Eja, Më Ndiq
31 Gusht – 6 Shtator. “Çdo Gjë që Merr Frymë Le të Lëvdojë Zotin”: Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150


“31 Gusht – 6 Shtator. ‘Çdo Gjë që Merr Frymë Le të Lëvdojë Zotin’: Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“31 Gusht – 6 Shtator. ‘Çdo Gjë që Merr Frymë Le të Lëvdojë Zotin’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Jezusi duke zgjatur dorën për të ndihmuar një grua

Reverential Return [Kthim me Nderim], nga Kelsy dhe Jesse Lightweave

31 Gusht – 6 Shtator: “Çdo Gjë që Merr Frymë Le të Lëvdojë Zotin”

Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150

Emri tradicional judeas për librin e Psalmeve është Tehillim, një fjalë në hebraisht që do të thotë “lëvdime”. Ajo lidhet me thirrjen aleluja (që do të thotë “lëvdojeni Jehovën” ose “lëvdojeni Zotin”). Nëse do të duhej të zgjidhnit një fjalë për të përmbledhur mesazhin kryesor të Psalmeve, lëvdimi do të ishte një zgjedhje e mirë. Disa psalme përmbajnë ftesën e drejtpërdrejtë për ta “[lëvduar] Zotin” (shihni veçanërisht te Psalmeve 146–150) dhe të gjitha ato mund të frymëzojnë adhurim e lëvdim. Psalmet na ftojnë ta pranojmë fuqinë e Zotit, mëshirën e Tij dhe gjërat e mëdha që Ai ka bërë. Asnjëherë nuk mund ta shpërblejmë Atë për asgjë nga këto, por mund ta lëvdojmë Atë. Ai lëvdim mund të marrë forma të ndryshme për njerëz të ndryshëm, mund të përfshijë të kënduarit, lutjen ose dhënien e dëshmisë. Shpesh kjo çon në një zotim më të thellë ndaj Zotit dhe në ndjekjen e mësimeve të Tij. Çfarëdo kuptimi që ka fraza “[lëvdojeni] Zotin” në jetën tuaj, mund të gjeni frymëzim për ta bërë atë ndërsa e lexoni dhe përsiatni librin e Psalmeve.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Psalmeve 102–103116

Zoti mund të më ngushëllojë në vuajtjen time.

Vini re se si Psalmeve 102:1–11 përshkruan ndjenjat e ankthit dhe të izolimit që vijnë shpesh gjatë sfidave. Ndoshta ju, ose njerëz të tjerë që i njihni, kanë përjetuar ndjenja të tilla. Ndërsa lexoni te Psalmeve 102:12–28; 103116, kërkoni fraza që ju japin vetëbesim që të “thërr[isni] emrin e Zotit” në sprovat tuaja (Psalmeve 116:13). Nëse dëshironi, mund të shenjoni, të mësoni përmendsh ose t’u tregoni të tjerëve fraza që ju japin shpresë tek Ai.

Shihni edhe tek Isaia 25:8; Hebrenjve 2:17–18; Alma 7:11–13; Kamill N. Xhonson, “Jezu Krishti Është Lehtësim”, Liahona, maj 2023, f. 81–84; “Ku Mund të Gjej Paqe?” (Himne, nr. 67).

Jezusi duke ndihmuar një burrë të sëmurë

Carl Heinrich Bloch (1834–1890), Christ Healing the Sick at Bethesda [Krishti duke Shëruar të Sëmurët në Betesda], 1883, bojëra vaji në kanavacë, 256 x 319 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, blerë me fondet e siguruara nga Jack R. Wheatley dhe Mary Lois Wheatly, 2001.

Psalmeve 110; 118

Jezu Krishti përmbushi profecitë nga libri i Psalmeve.

Libri i Psalmeve përmban fragmente që të drejtojnë drejt jetës dhe shërbesës së Jezu Krishtit. Këtu janë disa shembuj:

  • Psalmeve 110:1–4 (shihni te Mateu 22:41–45; Hebrenjve 5:4–10; 6:20)

  • Psalmeve 118:22 (shihni te Mateu 21:42; Veprat e Apostujve 4:10–11; 1 Pjetër 2:7)

  • Psalmeve 118:25–26 (shihni te Mateu 21:9)

Çfarë ju mësojnë këto vargje rreth Jezu Krishtit? Përse është e rëndësishme që ta dimë këtë gjë rreth Atij?

Psalmeve 119

ikona e seminarit
Fjala e Perëndisë do të më mbajë në shtegun e Tij.

Psalmeve 119 përmban shumë fraza që e krahasojnë jetën tonë me një udhëtim për t’u kthyer tek Ati Qiellor. Ndërsa lexoni, kërkoni fjalë ose forma të tyre si “eci”, “shteg”, “rrugë”, “këmbët/hapat” dhe “devijoj”. Përsiatni për vetë udhëtimin e jetës suaj – ku keni qenë, ku jeni tani dhe për ku jeni drejtuar. Çfarë mësoni nga ky psalm për udhëtimin tuaj për t’u kthyer në shtëpi? Çfarë keni mësuar duke vëzhguar shtigjet e të tjerëve? Sipas këtij psalmi, çfarë ka siguruar Perëndia për t’ju ndihmuar që të qëndroni në shtegun e Tij?

Mendoni për një rast kur ndjekja e një shtegu ose një hartë ju ndihmuan të udhëtoni diku me sukses. Çfarë ju mëson ajo përvojë rreth ndjekjes së shtegut të Perëndisë?

Në shumë shkrime të tjera të shenjta, Zoti dhe profetët e Tij flasin për një shteg. Më poshtë janë disa shembuj. Merreni parasysh t’i kërkoni këto vargje dhe të shkruani ose t’u tregoni të tjerëve atë që mësoni.

Shkrimi i shenjtë

Çfarë mësoj rreth shtegut drejt Perëndisë

Shkrimi i shenjtë

Fjalët e Urta 4:11–19

Shkrimi i shenjtë

Mateu 7:13–14

Shkrimi i shenjtë

1 Nefi 8:20–28

Shkrimi i shenjtë

2 Nefi 31:17–21

Shkrimi i shenjtë

Alma 7:9, 19–20

Shkrimi i shenjtë

Doktrina e Besëlidhje 25:2

Si mund t’ju ndihmojnë këto të vërteta të qëndroni në shtegun e Perëndisë?

Çfarë idesh shtesë mund të mësoni nga këshilla vijuese e Presidentit Rasëll M. Nelson?

“Që udhëtimi ynë përmes jetës të jetë i suksesshëm, na nevojitet të ndjekim drejtimin hyjnor. Zoti tha: ‘Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë’ [Doktrina e Besëlidhje 6:36]. Dhe psalmisti shkroi: ‘Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim’ [Psalmeve 119:105]. …

Në udhëtimin tuaj përgjatë jetës, do të ndeshni shumë pengesa dhe do të bëni disa gabime. Udhërrëfimi nga shkrimet e shenjta ju ndihmon ta dalloni gabimin dhe të bëni korrigjimin e domosdoshëm. Ju e ndalni lëvizjen në drejtimin e gabuar. Me kujdes studioni hartën e udhës së shkrimeve të shenjta. Më pas ju vazhdoni përpara me pendimin dhe dëmshpërblimin që kërkohet për të hyrë në ‘shteg[un e] ngushtë dhe të ngushtuar që të çon në jetën e përjetshme’ [2 Nefi 31:18]” (“Living by Scriptural Guidance”, Ensign, nëntor 2000, f. 17).

Shihni edhe te Diter F. Uhtdorf, “Plëngprishësi dhe Rruga që të Çon në Shtëpi”, Liahona, nëntor 2023, f. 86–88.

Psalmeve 134–136

Zoti është më i fuqishëm se çdo idhull.

Vini re përse, sipas Psalmeve 135:15–18, është marrëzi të mirëbesoni te perëndi të rreme. Te çfarë mund të tundoheni të mirëbesoni, e cila është e ngjashme me një idhull? Ju mund të bëni një listë me gjërat që mund të bëjë Zoti, siç bënë psalmistët te Psalmeve 134–136. Çfarë gjërash të fuqishme ka bërë Ai për ju?

Psalmeve 139

Zoti e njeh zemrën time.

Çfarë gjeni te Psalmeve 139 që ju ndihmon të kuptoni përse Zoti është i vetëdijshëm për ju, mendimet dhe veprimet tuaja, pikat tuaja të forta dhe dobësitë tuaja? Si ndikon kjo e vërtetë në jetën tuaj dhe zgjedhjet tuaja?

Psalmeve 146–150

“[Lëvdoni] Zotin.”

Ndërsa i lexoni këto psalme të fundit lëvdimi, mendoni për arsyet që keni për ta lëvduar Zotin. Pse është e rëndësishme ta lëvdojmë Atë? Cilat janë disa mënyra se si mund ta lëvdoni Atë?

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Psalmeve 102:1–2

Zoti më ngushëllon dhe më jep shpresë.

  • Ju ose njëri nga fëmijët tuaj mund të lexojë te Psalmeve 102:1–2, duke kërkuar mënyrën se si Zoti na ndihmon gjatë vështirësive tona. Si mund ta gjejmë ndihmën e Tij? Gjithashtu mund t’i tregoni njëri‑tjetrit për raste kur ju nevojitej ndihmë dhe e ndiet se Perëndia i dëgjoi lutjet tuaja.

Psalmeve 119:105

Fjala e Perëndisë është si një dritë.

  • Fëmijët tuaj mund të kënaqen duke folur se si ndihen kur janë në errësirë. Ose mund të diskutojnë për gjëra që janë të vështira për t’i bërë në errësirë. Mund t’i ftoni të bëjnë diçka me sytë mbyllur, si për shembull të vizatojë një figurë. Çfarë mësojmë nga Psalmeve 119:105 rreth dritës dhe fjalës së Perëndisë?

  • Kërkoni diçka që Ati Qiellor na e ka dhënë për të na ndihmuar që të qëndrojmë në shtegun e Tij te vargjet vijuese: Psalmeve 119:47–48; 119:105; 1 Nefi 11:25; 2 Nefi 31:20. Çfarë mund të bëjmë që të qëndrojmë në shtegun e Perëndisë?

  • Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë të shohin figura të gjërave të përmendura te Psalmeve 119:105. Ata mund t’i vendosin figurat sipas radhës ndërsa lexojnë vargun. Gjithashtu mund të këndoni së bashku një këngë që lidhet me këtë, të tillë si “Mësom’ të Eci në Drit’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 70) ose “Do të Eci me Krishtin” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

baba duke i lexuar fëmijës

Psalmeve 139:1–3, 23–24

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti më njohin dhe më duan.

  • Merreni parasysh të bëni lista të shkurtra me gjëra që i dini rreth secilit prej fëmijëve tuaj. Teksa i lexoni listat një e nga një, kërkojuni fëmijëve të hamendësojnë se cilin jeni duke përshkruar. Më pas, pasi të lexoni së bashku te Psalmeve 139:1–3, mund të renditni gjërat që Ati Qiellor dhe Jezusi i dinë rreth nesh.

  • Shkruajini fjalët te Psalmeve 139:23–24 në një copë letër ose në tabelë. Ftojini fëmijët tuaj që t’i nënvizojnë fjalët që përshkruajnë gjërat që Perëndia mund t’i bëjë për ne. Përse do të donim që Perëndia t’i bënte këto gjëra?

Psalmeve 146:1, 5–9

Unë mund ta lavdëroj Zotin.

  • Ndoshta fëmijët tuaj mund të tregojnë përvoja kur dikush i lavdëroi ose u tha se bënë një punë të mirë. Tregoni disa prej gjërave të mira nga Psalmeve 146:6–9 që Zoti ka bërë (ndihmojini fëmijët tuaj që t’i kuptojnë fjalët e panjohura). Ftojini fëmijët tuaj të flasin për gjërat e tjera që Ai bën për ne. Si mund ta lëvdojmë Atë për ato gjëra?

Mësoni në shtëpi; flisni me të tjerët. Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim se shtëpia duhet të jetë “qend[ra e] të mësuarit të ungjillit” (“Të Bëhemi Shenjtorë Shembullorë të Ditëve të Mëvonshme”, Liahona, nëntor 2018, f. 113). Çfarë mund të bëni këtë javë për ta thelluar studimin tuaj vetjak ose familjar të librit të Psalmeve? Pas studimit tuaj, merrni parasysh të flisni me të tjerët për atë që mësuat dhe ndiet. Mund ta bëni këtë gjatë bashkëbisedimit, nëpërmjet një mesazhi në celular ose në mediat shoqërore apo në kishë.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.