“Mësimi 11 – Joseph Smith – Historia 1:50–65 – Jozef Smithi Mori Fletët e Arta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Joseph Smith – Historia 1:50–65”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 11: Joseph Smith – Historia 1:27–65
Joseph Smith – Historia 1:50–65
Jozef Smithi Mori Fletët e Arta
Zoti i dha Jozef Smithit një punë të rëndësishme për të bërë. Ai u urdhërua të merrte fletët e arta nga kodra Kumorah, të përkthente analin dhe të nxirrte në dritë Librin e Mormonit. Zoti siguroi mjete për ta ndihmuar Jozefin ta përmbushte këtë punë të madhërishme. Ashtu siç e ndihmoi Zoti Jozefin të përmbushte punën që iu dha, Zoti mund të na ndihmojë edhe ne. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti do të na ndihmojë ta përmbushim punën që Ai na ka urdhëruar të bëjmë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Engjëj për të na ndihmuar të bëjmë punën e Perëndisë
Merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe të vogla që të renditin sa më shumë shembuj të munden për rastet kur një engjëll iu shfaq njerëzve. Më pas, ata mund të përmbledhin arsyen pse u shfaq secili engjëll.
-
Çfarë di rreth arsyes pse Perëndia dërgon engjëj?
Lexoje thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar një arsye pse Perëndia dërgon engjëj.
“Që nga fillimi[,] përmes periudhave ungjillore …, Perëndia ka përdorur engjëj si përfaqësues të Tij[, për të] përcjell[ë] … dashuri[n]ë [dhe shqetësimin] për fëmijët e Tij. … Kam folur këtu për ndihmën qiellore, për engjëjt e dërguar për të na bekuar në kohë nevojash. Por, kur flasim për ata që janë mjet[e] në duart e Perëndisë, na sillet në kujtesë se jo të gjithë engjëjt janë nga ana tjetër e velit. Me disa prej tyre ne ecim dhe flasim – këtu, tani, çdo ditë.” (Xhefri R. Holland, “Shërbesa e Engjëjve”, Liahona, nëntor 2008, f. 29, 30)
Ndërsa nxënësit e studiojnë këtë mësim, nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni ata ta kuptojnë se edhe engjëjt nga ana tjetër e velit dhe individët e vdekshëm i erdhën në ndihmë Jozef Smithit për ta përmbushur punën e Perëndisë. Nëse dëshironi, mund edhe të dëshmoni që engjëjt mund t’i ndihmojnë nxënësit tuaj ta përmbushin punën që ka Perëndia për ta.
Zoti siguroi mjete për Jozef Smithin që ai ta përmbushte punën e Tij
Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin mënyrat se si Zoti i siguroi ndihmë Jozef Smithit, merreni parasysh të përdorni tabelën vijuese. Mund ta paraqitni atë në dërrasë dhe t’i ftoni nxënësit ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit. Jepni modelin se si duhet plotësuar ajo duke e plotësuar rreshtin e parë si klasë. Ndërsa nxënësit e plotësojnë tabelën, ndihmojini të përcaktojnë të vërtetën që Zoti siguron mjete për të na ndihmuar ta përmbushim punën e Tij.
|
Referenca |
Kë dërgoi Zoti për ta ndihmuar Jozefin? |
|---|---|
Referenca | |
Referenca | |
Referenca | |
Referenca | |
Referenca |
Përsërite vargun te Joseph Smith – Historia 1:33 dhe përcaktoje engjëllin që dërgoi Zoti së pari për të ndihmuar Jozefin.
Kur nxënësit të përmendin Moronin, pyetini ata për atë që dinë rreth mënyrës se si ai e ndihmoi Jozef Smithin ta përmbushte punën që Zoti i kishte dhënë. Nëse nxënësit nuk i përmendin katër vizitat e Moronit gjatë natës së 21 shtatorit 1823 dhe atë që ai dha mësim, merreni parasysh ta përsëritni këtë ngjarje me ta (shihni mësimin e mëparshëm). Shtimi i përmbajtjes vijuese tek ajo që nxënësit tregojnë, mund të jetë gjithashtu e dobishme.
Për tre vitet e ardhshme më 22 shtator, Jozef Smithi e takoi Moronin në të njëjtin vend dhe mori udhëzime shtesë rreth rëndësisë së analit dhe punës që Perëndia kishte për ta bërë ai (shih te Joseph Smith – Historia 1:33–34). Moroni gjithashtu i mësoi Jozefit më shumë “lidhur me atë që Zoti do të bënte dhe se si” do të ndodhte (Joseph Smith – Historia 1:54). Gjatë këtij harku kohor, Jozefi takoi Ema Hejlin dhe u martua me të (shih te Joseph Smith – Historia 1:57–58).
Më 22 shtator 1827, Jozefi i mori fletët e arta nga engjëll Moroni.
Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë do të shtonin në rreshtin e parë të tabelës. Nxënësit mund t’i plotësojnë rreshtat e tjerë në tabelë individualisht ose në grupe. Pasi ta plotësojnë tabelën, ftojini nxënësit të tregojnë pse ishte e nevojshme që Jozefi ta merrte këtë ndihmë.
Paralajmërimi i Moronit për Jozefin
Lexo te Joseph Smith – Historia 1:59–60 dhe kërko paralajmërimin dhe premtimin që Moroni i dha Jozef Smithit natën që mori fletët.
-
Pse Moroni e paralajmëroi Jozefin që të mos ishte i shkujdesur për mbrojtjen e fletëve?
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë shembujt që mund t’i kenë të njohura të mënyrës se si njerëzit u përpoqën t’ia merrnin fletët Jozefit. Mund edhe t’u kërkoni nxënësve të lexojnë dhe të diskutojnë rrëfimet nga vëllimi Shenjtorët, 1:37–43, ose të lexojnë tekstin më poshtë.
Pasi i mori fletët nga engjëll Moroni, Jozefi i fshehu ato brenda një zgavre trungu për t’i mbajtur të sigurta derisa të gjente një kuti me kyç për t’i mbyllur brenda. Të nesërmen, ndërkohë që Jozef Smithi ishte në punë, babai i tij dëgjoi një grup burrash që po komplotonin për të vjedhur fletët. Ema shkoi ta paralajmëronte Jozefin dhe ai, nëpërmjet Urimit dhe Thumimit, qe në gjendje të shihte se fletët ishin të sigurta. Ai e dinte gjithashtu që ishte koha t’i nxirrte fletët nga trungu për t’i mbajtur të sigurta.
“Duke shkuar me nxitim te kodra, Jozefi e gjeti trungun ku i kishte fshehur fletët dhe me kujdes i mbështolli brenda një këmishe. Më pas ai iku tinëz nëpër pemë dhe u nis drejt shtëpisë, me sytë të çelur ndaj rrezikut. …
I sforcuar nën peshën e analit, Jozefi u end përmes pemëve sa më shpejt që mundej. Një pemë e rënë e kishte bllokuar shtegun përpara tij dhe kur po e kapërcente, ndjeu diçka të fortë ta godiste nga pas. Kur u rrotullua, ai pa një burrë që po vinte drejt tij, duke tundur një pushkë si të ishte kopaçe.
Duke i mbërthyer fletët fort me njërin krah, Jozefi e rrëzoi burrin përtokë dhe u turr më thellë në dendësinë e pyllit. Vrapoi për gati tetëqind metra kur një burrë tjetër u shfaq befas nga pas një peme dhe e goditi me shqytin e pushkës së tij. Jozefi u shkëput nga burri dhe u turr larg, duke dashur plot dëshpërim që të dilte nga pylli. Por përpara se të mund të shkonte larg, një burrë i tretë e sulmoi, duke lëshuar një goditje të fortë që e bëri t’i merreshin këmbët. Duke mbledhur forcën e vet, Jozefi e goditi fort burrin dhe vrapoi drejt shtëpisë. …
Pasi Jozefi i solli fletët e arta në shtëpi, kërkuesit e thesareve u përpoqën për javë të tëra që t’ia vidhnin. Për ta mbajtur të sigurt analin, atij iu desh ta lëvizte nga një vend në tjetrin, duke i fshehur fletët nën vatër, nën dyshemenë e dyqanit të babait të tij dhe në dengjet e grurit. Ai nuk mund ta pakësonte kurrë vigjilencën e tij.
… Ai ishte i vendosur të kujdesej për fletët, duke i mirëbesuar premtimit të Zotit se, nëse do të bënte gjithçka mundej, ato do të ishin të mbrojtura” (Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, 1815–1846 [2018], f. 40–41, 43).
-
Në çfarë mënyrash u ndërthurën përpjekjet e Jozefit dhe “urtësia e Perëndisë” për t’i ruajtur fletët?
-
Çfarë pikëpamjesh rreth Perëndisë merr nga ky rrëfim?
Zoti na siguron ndihmë për të përmbushur punën që Ai na jep
-
Cilët janë disa shembuj në shkrimet e shenjta të rasteve kur Zoti i ndihmoi njerëzit ta përmbushnin punën që Ai i urdhëroi të bënin?
Nëse nevojitet, ftojini nxënësit të studiojnë një ose më shumë nga shembujt vijues:
-
Moisiu (Eksodi 3:15–18; 4:10–17)
-
Nefi (1 Nefi 17:8–13; 18:1–4)
-
Apostujt e Lashtë (Mateu 28:19–20; Veprat e Apostujve 2:1–6, 41)
-
-
Në çfarë mënyrash mund të të ndihmojë Zoti ta përmbushësh punën që Ai të ka kërkuar ose do të të kërkojë të bësh?
-
Cilët janë disa nga “engjëjt” (individët e vdekshëm) në jetën tënde që ndien se Perëndia i ka dërguar për të të ndihmuar për punën e Zotit?
Merreni parasysh të jepni dëshmi për punën e Jozef Smithit për të nxjerrë në dritë Librin e Mormonit. Mund të tregoni edhe një përvojë për mënyrën se si Zoti ju ka ndihmuar ta përmbushni punën që Ai ka për ju. Mund t’i ftoni gjithashtu nxënësit e gatshëm për të dhënë dëshmi ose për të treguar një përvojë.