i dhënë përgjigje pyetjes së tyre pranë flluskës së mendimit në tabelë.
Lexo te Joseph Smith – Historia 1:15–20, duke kërkuar mënyrën se si mund t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese që mund të ketë dikush, duke përdorur këtë rrëfim:
-
A është Perëndia i vetëdijshëm për ne?
-
A u flet Perëndia njerëzve në kohën tonë?
-
A ka rëndësi se cilës kishë i përkasim? Përse?
-
A është e mundur ta dimë se çfarë është e vërtetë? Si?
Ftojini grupet t’i tregojnë klasës arsyen pse zgjodhën pikërisht ato vargje për t’iu përgjigjur pyetjes së tyre.
Merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë ndërsa nxënësit tregojnë, të tilla si këto: “Çfarë tjetër vutë re në këtë fragment që është e rëndësishme që njerëzit sot ta kuptojnë?” “Çfarë konceptesh të tjera të gabuara e të zakonshme rreth Perëndisë ndihmon të sqarohen Vegimi i Parë?” “Pse mendoni se Perëndia, Ati do të shfaqej fizikisht për të nisur Rivendosjen e ungjillit?” “Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Ati Qiellor ia paraqiti Jezu Krishtin Jozefit te vargu 17?”
Mund të tregoni thëniet nga pjesa “Burime Shtesë” për të përkrahur të vërtetat që nxënësit tregojnë ose për t’i ndihmuar ata të shohin të vërtetat që nuk i zbuluan vetë.
Rrëfime të shumta për Vegimin e Parë
Disa njerëz shqetësohen kur mësojnë që Jozef Smithi tregoi hollësi të pashoqe për Vegimin e Parë mbi raste të ndryshme kur përshkroi përvojën e tij. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se është bekim që kemi rrëfime të shumta për këtë vegim të lavdishëm. Shpjegimi i përmbajtjes në paragrafin vijues mund të jetë i dobishëm.
Ka edhe një ide në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” që mund të jetë e dobishme.
Jozef Smithi e shënoi rrëfimin për Vegimin e parë te Joseph Smith – Historia në vitin 1838 si pjesë e një historie zyrtare të Kishës që do të botohej për botën. Ne jemi të bekuar edhe që kemi rrëfime të tjera për Vegimin e Parë, tre prej të cilave u shkruan ose u diktuan nga Jozefi. Çdo rrëfim u përgatit në kohë të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe, prandaj, theksoi aspekte të ndryshme të përvojës së tij. Për shembull, në rrëfimin e vitit 1835 të Jozefit ne mësojmë se ai pa edhe engjëj, ndërkohë që në rrëfimin e vitit 1832 të tij ai tha se kjo përshkruan rrjedhojën e të qenit në praninë e Perëndisë: “Shpirti im u mbush me dashuri dhe për shumë ditë mund të ngazëllehesha me gëzim të madh” (“Joseph Smith’s Accounts of the First Vision” [“Rrëfimet e Jozef Smithit për Vegimin e Parë”], josephsmithpapers.org; shih edhe te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
-
Çfarë të mëson efekti i vizitës së Tyre te Jozefi rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
Secili rrëfim na bekon me hollësi të pashoqe, por të gjithë bien dakord për të vërtetën thelbësore që Jozef Smithit iu hapën qiejt dhe ai pa lajmëtarë hyjnorë, përfshirë Perëndinë, Atin dhe Jezu Krishtin.
Merreni parasysh t’u jepni nxënësve pak minuta për të kërkuar në pjesën “Joseph Smith’s Accounts of the First Vision” [“Rrëfimet e Jozef Smithit për Vegimin e Parë”] në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Ata mund ta gjejnë duke përzgjedhur kategorinë “Library” [“Biblioteka”], më pas “Church History” [“Historia e Kishës”], pastaj “Vegimi i Parë”. Nxënësit mund të formojnë grupe, me secilin nxënës që kërkon rrëfime të ndryshme për të vërteta të tjera rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Nxënësit mund të kërkojnë edhe të vërteta të tjera në materialin filmik “Kërko nga Perëndia: Vegimi i Parë i Jozef Smithit” (6:35), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik përfshin hollësi nga secili prej rrëfimeve të Jozef Smithit.
Përqendrohuni tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti: Për më shumë trajnim mbi pyetjet që i ftojnë nxënësit të marrin parasysh atë që mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, shihni trajnimin e titulluar “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre”, që gjendet në trajnimin Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Përqendrohuni te Jezu Krishti.
-
Çfarë tjetër të mësojnë këto rrëfime rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe Kishës së Tyre që je mirënjohës që e di?
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta mbyllin mësimin duke shënuar në ditarët e tyre të studimit një të vërtetë që mësuan nga Vegimi i Parë i Jozef Smithit, që është e rëndësishme për ta dhe arsyen pse. Ftoni vullnetarë t’ia tregojnë klasës atë që shkruan.
Mësoni Përmendsh
Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë te Joseph Smith – Historia 1:15–20 dhe më pas përsëritini ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është “Jozef Smithi ‘pa dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet’”. Idetë për veprimtaritë e të mësuarit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.