Eja, Më Ndiq
21–27 Shtator. “Mrekulli dhe Çudi”: Isaia 13–14; 22; 24–30; 35


“21–27 Shtator. ‘Mrekulli dhe Çudi’: Isaia 13–14; 22; 24–30; 35”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“21–27 Shtator. ‘Mrekulli dhe Çudi’”, Eja, Më Ndiq: 2026

Perëndia dhe Jezu Krishti duke iu shfaqur të riut Jozef Smith

Sacred Grove [Korija e Shenjtë], nga Brent Borup

21–27 Shtator: “Mrekulli dhe Çudi”

Isaia 13–14; 22; 24–3035

Një gjë që Zoti u kërkon profetëve që të bëjnë, është të paralajmërojnë për pasojat e mëkatit. Për profetët e Dhiatës së Vjetër, kjo shpesh do të thoshte që t’u tregonin sundimtarëve të mbretërive të fuqishme se kishin nevojë të pendoheshin. Ishte një detyrë e rrezikshme, por Isaia ishte i patrembur dhe paralajmërimet e tij ndaj mbretërive të kohës së tij – përfshirë Izraelin, Judën dhe kombet përreth – ishin të guximshme (shihni tek Isaia 13–23).

Megjithatë, Isaia gjithashtu kishte një mesazh shprese. Edhe pse shkatërrimet e profetizuara erdhën vërtet mbi këto mbretëri, Isaia parashikoi mundësinë për rivendosje dhe përtëritje. Zoti do ta ftonte popullin e Tij të kthehej tek Ai. Ai do të bënte që “vendi i thatë … të bëhe[j] pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash” (Isaia 35:7). Ai do të kryente një “mrekulli dhe çudi” (Isaia 29:14), duke i rivendosur Izraelit bekimet që Ai i kishte premtuar. As Isaia dhe asnjë njeri tjetër i gjallë në atë kohë nuk jetoi për ta parë këtë mrekulli. Por ne po e shohim atë sot. Në fakt, ne jemi pjesë e saj.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Isaia 13:1–11, 19–22; 14:1–20

Krenaria dhe gjërat e botës do të dështojnë.

Në kohën e Isaias, Babilonia ishte një mbretëri e madhërishme me një sundimtar të fuqishëm. Tani Babilonia është histori e vjetër. Pra, përse mesazhi i Isaias për Babiloninë tek Isaia 13–14 është i rëndësishëm për ne sot? Ngaqë Babilonia simbolizon krenarinë, lakminë dhe mëkatin, gjërat që ende na rrethojnë sot. Mendoni për këtë simbolizëm ndërsa lexoni tek Isaia 13:1–11, 19–22; 14:1–20. Mund të merrni parasysh pyetje si këto:

  • Çfarë ngjashmërish shihni midis krenarisë së mbretit të Babilonisë dhe krenarisë së Satanit? (Shihni tek Isaia 14:4–20; Moisiu 4:1–4.) Çfarë paralajmërimesh gjeni për veten në këto vargje?

  • Në ç’mënyrë Shpëtimtari i siguron “prehje lodhjes sate, shqetësimit tënd”? (Isaia 14:3.)

Jezusi i ringjallur i shfaqet Maries pranë varrit të Tij

Ai “do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen” (Isaia 25:8).

Isaia 22:22–23; 24:21–23; 25:6–8; 26:19; 28:16

Jezu Krishti është Mesia i premtuar.

Mësimet e Isaias shpesh i referohen misionit të Shpëtimtarit, përfshirë flijimin e Tij shlyes, Ringjalljen dhe Ardhjen e Dytë. Cilat aspekte të misionit të Tij iu vijnë në mendje ndërsa lexoni këto vargje: Isaia 22:22–23; 24:21–23; 25:6–8; 26:19; 28:16? Çfarë fragmentesh të tjera gjeni që ju kujtojnë Shpëtimtarin?

Jepuni nxënësve mundësi për të dhënë dëshmi për Jezu Krishtin. “Të jesh një mësues/e i/e ungjillit të Jezu Krishtit do të thotë t’i ndihmosh të tjerët t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet, fuqia shëlbuese dhe dashuria e Tij e përsosur” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 8). Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë çdo herë që jepni mësim, është të bëni një pyetje si: “Çfarë gjetët në shkrimet e shenjta këtë javë që ju mësoi diçka rreth Shpëtimtarit?” Më pas lejojini nxënësit të tregojnë përvojat e tyre dhe të forcojnë besimin e njëri‑tjetrit.

Isaia 24:1–12; 28:1–8; 29:7–13; 30:8–14

Largimi nga Zoti sjell rrezik shpirtëror.

Në mëshirën e Tij, Zoti e dërgoi Isaian që të paralajmëronte popullin e besëlidhjes se ata po largoheshin prej Tij. Shihni nëse mund të gjeni shenjat e paralajmërimit shpirtëror për këtë gjë tek Isaia 24:5; 29:13; 30:8–12. Përse janë këto sjellje dhe veprime shpirtërisht të rrezikshme?

Për të na paralajmëruar për pasojat e largimit nga Zoti, Isaia përdori disa krahasime të paharrueshme. Teksa i studioni ato, pyesni veten se si është largimi nga Zoti:

  • Një tokë e trishtuar dhe e shkretë (Isaia 24:1–12).

  • Dehje (Isaia 28:7–8).

  • Uri dhe etje (Isaia 29:7–10).

  • Një mur i rrëzuar ose një enë e copëtuar (Isaia 30:13–14).

Përse është e rëndësishme për ju që të qëndroni pranë Zotit?

Isaia 29; 30:18–2635

ikona e seminarit
Zoti mund ta rivendosë atë që ka humbur ose është thyer.

A keni humbur ndonjëherë diçka që mendonit se nuk do ta gjenit më kurrë? Ose ndoshta diçka u thye dhe ju u shqetësuat se nuk mund të riparohej më kurrë. Kur largohemi nga Zoti, Satani dëshiron që ne të mendojmë se nuk mund të kthehemi ose shërohemi më kurrë. Megjithatë, Isaia përshkroi disa prej gjërave të mrekullueshme që Zoti do të bëjë që të na ndihmojë të kthehemi tek Ai. Çfarë mësoni nga Isaia 29:13–24; 30:18–2635 rreth Zotit, dashurisë së Tij dhe fuqisë së Tij? Ndoshta mund të gjeni një frazë në këto fragmente që ju jep shpresë kur keni nevojë për shërim. Gjithashtu mund të shihni mesazhin e Motrës Emi A. Rajt, “Krishti Shëron Atë që Është Thyer” (Liahona, maj 2022, f. 81–84).

Një mënyrë se si Zoti e shfaq fuqinë dhe mëshirën e Tij, është nëpërmjet Rivendosjes së ungjillit të Tij. Isaia 29 përmban disa fragmente që janë shumë të ngjashme me ngjarjet e Rivendosjes. Për shembull:

Sipas mendimit tuaj, përse “mrekulli” dhe “çudi” (Isaia 29:14) janë fjalë të mira për ta përshkruar Zotin duke rivendosur ungjillin e Tij? Si mund të ndihmoni për t’i përmbushur profecitë rreth Rivendosjes? Për ide, shihni mesazhin e Plakut Gerit W. Gong, “Të Gjitha Kombet, Fiset dhe Gjuhët” (Liahona, nëntor 2020, f. 38–41).

Shihni edhe te “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]; “Mëngjesi Nis”, Himne, nr 1.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Isaia 14:3; 25:8–9; 28:16

Jezu Krishti mund të më shpëtojë nga mëkati dhe vdekja.

  • Si do t’i ndihmoni fëmijët tuaj që ta shohin Shpëtimtarin në shkrimet e Isaias? Mund t’i ndihmoni ata të gjejnë fraza që i kujtojnë Atë tek Isaia 14:3; 25:8 ose 28:16. Gjithashtu mund t’i përkojnë këto vargje nga Isaia me vargje të tjera që na mësojnë rreth Shpëtimtarit, të tilla si: Mateu 11:28–30; 1 Korintasve 15:53–57; Helamani 5:12. Çfarë gjërash të mëdha ka bërë Zoti për ne?

  • Pasi t’i lexoni së bashku vargjet tek Isaia 25:8–9, mund të shihni figurat e Shpëtimtarit në Gjetseman, në kryq dhe pas Ringjalljes së Tij. Lërini fëmijët të flasin rreth asaj që po ndodh te figurat dhe përse ata e duan Jezusin dhe “gëzohe[n] në shpëtimin e tij” (vargu 9).

  • Mund të zgjidhni t’u tregoni fëmijëve tuaj rreth trishtimit që ndiet kur ndërroi jetë dikush që e doni. Dëshmoni për ngushëllimin që merrni për shkak të Jezu Krishtit. Ndoshta fëmijët tuaj mund të vizatojnë një fytyrë duke qarë dhe më pas t’i fshijnë lotët ndërkohë që lexoni së bashku tek Isaia 25:8.

Jezusi në Gjetseman

Thy Will Be Done [U Bëftë Vullneti Yt], nga Ken Spencer

Isaia 25:4–6

Jezusi më jep “strehë kundër stuhisë”.

  • A keni përjetuar ndonjëherë ju dhe fëmijët tuaj bekimin e një strehe të sigurt gjatë një stuhie ose të një strehe për hije në një ditë të nxehtë vere? Ose a jeni kënaqur me një vakt të mirë kur ishit të uritur? Flisni për këto përvoja ndërsa lexoni tek Isaia 25:4–6. Si është Jezu i ngjashëm me këto gjëra?

Isaia 29:11–18, 24

Rivendosja e ungjillit është një vepër e “mrekull[ueshme]”.

  • Ndërsa ju dhe fëmijët tuaj lexoni tek Isaia 29:14, u thoni atyre fjalë të tjera që nënkuptojnë të njëjtën gjë me fjalët “mrekulli” dhe “çudi”. Lejojini t’ju ndihmojnë që të gjeni sende ose figura që përfaqësojnë disa nga veprat e mrekullueshme të Zotit gjatë ditëve të mëvonshme. Këto mund të përfshijnë një kopje të Librit të Mormonit, një figurë të një tempulli ose një figurë të Vegimit të Parë (ka një figurë në fillim të këtij përvijimi). Më pas fëmijët tuaj mund të zgjedhin një artikull dhe të tregojnë se përse ai është i mrekullueshëm për ta.

  • Një këngë rreth Rivendosjes së ungjillit mund të përputhet mirë me kapitullin tek Isaia 29, e tillë si “Në një Pranver’ të Art’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 57). Ndoshta një përvojë vetjake mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se ç’do të thotë fjala rivendosje. Për shembull, ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni rreth diçkaje që e humbët dhe se si e gjetët atë. Ndihmojini fëmijët tuaj ta krahasojnë këtë me Rivendosjen e ungjillit. Sipas vargjeve tek Isaia 29:13–15, përse kemi nevojë për Rivendosjen? Çfarë veprash të mrekullueshme po bën Zoti për ta rivendosur ungjillin e Tij? (Shihni faqen e veprimtarisë së kësaj jave.)

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Jezusi në kryq

The Crucifixion [Kryqëzimi], nga Carl Heinrich Bloch, tek Muzeu Historik Kombëtar në Frederiksborg

faqja e veprimtarisë së Fillores: Rivendosja e ungjillit është një vepër e “mrekull[ueshme]”